Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Aktori hollivudian akuzohet për sjellje të papërshtatshme, pezullohen xhirimet e filmit
22 Prill 2022, 17:55Nga DOSJA
SHBA- Një ankesë për “sjellje të papërshtatshme” është bërë kundër aktorit Bill Murray, duke çuar në mbylljen e prodhimit të filmit ‘Searchlight Being Mortal’ për të cilin ai po punonte.
Sipas Guardian, prodhimi i filmit u ndërpre të hënën dhe më pas një letër iu dërgua aktorëve dhe ekipit ku thuhej se kishin marrë një ankesë dhe po shqyrtonin të dhënat.
“Ne u informuam për një ankesë dhe e shikuam menjëherë. Pas shqyrtimit të rrethanave, është vendosur që prodhimi nuk mund të vazhdojë në këtë moment.”-shkruhej në njoftim.
Në letër nuk përmendej Murray si objektivi i ankesës, megjithatë, New York Times e konfirmoi duke iu referuar një burimi anonimi cili tha se filmi u mbyll për shkak të asaj që u përshkrua vetëm si “sjellje e papërshtatshme”.
Nuk dihet se për sa kohë do të pezullohen xhirimet pasi në letrën e tyre prodhuesit e filmit u shprehën se shpresojnë të rikthehen sa më shpejt në xhirime.
“Shpresa jonë është të rifillojmë prodhimin dhe po punojmë me Aziz Ansari dhe producentin Youree Henley”.-thuhej në raport.
William James “Bill” Murray lindi më 21 shtator 1950 në Wilmette, Illinois. Është një actor, regjisor, komedian dhe producent amerikan me origjinë irlandeze.
Murray e ka filluar karrierën e tij më 1975 krah komedianit me origjinë shqiptare John Belushi, ai ka luajtur në mbi 70 filma ku më të njohurit janë Ghostbusters, Day of Groundhog, Charlie’s Angels, The Life Aquatic with Steve Zissou, Rushmore.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi duket se nuk e kanë mbajtur nervat me policin pasi ndërhyri mbrëmjen e djeshme për ti ndërprerë koncertin...
TIRANË- Aktori Julian Deda ka shfaqur ambicien për të kandiduar si kryetar bashkie i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme elektorale. I ftuar në emisionin ̶...
SHBA– Kris Jenner ka dhënë një dëshmi në një gjykatë të SHBA-së ku pretendon se vajza e saj Kylie është kërcënuar me vdekje nga Blac Chyna. Kriss tregoi s...
TIRANË– Gentian Zenelaj ka treguar se ka refuzuar për të marrë në film Luanën, e cila është tranvestite. I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, aktori tr...
BRITANI E MADHE- Këngëtari anglez Thomas Grennan, dje është sulmuar dhe grabitur jashtë një lokali në Nju York. Sipas Sky News, 26-vjeçari kishte perform...
SHBA- Netflix nuk do të publikojë ‘Bright 2’. Planet për nxjerrjen e filmit thuhet se janë anuluar edhe pse filmi në 2017 ishte ndër më të pëlqyerit. Sipas med...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka marrë me sportivitet meme që i bëhen në rrjet. Ajo ka ripostuar një foto ...