Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Turistët nga Kosova ishin pushuesit besnikë të plazhit të Durrësit për gati dy dekada, por gjatë këtij sezoni, pronarët e hoteleve dhe ekspertët e turizmit vërejnë një rrudhje të dukshme të numrit të tyre.
Në rrugën “Pavarësia”, që përshkon për gati 4 kilometra plazhin e Durrësit, shqiptarët e Kosovës nuk janë më turistët e përhershëm. Rruga e mori emrin pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe njihet sot për hotelet dhe lokalet e shumta në vijë paralele me detin Adriatik.
“Në fillim të gjithë vinin për pushime në Durrës dhe një pjesë takonin edhe familjarët durrsakë që i pritën në vitin e vështirë 1999. Atëherë e quanin turizëm patriotik,” kujton Cen Hysniu, pronari i njërit prej lokaleve të zonës.
Turistët nga Kosova ishin pushuesit besnikë të plazhit të Durrësit për gati dy dekada, por gjatë këtij sezoni, pronarët e hoteleve dhe ekspertët e turizmit vërejnë një rrudhje të dukshme të numrit të tyre. Arsyet sipas tyre lidhen me forcimin e monedhës vendase kundrejt lekut, mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës dhe zgjedhjen e plazheve të Shëngjinit dhe Velipojës për shkak të distancës më të shkurtër.
Mark Gjana, menaxher i një hoteli në plazhin e Durrës, i tha BIRN se ndonëse sezoni nuk ka nisur ende plotësisht, ka më pak prenotime nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai vlerëson se përveç rritjes së çmimeve në strukturat turistike, këtë trend e ndikon së tepërmi edhe rënia e euros.
“Monedha europiane që përdorin kosovarët vlen gjithnjë e më pak në Shqipëri, dhe nuk janë të pakët ata që i drejtohen plazheve të Bullgarisë apo të Greqisë, vende që përdorin euron, njëlloj si Kosova,” theksoi Gjana.
Kosovarët nuk do të jenë mungesa e vetme e këtij sezoni. Pas disa viteve me një frekuentim të lartë, këtë verë edhe pushuesit italianë kanë zgjedhur alternativa të tjera.
Eksperti i turizmit, Edmond Basho thotë se numrit në rënie të kosovarëve për pushime, këtë verë u janë shtuar edhe familjet apo grupet e vogla nga Italia, mjaft të pranishme në vitet e shkuara.
“Pjesa më e madhe e të huajve që pushojnë në Durrës vijnë me grupe të mëdha, kryesisht nga Polonia dhe Çekia, por nuk mungojnë edhe norvegjezët,” tha Basho për BIRN.
“Sipas të dhënave që kemi, italianët u janë rikthyer plazheve të veta në jug të Italisë,” shtoi ai.
Mungesën e prenotimeve nga turistët kosovarë për këtë verë e konfirmon edhe Stefan Mani, i cili menaxhon një hotel në bregdet.
“Këtë verë nuk kemi thuajse aspak mysafirë nga Kosova apo nga Maqedonia,” tha ai.
Por ai shton se ndryshe nga vite më parë, tani ka më shumë turistë nga vendet e Ballkanit dhe Europa Qendrore.
“Te ne kanë filluar të mbërrijnë grupet me qëndrime 7 ditore, që vijnë nga Bosnja, Ukraina, apo Polonia,” tha Mani, i cili ankohet se ende nuk është zgjidhur problem i sipërfaqeve për plazhet private.
Sipas menaxherit të hotelit, hapësirat më të mëdha të rërës i kanë zënë baret dhe restorantet në shëtitoren bregdetare, megjithëse sipas rregullores së bashkisë duhet të jetë e kundërta.
Shëtitorja e përuruar vitin e kaluar është pritur mjaft mirë nga pushuesit. Por shqetësimi I tyre lidhet me vendosjen e disa barakave-kioska, që janë instaluar në pjesën e rërës si shtojca të bareve e restoranteve pranë shëtitores.
“Përveçse ngushtojnë hapësirat e rërës për pushuesit, ato rrezikojnë që në të ardhen të kthehen në lokale me struktura muresh e betoni,” përfundoi Mani./Reporter.al
Enrik Mehmeti VLORA- Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksid...
Pamje KROACI- Një situatë kaosi është krijuar që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare m...
Edmond Sula TIRANË- Vrasja e Edmond Sulës në Bërxullë vijon të mbetet mister, ndonëse kanë kaluar një...
Forcat Delta KARABURUN- Pesë turistë gjermanë u shpëtuan pasditen e djeshme nga forcat e Njësisë Delta, pasi humbën orie...
Foto ilustruse GOLEM- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem ku disa persona kanë mbajtur të mbyllur punonjësit e Task ...
Pamje RRUBIK- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të ...
Foto ilustruse LUSHNJË-Një zjarr ka rënë në një banesë të pabanuar në fshatin Stan Karbunarë, n...
Foto ilustruse LUSHNJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Lushnjë, pasi ka kryer 2 vjedhje brenda 2 ...
Foto ilustruse BULQIZA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e kaluar, ku një person ka mbetur i plag...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka zbuluar ditën e sotme një bazë me arsenal armësh në Durrës, e cila dysh...