6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Këngëtari i njohur Endri Prifti pak javë më parë bëri një denoncim në emisionin investigativ “Stop” për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit. Gjatë programit “Dola te Ola” mbrëmjen e kësaj të diele, Endri Prifti teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja e tij, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes.
“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri.
Mësohet se pas transmetimit të denoncimit të këngëtarit në emisionin “Stop”, për grabitjen e shtëpisë me vlerë 75 mijë euro, institucionet përkatëse në Korçë kanë reaguar dhe kanë sekuestruar shtëpinë për të shqyrtuar çështjen më tej.
Kujtojmë që Endri Prifti në emisionin invenstigativ theksoi se për vite me radhë ka paguar pjesën më të madhe të vlerës së shtëpisë, “Kisha një martesë, në 2007-n, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti-2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin…
Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur, duke e shitur më pas padrejtësisht. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen. Për herë të parë iu shit një shoqes së ngushtë të ish-bashkëshortes, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë”.
Marrë nga BalkanWeb
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
ITALI- Ronela Hajati, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2022 ka parakaluar në tapetin e kuq të Eurosong, me një beshje të veçantë shumëngjyrëshe...
ITALI- Edhe dy ditë na ndajnë nga gjysëmfinalja e parë e Eurovizionit ku Shqipëria e përfaqësuar nga Ronela Hajati do të performojë e para me këngë ‘Sekre...
TIRANË– Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, në rrjetet sociale është vënë re se në fotot e fundit, ajo shfaqet me b...
TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën për të qenë kreu i shtetit pasi mandatit të presidentit Ilir Meta, po i vjen fundit.Në ...
ITALI- Ajo ishte e para që doli në skenën e Pala Olimpico për provat e shfaqjes dhe gjithashtu e para që u pushtua nga kritikat. Në të vërtetë, ata që kanë vënë...
Lajmi se Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini do martoheshin, u shndërrua në kryefjalën e mediave ditë më parë. Megjithatë, pasi “Panorama Plus”...
Nga Aurenc Bebja, Francë. “Libération” ka botuar, të premten e 11 tetorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e Gjon Milit asokohe në Paris, ...
SHBA- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora i është bashkuar grupit të zërave të filmit të animuar “Kung Fu Panda/ The Dragon Night” të Netflix. Se...
TIRANË- Kafeja ka shumë përfitime shëndetësore por gjithashtu ka edhe shumë efekte negative për organizmin. Një studim i vitit 2021 i botuar në revistën Nu...
TIRANË- Sot është ‘Dita e Nënës’ e cila festiohet në të gjithë botën. Kjo është një ditë për t’i kujtuar mamasë sa shumë e doni dhe e vle...