LIVE UPDATES
Aktualitet

Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/ Ish-punonjësja e seksit: Pronarët bashkëpunojnë me policinë

Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni.

21 Shtator 2023, 20:50 Nga h.k
Drogë e prostitucion me 16-vjeçare në qendrat e masazheve/
Investigim

TIRANË-Fenomeni i prostitucionit të jashtëligjshëm në vendin tonë në qendrat e masazheve ka marrë përmasa shumë të mëdha. Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, madje klientëve u shitet dhe drogë. Në punë, pronarët e këtyre të ashtuquajturave qendra masazhi marrin edhe minorene duke i shfrytëzuar për kënaqësitë e klientëve.Gjithçka kryhet pa asnjë pengesë nga shteti, madje këta të fundit me anë të pagesave nën dorë sigurojnë vijueshmërinë e këtij lloj prostitucioni. Pas denoncimit më të fundit në Fiks Fare një tjetër intervistë e transmetuar mbrëmjen e së enjtes vulosi atë që ky emision ka denoncuar prej shumë kohësh.

Një ish punonjëse seksi në këto qendra masazhi rrefeu në një intervistë atë çka ndodh brenda mureve të këtyre qendrave, mënyrën e rekrutimit, pagesat, shitje dhe konsumim të lëndëve narkotike, por mbi të gjitha bashkëpunimin e pronarëve të këtyre qendrave me drejtues të policisë së Shtetit.

Vajza: Jam Erika, i jam drejtuar emisionit tuaj për faktin e videos, që ka dalë para disa ditësh. Atë të prostitucionit në qendrat e masazheve. Unë jam një ish punonjëse dhe kam punuar prej një viti si punonjëse seksi në një prej këtyre qendrave. Tek qendra tek Komuna e Parisit kam punuar rreth 8-9 muaj.

Fiksi – Si u rekrutuat të punonit në qendër masazhi?

Vajza – Në njoftimin që kishte nxjerrë në Instagram qendra. Në njoftim shkruhej, që kërkojmë masazhatore, rroga e kënaqshme plus përqindje.

Fiksi – Ju jeni masazhatore?

Vajza – Po jam. Por në këtë qendër nuk bëhej masazh. Aty ushtrohej prostitucion. Kur kam shkuar për intervistë, më ka ardhur pronarja K.M. Më ka marrë në intervistë dhe më ka thënë, që këtu ofrohen shërbime ekstra dhe më tha çmimet që kishte qendra e saj.

Fiksi – Si paguheshit ju për punën që bënit?

Vajza – Kur bënim ekstra paguheshim 60 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Ekstra çfarë do të thotë?

Vajza – Ekstra! Seks. Nga këto 40 mijë ( të vjetra) i merrte pronarja e ambientit.

Fiksi – Po vajzat e tjera si rekrutohen në këto qendra masazhesh?

Vajza – Nëpërmjet rrjeteve sociale që nxirrnin njoftim për punë dhe nëpërmjet vajzave të tjera, të cilat punonin aty. Kryesisht janë nga rrethet dhe nga Tirana.

Fiksi – Cila është mosha e tyre?

Vajza – Mosha e tyre fillon nga të mitura, që kanë pasur në punë. 16-17 vjeç më e vogla dhe arrinin deri tek 23- 25 vjeç.

Fiksi – A kanë ushtruar ndonjë herë dhunë ndaj jush dhe vajzave të tjera aty ku punonit?

Vajza – Dhunë fizike jo, por dhunë psikologjike po. Kemi pasur raste, që nuk kemi dashur t’u ofrojmë ekstra klientëve që futeshim dhe pronarët na detyronin të bënim ekstra me atë lloj klienti.

Fiksi – Pse pranonit?

Vajza – Sepse ashtu ishte situata aty, të trajtonin si leckë, të shfrytëzonin. Nëse shkoje me vonesë në punë nuk na jepnin as përqindje. Na thonin boll i ke lekët e bakshisheve që merr te klienti. Edhe nga bakshishet kërkonin njëfarë përqindje për të paguar shtetin. 10 mijë (të vjetra), 20 mijë (të vjetra) për çdo klient që bënim ekstra, do t’i linim në fund të ditës te banaku.

Fiksi – Qendra ku ju punonit, ishte qendër masazhesh e licensuar?

Vajza – Jo, nuk ka pasur Nipt. Ne nuk siguroheshim, punonim në të zezë

Fiksi – Përgjatë 1 viti, që ju keni punuar aty, a ka ardhur ndonjëherë policia për kontroll?

Vajza – Po ka ardhur policia, por me paralajmërim.

Fiksi – Çfarë do të thuash me paralajmërim?

Vajza – Telefononin pronaren tonë, që do të vijë policia. Pasi ka pasur shumë denoncime nga banorët e pallatit. Ne punonim deri në orën 2 të natës dhe ka pasur shumë zhurmë. Pronarja na paralajmëronte neve që mblidhni gjërat, prezervativët, drogë, çfarë kishim gjëra që ishin të paligjshme, që policia të na gjente të pastër.

Fiksi – Brenda kësaj qendre konsumohej edhe lëndë narkotike?

Vajza – Po e llojit kokainë. 1 gram kushtonte 80 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Si e siguronit drogën?

Vajza – E sillte një miku i burrit të pronares. Pasi qendra drejtohej nga një familje. Pronarja , burri i saj vëllai i pronares dhe kunati i pronares.

Fiksi – Si quhen këta persona?

Vajza – M. R, A.R, K. M. dhe Xh. M.. Po të kërkosh edhe në internet, M. R.ka qenë edhe i dënuar për këtë gjë, për shfrytëzim prostitucioni dhe shfrytëzim të miturash në ambientet e tij. Ata kanë 4 qendra dhe jo 1 e 2.

