LIVE UPDATES
Editorial

“Akërnia” në Arbitrazh, kompania mund të kërkojë 110 milionë euro nga shteti shqiptar

26 Nëntor 2020, 06:15 Nga DOSJA
“Akërnia” në Arbitrazh, kompania mund të

Në 10 nëntor 2018 qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin India Power Coporation LTd. Por dy vite më pas kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë. Kjo ka bërë që çështja tani të shkojë në dyer të Arbitrazhit. Burime për “Monitor” thane se kompania ka gati dosjen dhe ka paralajmëruar për një dëmshpërblim 110 milionë euro, para të cilat do të paguhen nga shteti shqiptar nwse Arbitrazhi vendos pro kompanisw. Vetë administatori i “Akërnia Solar” kompania e regjistruar në Shqipëri për këtë projekt, Klint Babliku i pyetur nga “Monitor” u shpreh se nuk ishte i autorizuar zyrtarisht për të folur për këtë çështje duke preferuar që të mos jepte detaje.

Përfaqësuesi tjetër i Arka Energy B.V Pranay Jain, që është kompania që zotëron 100% kuotat e “Akërni Solar” dhe pjesë e grupit të India Power i kontaktuar me email nuk reagoi lidhur me këtë çështje deri në momentin e publikimit të lajmit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e pyetur nga “Monitor” lidhur me këtë çështje kërkoi kohë për t’ju përgjigjur interesit por nuk dha një afat të saktë se kur mund të kishte gati një reagim zyrtar.

Karavastja dhe Spitalla si projekte të reja

Parku fotovoltaik i Akërnisë parashikohej që të ndërtohej për një vlerë 70 milionë euro nga India Power. Në atë kohë oferta e shpallur fituese, siguronte një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MW (100 MW në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit vlerësohej 18 muaj. Në atë kohë ky ankand do të përgëzohej si nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ashtu edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më vonë qeveria do të shpallte një tjetër garë për një park fotovilatik në Karavasta. Edhe pse procedurat e garës u vonuan për shkak të situatës së pandemisë në maj të këtij viti u shpall edhe kompania fituese për këtë projekt që ishte francezja Voltalia. Çmimi i dhënë nga kjo e fundit ishte 24.89 euro shumë më poshtë sesa tavani 55 euro që kishte vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në korrik u nënshkua edhe marrëveshja me Votalia-n dhe investimi për këtë impiant llogaritet rreth 100 milionë euro. Parku fotovoltaik i Karavastasë është më i madhi i projektuar në vend me 140 MË, ku 70 megavat janë të ndarë për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga OSHEE.

Së fundmi qeveria njoftoi hapjen e garës për një tjetër park fotovolatik këtë herë në Spitallë. Ky park do të ketë një kapacitet të instaluar prej 100 MW nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë. Ashtu si në ankandin paraardhës çmimi tavan është vendosur 55 euro

Arbitrazhet fatura “e kripur” që po rritet çdo ditë, mund te arrije mbi 364 mln euro

Aktualisht në arbitrazhe janë disa çështje me vlerë qindra milionë euro që pritet të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë në vazhdim. Vetëm nga KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare. Aktualisht shteti shqiptar duhet ti paguajë 110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti Nga ana tjetër edhe Kurum ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar ku kërkon 100 milionë euro ndërsa kompania greke Actor që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me Copri ka kërkuar 44 milionë euro po në gjykatë ndërkombëtare.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial “akërnia solar” parku i akërnisë “akërnia solar” parku i akërnisë

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2020, 10:34

Ekonomia dhe Politika

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara e mbajtën botën pezull, sepse demokracia të cilën të gjithë e kemi identifikuar si demokracia model, kaloi një moment kritik i ...

Editorial 18 Nëntor 2020, 07:34

Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është befasuar vitet e fundit nga kritikat e ashpra të Donald Trumpit ndaj Gjermanisë. Megjithatë...

Editorial 17 Nëntor 2020, 15:31

Armiku i popullit

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas pë...

Editorial 17 Nëntor 2020, 10:36

Artikulli im pozitiv

Kryeministri ynë ankohet gjithmonë për mediat duke i quajtur kazan, gazetarët kadri etj, etj, vetëm e vetëm sepse shkruajnë negativisht për të dhe për qeverisje...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj