Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 50-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 50-të kundër qeverisë. •Aktivistët kanë bërë thirrje për mobilizim të mëtejshëm përmes një tubimi simbolik ditën e nesërme para Kuvendit. • Përfaqësuesit e lëvizjes kanë paralajmëruar edhe për një protestë të madhe kombëtare më 23 korrik, e cila do të mbahet në orën 08:30 përpara godinës së Parlamentit. • Përmes sloganeve, të shkruara edhe në gjuhë të huaja, protestuesit kanë dëshmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar qëndresën deri në rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. • Në tubimin e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, një prej protestuesve ka ndarë me të pranishmit një qëndrim të fortë lidhur me deklaratën e fundit të ministres serbe. • Protestuesi ka kërkuar zyrtarisht që zyrtarja serbe të shpallet person i padëshiruarnë Republikën e Shqipërisë, si një përgjigje ndaj retorikës nxitëse dhe antishqiptare. • Një moment emocionues u regjistrua kur një protestues vendosi t’i “dekorojë” qytetarët me medalje simbolike prej letre, duke theksuar se qëndresa e tyre meriton në fakt medalje diamanti. • Ai vlerësoi se pavarësisht dhe presioneve të vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve, bashkimi i qytetarëve ka dëshmuar një forcë të pamposhtur që po shkruan histori. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. • Nën thirrjet “Revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, ata kanë përmbyllur ditën e 50-të të revoltës së tyre.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet “Revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, ata kanë përmbyllur ditën e 50-të të revoltës së tyre.
Aktivistët kanë bërë thirrje për mobilizim të mëtejshëm përmes një tubimi simbolik ditën e nesërme para Kuvendit.
Përfaqësuesit e lëvizjes kanë paralajmëruar edhe për një protestë të madhe kombëtare më 23 korrik, e cila do të mbahet në orën 08:30 përpara godinës së Parlamentit./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 50-të të protestës, një moment emocionues u regjistrua kur një protestues vendosi t’i “dekorojë” qytetarët me medalje simbolike prej letre, duke theksuar se qëndresa e tyre meriton në fakt medalje diamanti.
Ai vlerësoi se pavarësisht dhe presioneve të vazhdueshme gjatë këtyre dy muajve, bashkimi i qytetarëve ka dëshmuar një forcë të pamposhtur që po shkruan histori.
Përmes këtij gjesti, aktivisti rikonfirmoi vendosmërinë për të vijuar mobilizimin pa afat, duke u bërë thirrje gjithë qytetarëve të tjerë që t'i bashkohen kauzës së tyre në shesh.
“Sot kam nderin t’ju dekoroj të gjithëve me një medalje. Është prej letre, por ju meritoni medalje diamanti. Nuk ka metal të çmuar që ta arrijë prestigjin tuaj. Nuk ka uratë që arrin prestigjin e shqiptarëve të bashkuar. Treguat se jemi një forcë e pamposhtur. Sot bëjmë histori. Kemi hyrë në një nga protestat më të gjata.
Për 50 ditë kemi duruar urrejtje, baltëhedhje, sharje dhe ofendime, por nuk u dorëzuam dhe nuk do të dorëzohemi. Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë do të jemi sërish këtu. Janë përpjekur të na përçajnë dhe të na etiketojnë gjatë gjithë kësaj kohe, por ne jemi shqiptarë të Shqipërisë. Për ata që nuk janë në shesh, mesazhi është i qartë: Ejani në protestë”, përfundoi protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një tjetër protestues ka artikuluar kërkesa të forta, duke deklaruar se protesta do të vijojë deri në formimin e një qeverie të re për atë që ai e quajti "Shqipëria e re".
Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si "frikacak, hajdut dhe dredharak", ndërsa është zotuar për sekuestrimin e pasurive të figurave kryesore politike të pozitës dhe opozitës.
Duke iu drejtuar ministrit Ulsi Manja, protestuesi theksoi se qeveria e ardhshme që synojnë të ndërtojnë do të sjellë ndryshime rrënjësore dhe të papritura për klasën politike aktuale.
"Kjo protestë do të qëndrojë deri sa të formohet qeveria jonë e re, për Shqipërinë e re. I them këtij palloshit (Edi Ramës) që ky është një frikacak, hajdut dhe dredharak. Na thotë se si do ta bëjmë. I them që ne do të bëjmë qeverinë tonë, do të të sekuestrojmë ty, Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Ballukun, të gjithë ju hajdutët që keni grabitur vendin, dhe do ta bëjmë Shqipërinë e re me pasuritë tuaja. Edhe një mesazh Ulsi Manjës, do të jetë ajo qeveri që do të të çudisë. Do të ta tregojmë ty, edhe sheshin, edhe përsheshin.", u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Në tubimin e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, një prej protestuesve ka ndarë me të pranishmit një qëndrim të fortë lidhur me deklaratën e fundit të ministres serbe.
Protestuesi ka kërkuar zyrtarisht që zyrtarja serbe të shpallet person i padëshiruarnë Republikën e Shqipërisë, si një përgjigje ndaj retorikës nxitëse dhe antishqiptare.
Përveç qëndrimit politik, protestuesi ngriti edhe shqetësimin mbi problematikat ekonomike të përditshme, siç është tarifa rrugore prej 5 eurosh në Kukës, të cilën e cilësoi si tepër të lartë për qytetarët.
“Isha dhe javën e kaluar dhe fola këtu. Unë jam krenar për të gjithë këto flamuj. Unë dua ta nis së pari me një denoncim për një ministre serbe, e cila foli për spastrim etnik. Dua që ta shpallim person ta padëshiruar. Unë dua që diplomacia shqiptare të jenë më shumë aktive në lidhje me ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Isha në Kukës dhe kanë vendosur doganë për të paguar 5 euro. Ajo është tarifë më e lartë se në SHBA. Ne duam që të zhvillohemi dhe të shkojmë në BE. Pa ndihmën e SHBA, ne asnjëherë nuk ia dalim. Unë do marr pjesë në samitin e BE. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Në ditën e 50-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë mbushur sheshin me pankarta që përcjellin mesazhe të forta kundër korrupsionit dhe thirrje të qarta për ndryshim politik.
Përmes sloganeve, të shkruara edhe në gjuhë të huaja, protestuesit kanë dëshmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar qëndresën deri në rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mesazhet e shpalosura reflektojnë mosdorëzimin e qytetarëve, duke theksuar se "Shqipëria nuk është një resort privat" dhe se çdo ditë që kalon i afron ata më pranë ndryshimit të kërkuar./Dosja.al
TIRANË- Pas 50 ditësh protestë, aktivistët theksojnë se rezistenca qytetare vijon me të njëjtën vendosmëri, duke dëshmuar mosndalimin e mobilizimit pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë.
Një nga përfaqësuesit e protestës nënvizoi se prania e qytetarëve në shesh edhe në ditën e finales së Botërorit tregon se kauza nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ata deklaruan se fundi i kësaj lëvizjeje do të vijë vetëm kur të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre, duke përfshirë ndryshimet ligjore dhe ndalimin e projekteve në zonat e mbrojtura.
“Jemi pas 50 ditësh sërish në protestë. Kush do ta mendonte se pas 50 ditësh do të ishim këtu edhe në ditën e finales së botërorit? Kemi qenë këtu nga dita 1 për t’i dëshmuar njëri-tjetrit dhe qeverisë se e kemi seriozisht. Jemi me të njëjtën konsistencë e vendosmëri që të tregojmë se nuk largohemi pa u larguar ai që është strukur në Kryeministri.
Protestën kanë munduar ta ndalojnë me qindra mënyra, e ç’është më e rëndësishme nuk do të arrijnë ta ndalojnë. Kjo protestë pavarësisht vullnetit të kujtdo, nuk ndalon më, është një nga ato vullkanet që nuk ndalojnë. Protestën e ndalon vetëm dorëheqja e Ramës dhe plotësimi I të gjithë pikave, kur të ndryshohet ligji dhe të largohen fadromat nga zonat e mbrojtura nga Zvërneci në Rrjoll”, tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Protestat qytetare kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 50-të, ndërsa aktivistët kanë bërë thirrje për mobilizim të mëtejshëm përmes një tubimi simbolik ditën e nesërme para Kuvendit.
Përfaqësuesit e lëvizjes kanë paralajmëruar gjithashtu një protestë të madhe kombëtare më 23 korrik, e cila do të mbahet në orën 08:30 përpara godinës së Parlamentit.
Përmes këtyre akteve, qytetarët synojnë të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të vazhdueshëm kundër qeverisë, duke konfirmuar vendosmërinë e tyre për të mos u ndalur në kërkesën për ndryshime politike.
“Protestojmë prej 50 ditësh që t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Më 23 do të jetë seanca dhe aty do të mbajmë protestë të madhe. Nesër do të bëhet diçka simbolike para Kuvendit. Më 23 në mëngjes do të jetë protesta e madhe para Parlamentit”, deklaroi aktivisti./Dosja.al

TIRANË- Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 50-të kundër qeverisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e qeverisë së tij.
Gjithashtu, ata kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën aktuale në vend./Dosja.al

TIRANË- Protestat qytetare në kryeqytet kanë marrë një dimension tjetër, duke shënuar një pjesëmarrje të gjerë të figurave të njohura të artit, medias dhe ekranit shqiptar.
Të zgjedhur për t'u bërë zëri i kauzave sociale, këta personazhe kanë lënë mënjanë angazhimet profesionale për të marshuar krah për krah me qytetarët. Ndër figurat që janë bërë pjesë aktive e tubimeve, spikasin emra të njohur për publikun e gjerë.
Aktorët Albano Bogdo dhe Irgen Çela janë parë në marshim, duke mbështetur kërkesat e qytetarëve. Gjithashtu, këngëtari Klajdi Musabelliu dhe këngëtara Eranda Libohova kanë qenë të pranishëm, kjo e fundit duke spikatur edhe përmes një pankarte me mesazh satirik.
Analistja Balina Bodinaku, moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes pas debateve të fundit publike, si dhe gazetarja Sonila Meço, kanë qenë vazhdimisht të pranishme në shesh.
Figura të tjera të ekranit, si, Blogerja Dea Mishel është kthyer në një ndër figurat më të përfolura dhe aktive të protestës. Pjesë e tubimeve janë bërë edhe moderatorja Dojna Mema me bashkëshortin e saj, Vlashentin, si dhe Nikol, e njohur nga reality show-t, e cila është parë krah të rinjve. Pjesëmarrja e këtyre figurave shënon një zhvillim të rëndësishëm në dinamikën e protestave./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të mbajnë fjalimet e tyre.
Edhe në ditën e 50-të, protesta ka marrë jehonë edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat i kanë kushtuar artikuj të veçantë.
“Rama, jep dorëheqjen” dhe “Edi Rama o tradhtar, këto janë thirrjet që po shoqërojnë tubimin e tyre. /Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Kjo është dita e 50-të e protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al