Fiksi – Ju keni konsumuar ndonjë herë lëndë narkotike në këtë qendër? Me dëshirë apo..?

Vajza – Ka patur raste. E kam konsumuar pa dëshirë vetëm sepse duhej të mbaja klientin që konsumonte lëndë narkotike. Duhet ta mbaja sa më tepër klientin, në të kundërt na bërtiste K. ..( pronarja) në telefon.

Fiksi – Pse u largove nga ajo qendër?

Vajza – Ishte ambient që nuk durohej, ishte ambient shumë i ndotur. Nuk shtyhej më aty. Pavarësisht se jemi nevojtare, por nuk mund të të shfrytëzojë tjetri në atë lloj mënyre.

Këto qendra masazhesh punonin të qeta sepse policia nuk i ngacmonte. Vajza tregon sesi pronarët bashkëpunonin me drejtues të policisë, sesi i paguanin. Vajza ngre akuza të forta dhe përmend shumë emra në këtë rrëfim të sajin. Fiks Fare për të mos cenuar hetimin, rrëfimin e plotë të vajzës do t’ia vërë në dispozicion prokurorisë dhe policisë.

Fiksi – Ju thatë pak më parë, që pronarët e këtyre qendrave bashkëpunojnë me policinë?

Vajza – Po është A… i cili dilte edhe në terren dhe vinte na bënte kontroll. Di që është specialist i trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës. Edhe A… i cili është zv/drejtor në Policinë e Tiranës

Fiksi – Si shpërbleheshin punonjësit e policisë nga pronarët e këtyre qëndrave?

Vajza – I jepnin njëfarë rrogë mujore.Shifra ishte shumë e lartë. Diku tek 10 mijë euro-20 mijë euro. Siç të thashë edhe më parë, tek jo shumë mblidheshin edhe lekët që linim ne nga ekstrat.

Fiksi – Keni parë ndonjë herë ju policë që marrin lekë brenda qendrës, apo mënyrën sesi e paguajnë policinë?

Vajza – E kam parë pronaren, e cila fliste në telefon dhe e takonte në vendet e tyre, jo në ambientet e punës asnjëherë. Komunikimi bëhej në whatsapp dhe ishte me kode. Ajo shpesh na e tregonte në komunikimin që kishte me A… për të na dhënë siguri që ja policia nuk ju ngacmon. Dhe na tregonte që po shkoj të takoj shefin për t’i dhënë pagesën. Vazhdoni punën të qeta. Dhe në të vërtet ne nuk kemi patur probleme.

Fiksi – Çfarë u ofronin këta punonjës apo drejtues të policisë?

Vajza – Siguri.Që nuk do përfundonim të dilnim as nëpër lajme, as që të përfundonim në burg asgjë. Edhe në drejtori kur na merrnin, na mbanin as 30 minuta dhe na lëshonin prapë gjasme na kanë gjetur të pastër.

Fiksi – Për 1 vit që keni punuar aty, sa herë ju kanë shoqëruar në drejtori?

Vajza – 3-4 herë. Arsyeja e vetme ishte denoncimet e banorëve të pallatit ku është qendra. Mbaheshim shumë pak, dilnim dhe riktheheshim në qendër dhe vazhdonim punën normalisht deri në 2 të natës.

Fiksi – Ju thatë pak më sipër që vinte herë pas here policia për kontrolle. Përse vinte policia kur ata ishin të paguar?

Vajza – Vinte për të nxjerrë veten e tyre të pastër, domethënë ne erdhëm se u bë denoncimi, por nuk gjetën asgjë. Normalisht sepse ata lajmëronin K… (pronaren) dhe ajo na merrte ne që na paralajmëronte. Ne pastronim ambjentin dhe i prisnim policët me krahët hapur.

Fiksi – Këto janë akuza të rënda, që ju ngrini ndaj këtyre personave. A keni fakte për këto sa thatë deri më tani?

Vajza – Kjo është e vërteta, nuk janë akuza. Kam bisedat me pronaren ku më thotë mos ki merak, jemi të sigurtë. Biseda që i ka bërë hapur në telefon.

Fiksi – A keni kërkuar ju ndihmë nga shteti?

Vajza – Po kam kontaktuar në shumë vende, por nuk kam marrë përgjigje. Kam kontaktuar me Spak, AMP edhe drejtues të tjerë që janë mbi uniformat blu. Kontaktet ua kam marrë në faqet zyrtare të tyre që i kanë afishuar për ankesat nga qytetarët.

Fiksi – Keni marrë ndonjë përgjigje prej tyre?

Vajza – Vetëm Ardi Veliu më ka kthyer përgjigje: Faleminderit për besimin tuaj dhe do ta ndjekim. Mesazhet i kam në telefon. Kam kontaktuar edhe Met Rrumbullaku, por nuk kam marrë përgjigje.

Fiksi – A keni frikë?

Vajza – Jo nuk kam asnjë lloj frike. Unë e kam lënë këtë profesion.

Fiksi – Çfarë kërkoni nga Fiks Fare?

Vajza – Kërkoi nga Fiksi, që të mbetem anonim, dhe të demaskojë këta persona të cilët janë dënuar njëherë për këtë vepër penale dhe vazhdojnë akoma duke shfrytëzuara vajza të mitura dhe duke u pasuruar me lëndë narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Dua të bëni ju atë që nuk po bën shteti.

Marrë nga Top Channel

prostituta te mitura droge qender masazhe

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2023, 17:50 Gjergj Erebara

INFOGRAFIK/ Pensioni përballë inflacionit

Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që sy...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj