LIVE UPDATES
Aktualitet

Hakerimi i kartave të kreditit u shtua gjatë pandemisë, si iu grabitën paratë qytetares: Ishin harxhuar për bileta avioni, s'lëviza gjatë pandemisë

Por çudia qëndronte në faktin se asaj nuk i vinin në telefon asnjë mesazh për lëvizjet që kryeshin përmes kartës. Gjithashtu, nga vëzhgimi i llogarisë, shihej se karta e kreditit mbushej nga llogaria e kursimit, kur zbrazej, sa herë kryheshin blerjet online.

7 Nëntor 2022, 15:33 Nga k.m.
Hakerimi i kartave të kreditit u shtua gjatë pandemisë, si iu
Foto ilustruese

“Verën e kaluar u përballa me një situatë të çuditshme ku teksa kërkoja në sportelin e një prej bankave të njohura në Tiranë të tërhiqja një shumë parash afro 4 mln lekë, mësova se në kartë nuk kisha asnjë qindarkë. Madje edhe në llogarinë time të kursimit, po në këtë bankë, ku më hidhej një pagesë në formë honorari, nuk kishte asnjë qindarkë. Pasi kërkoj një lëvizje të llogarisë për periudhën e fundit, mësova se kisha qenë unë që kisha kryer shumë shpenzime gjatë një periudhe një vjeçare, prej 2020. E në fakt në atë periudhë unë as që kisha lëvizur nga Shqipëria, si mjeke në profesion që jam. Por nga llogaria ime e kartës së kreditit ishin tërhequr cash, ishin blerë bileta avioni dhe madje edhe ishin kryer dhe blerje veshjesh online”.

Kështu tregon për gazetën “SI”, një qytetare e cila rastin e saj e ka denoncuar në prokurorinë e Tiranës, ku prej nje viti kanë nisur hetimet për vjedhjen e parave nga llogaritë e saj. Por çudia qëndronte në faktin se asaj nuk i vinin në telefon asnjë mesazh për lëvizjet që kryeshin përmes kartës. Gjithashtu, nga vëzhgimi i llogarisë, shihej se karta e kreditit mbushej nga llogaria e kursimit, kur zbrazej, sa herë kryheshin blerjet online.

Teksa prokuroria nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, eksperti i IT, Ermand Mertenika në një prononcim për “SI”, thotë se gjatë periudhës së pandemisë, rreziku për hakërimin e të dhënave bankare u shtua shumë.

“Gjatë periudhës së karantinës, njerëzit reduktuan kontaktet dhe shtuan kontaktin në botën virtuale, transferimet e parave, blerjet online, ishin një arenë që u bënë pre e sulmeve të hakërave. Hakërimi nuk është një element kriminologjen i lidhur në rrjet dhe bëhet në komunikim me njëri-tjetrin. Nuk është thjesht një person i aftë nga ana kompjuterike por është një rrjet në komunikim me njëri-tjetrin që merret me thyerjen e paswordeve të ndryshme, qoftë në data centereve të bankave apo të tjera,”- thotë Mertenika.

Sipas ekspertit të IT Ermand Mertenika, në periudhën e pandemisë, kishte aktivitet të lartë të blerjeve online, por kjo është me rrisk.

“Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh kur kryejmë blerje online është e nevojshme të kemi fire wall, lejon komunikimin në mënyrë të sigurt, të serverave ku do të blesh, pra është një mur mbrojtës konkretisht në kompjuter e më pas dhe në telefon.

Dua t’i sugjeroj të gjithë personave që kryejnë transaksione apo blerje online që kërkojnë siguri, por nuk arrihet asnjëherë 100 përqind, pasi rrjeti është shumë i madh dhe të aftë të thhyejnë murin e  sigurisë, duhet të aktivizojnë firewalle, për tu mbrojtur nga krimet kibernetike. Së dyti duhet të instalohen antiviruset dhe të kryhet upditimi i softwareve.

Por dhe navigimi në internet, klikimi i faqeve jo të sigurta, sipas ekspertit të IT përbën rrezik për vjedhjen e të dhënave.

“Ka patur persona që u kanë ardhur emaile të ccuditshme si psh, jeni fitues i llotarisë etj, këto kërkojnë të dhëna, ku të kërkojnë të hapësh të dhëna bankare, apo ID, gjithashtu kërkojnë të transferosh shumë të vogël parash për të marrë çmimin e fituar. Një pjesë e këtyre personave ka patur raste që e kanë plotësuar dhe kanë rënë pre e rrjetit kibernetik. Gjurmimi i tyre është i pamundur në pjesën më të madhe të rasteve”, thotë Mertenika.

Në lidhje me rastin që po heton prokuroria për vjedhjen e depozitës së kursimit, eksperti i IT thotë se ka patur raste që krimet kibernetike kanë kapur shuma deri në 600 mijë euro të vjedhura në depozitat bankare dhe rrjeti ka qenë i shpërndarë në disa vende të botës.  Dhe gjurmimi është i vështirë në kohë reale.

Mertenika thotë se targeti është sektori financiar dhe telefoni është shumë i rëndësishëm ku shumë prej njerëzve kanë instaluar shërbimet bankare. Ndaj sipas tij llogaritë duhen mbyllur.

“Edhe e-banking i instaluar në kompjuter përbën rrezik. Nuk duhen hapur këto shërbime bankare online nëse nuk keni instaluar firewall apo antivirus. Pasi mungesa e tyre lehtëson sulmet kibernetike dhe vjedhjen e depozitave bankare."

Mertenika thotë se pjesë e sulmeve kibernetike janë dhe klonimi i kartave të kreditit, visa dhe debit. Sipas tij, ndonëse dhe vetë bankat kanë rritur nivelin e sigurisë, në treg tregtohen disa pajisje  screemins që me anë të sensorëve ata kopjojnë informacionin privat. Kartat vetë e kanë  cheep-in që mban informacion e cila e ruan kartën nga kopjimi, por dhe këto pajisje që mund të vendosen në bankomat rrezikojnë kopjimin e të dhënave të kartës.

Po si mund ta dallojmë që na vidhen të dhënat e kartës në bankomate?

Eksperti Mertenika thotë se një njeri i zakonshëm nuk e kupton dot.

“Nëse në bankomat, te pjesa e vendosjes së kartës, është e zhvendosshme, do të thotë se është e modifikuar. Ose nëse në pjesën e butonave në bankomat, ka vështirësi në shtypje, është me risk dhe ka dicka që nuk shkon. Por ka dhe persona që vendosin kamera pranë bankomateve. Ndaj duhet patur kujdes”, thotë për gazetën “SI”, Ermand Mertenika.

grabitjet online

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit