21 Shtator 2023, 19:55
Nga I.A
Arma
TIRANË- Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi mbrëmjen e djeshme një efektiv policie në Tiranë është arrestuar. Mësohet se Bozhanaj u arrestua pranë banesës së tij, ndërkohë që arma me të cilën plagosi efektivin e Shqiponjave Edlir Alleshi, është sekuestruar. Alleshi ditën e djeshme ishte në ndjekje të Bozhanajt, teksa ky i fundit për tu larguar, e qëlloi disa herë. Nga plumbat e shtënë, 2 prej tyre kapën efektivin në bark, i cili ndodhet në spital.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al
klered bozhanaj edlir alleshi plagoset efektivi i shqiponjave
Aktualitet
21 Shtator 2023, 19:28
I.A
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë ka pë...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 19:05
h.k
I akuzuari dhe viktima
GREQI-Fillimisht humbi kontrollin e makinës dhe kaloi në përroin e kundërt dhe më pas tërhoq...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 19:05
I.A
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një kamion i mbushur me interte ka hum...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 18:52
h.k
Skavica
SKAVICA-Një deklaratë e përbashkët për shtyp e rrjetit CEE Bankwatch, organizatës mjedisore EuroNatur, Shoq...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 18:45
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësoh...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 18:31
I.A
Policia britanike
ANGLI- Shqiptari që vrau bashkëatdhetarin e tij në Angli është dënuar. Kentonline shkruan se Shpend Ha...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 17:50
Gjergj Erebara
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria shqiptare njoftoi se do të rrisë pensionet me 8.6% duke filluar nga shtatore, një rritje kjo që sy...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 17:36
f.i
foto ilustruese
GJERMANI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi është kapur me marijuanë ...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 17:15
h.k
Foto ilustruese Gent, Belgjikë
BELGJIKË-Prokuoria belge ka kërkuar 3 vjet burg për të riun shqiptar të akuzuar si shpërn...
Aktualitet
21 Shtator 2023, 17:00
h.k
foto ilustruese
TIRANË-Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë pritet javën tjetër të miratojë disa ndryshime.S...