Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Beatrix flet për herë të parë për ndarjen nga Donaldi: Gjej forcë tek njerëzit që dua
10 Maj 2022, 08:28Nga DOSJA
TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga aktori Donald Veshaj ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë teksa ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Beatrixi ka shkruar se është e lumtur dhe mirënjohëse për shumë gjëra edhe pse disa i kanë dhënë një ndjenjë parehatie. “Por kjo nuk më ndalon të eci para”, ka shkruar Beatrix.
Një nga fansat e ka pyetur për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit. Me përgjigjen e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që krijoi me Donaldin.
“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë,” ka shkruar Beatrixi. Një tjetër e ka pyetur Beatrixin se çfarë e motivon më shumë këto kohë referuar ndarjes dhe ajo thotë se ka gjetur forcë tek njerëzit që do dhe e duan.
“Gjej forcë dhe motivim te njerëzit që dua dhe më duan e mbrojnë. Doja të falenderoja gjithë fansat që më duan, dëgjojnë këngët e mia, më shpërndajnë postimet dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të kërkoja për fansa më të mirë. Më motivoni dhe ju dua çdo ditë e më shumë,” ka shkruar ajo.
A ka një mundësi rikthimi me Donaldin ose ish-at? Kështu mund të përkthehet pyetja e një ndjekëseje që shkruan: “Na tregon pak si e mbyll portën? Thjesht e përplas apo e mbyll me çelës?”
Beatrixi u përgjigjë duke nënkuptuar se nuk ka rikthime. “Me çelës dhe e rrotulloj dy herë që të sigurohem që është mbyllur” ka shkruar këngëtarja.
Beatrix dhe Donald u ndan pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ” Big Brother VIP”.
(d.d)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
SHBA- Judy James, specialiste e gjuhës së trupit, analizon lëvizjet e aktores Amber Heard gjatë gjyqit kundër aktorit Johnny Depp. Sipas specialistes, Amber edh...
TIRANË- Këngëtarja Soni Malaj është një ndër artistet shqiptare më e rezervuar përsa i përket jetës së saj private. Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në një...
DashiNëse e përballoni dashurinë pa ngurrim, emocione të bukura do t’ju rrethojnë. Nga ana tjetër në punë janë të favorizuar profesionistët e lirë.Demi Të lindu...
Kjo javë do të ndikohet nga dy ngjarje të rëndësishme astrologjike: prapavija e Mërkurit në shenjën e Binjakëve dhe hyrja e Jupiterit në shenjën e Dashit. Astro...
MONAKO– Aktorja Monica Bellucci ka publikuar disa foto nga Monako ku mori pjesë në një event për të nderuar Maria Callas, por mesa duket vëmendjen nga ndj...
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur nga seanca e sotme plenare. Në foto shihen Ministret e Qeverisë Rama, të cilat janë të fokusuara te celularët e tyr...
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin shton dyshimet se është sëmurë. Sot, në paradën e 9 majit, dukej se kishte vështirësi në ecje madje dhe u ul duke mbaj...