LIVE UPDATES

showbiz

Art&Argëtim 7 Maj 2022, 07:05

FOTO/Britney Spears pozon nudo me qenin e saj

SHBA- Këngëtarja Britney Spears, ka publikuar një foto nudo, teksa mban në dorë një qen duke mbuluar barkun e rrumbullakosur dhe gjoksin, ndërsa të pasmet i ka ...

Art&Argëtim 6 Maj 2022, 19:45

Luana Vjollca ‘zhduket’ nga Instagram

TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Nëse futesh në profiling e moderators që tashmë është larguar nga ekrani, nuk ...

Art&Argëtim 6 Maj 2022, 06:10

ME VIDEO- ‘Martohen’ Rihanna dhe ASAP Rocky

SHBA-Nëse kjo nuk quhet martesë nuk dimë se çfarë mund të quhet! Rihanna dhe A$AP Rocky u martuan në videoklipin e tij të ri, “DMB”, i cili u...

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Presidenti Biden rikonfirmon angazhimin amerikan

Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e OKB-së/ Nesër takim

Covidi në SHBA, CDC paralajmëron/ Ja vendet drejt të cilave

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

10 ndarjet më të bujshme, tradhti dhe ribashkime, njihuni me çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar (FOTO) - Art&Argëtim
LIVE UPDATES
Art&Argëtim

10 ndarjet më të bujshme, tradhti dhe ribashkime, njihuni me çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar (FOTO)

2 Shtator 2019, 12:46 Nga DOSJA
10 ndarjet më të bujshme, tradhti dhe ribashkime, njihuni me

TIRANË– Plot surpriza ka qenë kjo verë për disa nga personazhet më të preferuar të showbiz-it shqiptar. Tradhti, lidhje jashtëmartesore, pakënaqësitë  kanë qenë kryefjala e disa prej çifteve VIP. Për një pjesë duket se ndarja i ka shërbyer në rigjetjen e dashurisë, për të tjerë duket se dashuria është e dyzuar. Mes ndarjeve dhe ribashkimeve, kush janë dyshet suprizuese, për të cilët flitet gati çdo ditë në rrjetet sociale.

1.Sigurisht që një nga lidhjet më të përfolura është ajo e Arbana Osmanit me Eduart Grishajn. Një romancë që duket të ketë nisur në zyrat e Top Chanel. Pas një ndarjeje të bujshme, nga ish-bashkëshorti i saj Ardit Kero, Arbana Osmani pak nga pak shfaqi hapur se kishte rigjetur dashurinë, një dashuri që duket se ka rilindur moderatoren, e cila më parë përveç punës, duket se bënte një jetë pa shumë detaje romantike. Ish-burrin e saj nuk e njohëm kurrë në një profil të qartë, dhe fotot me të, përveçse numëroheshin me gishta, ishin foto të paqarta.

Por, pas 16 vitesh Arbana Osmani vendosi që kësaj lidhjeje, fryt i të cilës erdhi djali me emrin Jon, t’i jepte fund vitin që shkoi, duke nisur romancën e zjarrtë me Eduart Grishajn, që duket se ka themele të qëndrueshme. Moderatorja që prej lidhjes me regjisorin, me të cilin bashkëpunoi në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ka pësuar një ‘transformim’ dhe madje, këtë nuk lënë pa ja vënë në pah as mikeshat apo koleget e saj në rrjetet sociale: I shkëlqejnë sytë. Një verë dinamike me disa udhëtime, që nga Mykonos, Barcelona, Puglia, Zvicra, Amsterdami, Maroku, e më pas duke ngjitur alpet shqiptare me regjisorin që i ka rrëmbyer zemrën, Arbana Osmani duket me plot gojën e lumtur!

2.Në nëntor të viti 2017, Bora Zemani do t’i jepte fund një lidhjeje të gjatë me DJ e njohur Vin Velin, me të cilin kishte krijuar frytin e dashurisë, djalin e tyre. Për një kohë të gjatë përflitej për një krizë në çift, por duket se nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të ndërprisnin rrugëtimin e tyre së bashku. E që nga kjo pikë, Bora Zemani ka vazhduar të shikojë drejtimin e saj, duke u përfshirë edhe më shumë në jetën publike, dhe duke rrëmbyer vëmendjen për lidhjen e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Asnjëhërë e pranuar publikisht, detajet që i bëjnë bashkë dhe çift, nuk mund të mohohen.

Foto nga shtëpia e Donaldit, veshur me bluzën e tij, në një mëngjes romantik, qarkulluan në rrjete sociale disa kohë më parë. Duket se në fshehtësi, Bora dhe Donaldi po krijojnë një histori dashurie me premisa të mëdha.

3.17 vite e lidhur dhe vendosi të merrte guximin për t’i dhënë fund ‘martesës ideale’ me ish-bashkëshortin e saj Gent Prizreni. Një kohë mjaft e gjatë e qëndruar bashkë dhe një bashkëjetesë që solli në jetë dhe djalin e këngëtares me emrin, Dan.

Se s’i qëndroi e vërteta e ndarjes askush nuk e mori vesh, por zërat flisnin për një zbehje të dashurisë mes Jonidës dhe biznesmenit nga Kosova. Jonida Maliqi shprehu se ndarja kishte ndodhur me mirëkuptim dhe gëzonin respekt reciprok për njëri-tjetrin.

Ndërkohë e filmuar në pishina, duke u puthur me Romeo Veshajn, çifti i ri u kapën mat në Turqi, dhe tashmë mes supozimeve për ndarje dhe ribashkimeve, aktori i humorit u fotografua nga paparacët me familjarët e Jonidës, duke hedhur poshtë zërat për dhënien fund të romancës së re.

4.E priti me padurim daljen e tij nga burgu, i fali të gjitha tradhtitë, por duket se diçka më e fortë ka detyruar Kejsin të braktisë dashurinë e saj ‘të përjetshme’ me shpejtësi, për t’u rikthyer tek familja e saj në Kanada. Fshiu mbiemrin Lushaj, që më parë nuk nguronte ta tregonte me krenari në rrjete sociale.

Pas një kurorëzimi të dashurisë, duket se vendimet ishin të shpejtuara , pasi Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë. Se cili qe shkaku që, nga pritja me padurim dhe darka familjare në të cilën Stresi postoi foton me ish-partneren e tij më mbishkrimin “Mbretëresha ime”, erdhi lajmi i befasishëm i ndarjes, akoma nuk dihet. Kejsi dhe Arkimed Lushaj nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe ish-e fejuara e kishte zhdukur mbiemrin (Lushaj) nga Instagrami.

Dedikime pafund dhe mesazhe të koduara nga çifti, por asnjë deklaratë publike lidhur me ndarjen, apo arsyet që dërguan drejt saj. U tha se reperi e kishte zëvëndësuar dhe doli një video me bjonden që e kishte zëvëndësuar Kejsin, por Stresi e hodhi poshtë menjëherë dhe madje kërcënoi mediat rozë, lidhur me këtë.

5.Nora Istrefi dhe Robert Berisha ‘pushtuan’ median me ndarjen e tyre, e cila u mësua nga Robert Berisha nëpërmjet një deklarate publike.U përfol si një histori e zjarrtë dhe pasionante, me themele të forta. Plot 13 vite, ndarje dhe ribashkime, çifti më i përfolur në shoëbiz, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë përfundimisht fund historisë së dashurisë. Arsyeja e vetme që qarkullonte në median rozë, për këtë fund të papritur ishte TRADHTIA.

Ndërsa përflitej që Nora Istrefi e kishte tradhtuar prej 1 viti në një lidhje jashtëmartesore me një nga avokatët më të njohur në Kosovë, doli lajmi se edhe Robert Berisha e tradhtonte me një modele bukuroshe nga Prishtina, fakt i cili kishte bërë që këngëtarja të ngrinte padi ndaj ish-bashkëshortit të saj, për të kërkuar divorcin, për shkak të abuzimit në çift dhe tradhtisë.

Përveç kësaj, vajza e jashtëligjshme e Robert Berishës Arona, që është njëkohësisht dhe vajzë e mikeshës së ngushtë e Tuna Sejdiut, u diskutua si një faktor që kishte sjellë përçarje në çiftin më të përfolur në showbiz.

E ndërsa Robert Berisha deklaroi se i kishte borxh jetën Norës dhe pranoi se ishin të ndarë, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë reagim publik, lidhur me këtë.

6.Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të  përfolur, sidomos kohët e fundit, pas dyshimeve për një ndarje, të cilën ata e hodhën poshtë me foton e publikuar. Prej  7 vitesh Armina Mevlani është në një romancë me Shkëlzen Berishën. Çifti i famshëm prej kohësh nuk po postonin foto bashkë, dhe Armina Mevlani të gjitha pushimet i realizoi nën shoqërinë e miqve të saj.

Bashkëngjitur fakteve më lart, Armina Mevlani postonte disa mesazhe që flisnin për zhgënjimin në dashuri.“Mos dashuroni kurrë askënd që ju tratjon si të zakonshëm,”– shkruante Armina Mevlani në rrjete sociale.

Kjo dhe disa mesazhe rresht, ndezën dyshimet për ndarje, e cila u mohua me një publikim të Shkëlzen Berishës në rrjete sociale, përkrah Arminës në të cilën shkruante: Për “dashamirësit”.

Se si qëndron e vërteta e mesazheve të qarta, që bukuroshja dërgonte në rrjete sociale dedikuar një mashkulli dhe zhgënjimeve, nuk u mor vesh!

7.Marina Vjollca dhe Getoar Selimiu përfolën këtë verë si një ndër çiftet që nuk ishin në momentin e tyre më të mirë. Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.

Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua. U aludua për një ndarje të çifti pasi për një kohë të gjatë nuk kishte asnjë postim mes tyre në rrjete sociale, apo reagime ndaj njëri-tjetrit, por menjëherë Marina dhe Getoari kanë reaguar. Të dy postuan momente bashkë, duke na lënë të nënkuptojmë që ishin bashkë dhe të lumtur.

8.Albi Nako dhe Alba Hoxha dy balerinët e njohur të Klan Tv duket se janë ndarë ende pa deklaruar publikisht se ishin bashkë. Koreografi Albi Nako dhe balerina, Alba Hoxha janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, e cila sipas burimeve ka marrë fund ende pa u bërë publike nga personazhet e famshëm të shoëbiz-it.

Pak kohë më parë çifti i supozuar i balerinëve, Albi Nako dhe Alba Hoxha, sipas zërave që qarkulluan në median rozë, i dhanë fund lidhjes së tyre. Shkak për këtë u that ë ishin prindërit e balerinës, që nuk përshtateshin me këtë lidhje, me një diferencë të theksuar moshe.

Dyshja nuk u fotografuan asnjëherë bashkë si çift, por zërat pohuan se ata e kishin një histori dashurie mes tyre.

9.Loredana dhe Mozzik, çifti i etiketuar si “Bonnie and Clyde”, që pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në Zvicër, ku Loredana Zefi u akuzua për një mashtrim të një vlere të madhe parash. Çifti dolën në një deklaratë publike dhe hodhën poshtë të gjitha akuzat, dhe Mozzik e mbështeti fuqishëm bashkëshorten e tij. Por, në këtë përfundim të sezonit veror, duket se ka plasur kriza në çift.

“Prive.al” ka treguar se çifti po përjetojnë periudhën më të keqe mes tyre dhe kanë rënditur shkaqet që mund të kenë çuar në një ndarje.

 ‘Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët’,– ka shkruar “Prive”.

10.Dua Lipa dhe i ish-i dashuri i saj Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një lidhje e shkuar në ndarje ribashkim dher rilidhje, duket se romanca premtuese mori fund, dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk humbi kohë, për të qenë në një tjetër lidhje, tashmë me vëllain e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anuar Hadid.

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz histori dashurie ndarjet e bujshme tradhti vip-at shqiptare histori dashurie ndarjet e bujshme tradhti vip-at shqiptare

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS