LIVE UPDATES
Aktualitet

" E copëtoi me sharrë elektrike, e la të pafuqishëm dhe i hodhi celularin", flet vëllai i 51-vjeçari që u gjend i vdekur në Greqi

Për Protothemës ka folur vëllai i viktimës, i cili tha se ende nuk kanë informacion të saktë apo zyrtar por vetëm çfarë kanë dëgjuar nga mediat.

7 Nëntor 2022, 18:14 Nga d.a.
" E copëtoi me sharrë elektrike, e la të pafuqishëm dhe
Vellai i viktimes

GREQI- Gjetja e trupit të pajetë të 51-vjeçarit shqiptar Ylli Mera në Greqi ka tronditur komunitetin ku jetonin por edhe familjen e këtij të fundit, të cilët prej një jave ishin në kërkim të tij.

Për Protothemës ka folur vëllai i viktimës, i cili tha se ende nuk kanë informacion të saktë apo zyrtar por vetëm çfarë kanë dëgjuar nga mediat.

“Vëllain e gjetën të vdekur në mal, kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru, ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por kemi dëgjuar që i është prerë këmba, aty e kanë gjetur sharrën elektrike me motor” thotë ai.

Vëllai i tij ishte njeriu që u shqetësua kur 51-vjeçari u largua për të prerë dru në mal dhe nuk dha shenja jete për tre ditë të tëra, duke u deklaruar zyrtarisht të zhdukur në polici më 4 nëntor.

“Kanë punuar bashkë me njeriun që ka shkuar në mal, por nuk di gjë më shumë, në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë, presim të mësojmë më shumë nga policia që po vijon hetimet.” -shtoi ai.

Që në momentin e parë që u raportua për zhdukjen e tij, alarmi u ngrit dhe policia nisi kërkimet intensive për gjetjen e tij, ndërsa grumbulloi edhe dëshmitë e personave që e njihnin mirë 51-vjeçarin dhe programin që ai ndiqte. Pasditen e së dielës, punonjës policie të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës, nga shërbime të ndryshme të Policisë Helenike dhe me ndihmën e qenit të policisë “Shkëndija”, kanë arritur ta lokalizojnë në një zonë malore të Bashkisë së Volvit. Burri u gjet në gjendje të mjerueshme dhe pranë trupit të tij të pajetë kishte shenja gjaku, si pasojë e plagës me sharrë elektrike në kofshë.

Siç raportojnë banorët e fshatit për protothema.gr, 51-vjeçari e njihte dhe kishte marrëdhënie shumë të mira me 59-vjeçarin me të cilin kanë shkuar në mal ditën e martë për prerje të paligjshme. Në fund të fundit, nuk ishte hera e parë që të dy personat shkonin bashkë për të prerë dru dhe më pas i shisnin në zonë. Viktima dyshohet se do të merrte një shumë si punëtor, ndërsa 59-vjeçari mbante fitimin nga shitjet.

Bëhet e ditur se 59-vjeçari nuk ka treguar për vendndodhjen e trupit të pajetë të shqiptarit. I gjithë fshati në të cilin jetonte 51-vjeçari fatkeq në dekadat e fundit është tronditur nga ngjarja tragjike. 

"Nuk kishte burrë më të mirë. Ai jetonte prej vitesh këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund. Dëgjuam që Kosta (siç e quanin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe se kishte humbur jetën, kishte shkuar. disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë. Policia e gjeti në mal. Me njeriun me të cilin kishin shkuar të martën, shkonin shpesh bashkë, pothuajse çdo ditë e çonte në punë”, tregon për protothema.gr, Giorgos Tsakalidis, banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh.

Mirëpo, gjërat morën një rrjedhë krejtësisht të ndryshme ndërsa dy burrat ishin në mal. Gjatë punës dhe ende nuk dihet sesi, 59-vjeçari ka plagosur veten me sharrë elektrike, ndërsa viktima ka mbetur i plagosur për vdekje nga mjeti prerës në kofshë.

Ajo që ngre pikëpyetje serioze është fakti se 59-vjeçari ka kontaktuar të birin për ta çuar në qendrën shëndetësore të zonës, por e ka lënë viktimën të vetëm dhe të pafuqishëm, për pasojë ka humbur jetën tragjikisht në pyllin e thellë. Gjithashtu, siç konstatohet nga hetimet policore, 59-vjeçari ka marrë me vete celularin e viktimës dhe e ka hedhur në asfalt gjatë rrugëtimit.

Në kontrollet e kryera nga policia në shtëpinë e 59-vjeçarit dhe në automjetin e djalit të tij 28-vjeçar, u gjetën gjithsej pesë thika, ndaj të dy personat u arrestuan për armëmbajtje pa leje. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Selanikut, ndërsa dosja, e cila është ngritur jashtë kufijve të vetëinkriminimit ndaj 59-vjeçarit dhe ka të bëjë me plagosjen për vdekje të 51-vjeçarit i është dorëzuar organit kompetent gjyqësor.

ylli mera gjendet i vdekur shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj