LIVE UPDATES
Politike

Aktakuza e “Speciales” ndaj Hashim Thaçit, Nano: Gjest anti-kosovar, të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histor

30 Qershor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Aktakuza e “Speciales” ndaj Hashim Thaçit, Nano: Gjest

TIRANË -Analisti Mustafa Nano ka komentuar aktakuzën për krime lufte të Prokurorisë Speciale, ndaj presidentit Hashim Thaçi. Gjatë monologut të tij të përjavshëm, Nano është shprehur, se nuk beson se Thaçi ka bërë gjatë luftës ato vepra për të cilat akuzohet. Sipas tij, ky është një gjest anti kosovar dhe momenti në të cilin u bë, bie erë. Më tej ai ka shtuar, se Kosova do të dalë e dobët nga kjo histori, ndërsa shpreson që Thaçi të dalë i larë.

Monologu nga Mustafa Nano:  

Ngjarja e javës, e ndoshta lajmi politik i vitit, ka qenë akuza që zyra e prokurorit special të Kosovës me seli në Hagë ngriti ndaj Hashim Thaçit. Këtë të fundit e akuzojnë për krime lufte e për krime kundër njerëzimit. Dhe më këtë kanë kapur në befasi gjithkënd jashtë e brenda Shqipërisë, sidomos brenda Shqipërisë, ku për këtë shkak është vënë re një lloj solidariteti e simpatie e përgjithshme rreth Hashim Thaçit. Edhe klasat politike kanë reaguar në mënyrë solidare. Miq e armiq të tij u bënë bashkë në mbështetje të Thaçit, që në një farë mënyre ka qenë dhe është mbështetje ndaj luftës së Kosovës, të cilën kjo akuzë e bën pis.  Kryeministri Rama doli menjëherë në mbrojtje të Thaçit dhe u duk se me ndërhyrjen e vet në të nxehtë, duke i bërë Thaçit një mbrojtje totale, synonte të ngjizte një bashkim kombëtar në këtë çështje. Në këtë kuadër, ai shkoi dje në Kosovë, në një vizitë rrufe. Agjenda e tij përfshinte takime me të gjithë, Thaçin, Hotin, Veselin, Kurtin, Haradinajn, Isa Mustafën, etj. Dhe duhet thënë se Rama bëri gjënë duhur. Po ashtu si edhe të tjerët, ashtu si edhe Thaçi vetë, i cili me t’u informuar mbi akuzën, ndërpreu udhëtimin e tij. Dhe nuk ishte një udhëtim për në ishujt Barbados apo për në Karaibe, për të bërë ca pushime qejfi e luksi. Ishte një udhëtim për në Washington, për të marrë pjesë në samitin serbo-shqiptar nën patronazhin Amerikan. Ai u kthye në Prishtinë. Mbrëmë, siç pritej Thaçi ka mbajtur një fjalim para Kosovës, në të cilin ai tha se ka marrë vendimin që të mos konfondojë hallin e vet me hallin e Kosovës. Ka marrë vendimin për të mos iu bërë barrë Kosovës. Do të bëjë atë që bëri Haradinaj and Co. Nuk do të mbrohet si president. Nuk do përdorë parzmore të tjera, siç mund të ishte edhe solidariteti pankombëtar i demonstruar ndaj tij. Edhe me këtë, sidomos me këtë, ai bëri gjënë e duhur. Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur. Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian. Ndihem instiktivisht Hashim Thaçian. Nuk kam ide se ç’ka bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, t’ju them të drejtën, por nuk besoj se ka bërë ato krime, për të cilat akuzohet nga zyra e prokurorit special të Kosovës. Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti. E them këtë sepse e kam një gjë në dorë kundër akuzës. Dhe kjo gjë është momenti, në të cilin u bë kjo akuzë. Ky moment bie erë. Dhe e bën akuzën të ngjajë me një gjest anti kosovar. Ky gjest duket qartazi i tillë, antikosovar, dhe ata që kanë bërë akuzën nuk kanë bërë asnjë përpjekje që të mos duket i tillë. Mund ta shmangnin këtë “timing” që e komprometon aksionin e tyre, por nuk e shmangën. Të krijohet përshtypja se nuk donin ta shmangnin. Sikur kjo akuzë të jetë ashtu si duket, e stisur, atëherë ajo është një veprim shumë i poshtër. Sepse e dëmton kauzën kosovare si asgjë tjetër në këtë botë. Nga ana tjetër, sikur kjo akuzë të mos jetë e stisur, sikur ajo në fund të provohet, tok me fajësinë e Thaçit, atëherë kauza kosovare dëmtohet edhe më shumë, kauza kosovare merr një goditje të fortë, të paimagjinueshme. Lufta e shqiptarëve në Kosovë do të marrë damkën e një lufte terroriste. Nuk është se me këtë rrota do fillojë të lëvizë mbrapsht, nuk është se historia do çbëhet, nuk është se pas kësaj serbët do të rimarrin Kosovën nën kontroll. Jo, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Por do të ndodhë diçka tjetër. Kosova do të dalë e dobët nga kjo histori. Shumë e dobët. Duhet të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori. Kush lutet për të kundërtën, qoftë ai që është.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aktakuza ndaj thaçit hashim thaci mustafa nano aktakuza ndaj thaçit hashim thaci mustafa nano

Sondazh

Poll
Politike 30 Qershor 2020, 19:45

TIRANË -Analistët e huaj, kanë shprehur habinë e tyre në lidhje me deklaratat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speci...

Politike 30 Qershor 2020, 19:39

TIRANË– Koleksionisti i ikonave Gjergji Thimo, i cili u dënua me 5 vite burg ka qënë i ftuar në emisionin “A show”. Në fjalën e tij, Thim...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit