LIVE UPDATES
Aktualitet

1/3 të moshuar dhunohen nga fëmijët për shkak të varësisë nga droga, rrëfimet e trishta: Shpërthen pa shkak, kam frikë nga im bir

Kur prindërit e zbuluan se djali i vetëm kishte varësi nga droga, ata nuk kishin mundësi që ta shtronin për rehabilitim, por shmangën mbajtjen e parave në banesë, bizhuteritë, por edhe objekte që do të konvertoheshin në para. Por as kjo nuk qe një zgjidhje.

19 Tetor 2022, 14:49 Nga k.m.
1/3 të moshuar dhunohen nga fëmijët për shkak të
Foto ilustruese

TIRANË- Një në tre të moshuar apo që kanë lidhje prindërore, dhunohen nga fëmijët e tyre për shkak të varësisë nga droga. Kjo shifër i pohohet Gazetasi.al nga burime shumë të sigurta policore që bazohen tek denoncimet në rang kombëtar të të moshuarve, të cilët jetojnë me njërin nga dhunuesit.

Policia i thotë Gazetasi.al se pjesa tjetër që dhunojnë të moshuarit, janë djem të alkoolizuar, kurse në një përqindje të papërfillshme, prindërit e moshuar goditen fizikisht nga fëmijët vajza dhe djem, gjatë mosmarrëveshjeve banale kur mungon komunikimi midis tyre.

Gazetasi.al iu vendosën në dispozicion vendime që tregojnë dramën e shkaktuar në dhjetëra familje nga varësia e drogës. Babai i dhunuar është i moshës 50 vjeç dhe sipas denoncimit, situata i doli nga kontrolli me të birin, me të cilin jetojnë në zonën e Saukut pranë Tiranës, pasi  R.T., nisi të vjedhë fillimisht biçikleta.

Më pas sende të tjera jashtë shtëpisë dhe pak nga pak, ai iu afrua shtëpisë. Kur prindërit e zbuluan se djali i vetëm kishte varësi nga droga, ata nuk kishin mundësi që ta shtronin për rehabilitim, por shmangën mbajtjen e parave në banesë, bizhuteritë, por edhe objekte që do të konvertoheshin në para. Por as kjo nuk qe një zgjidhje.

T.T., që dha prova të mjaftueshme për policinë për nisjen e procedimit penal ndaj fëmijës së vetëm për akuzën e nenit 130/a të Kodit Penal, thotë: I kërkoi para të ëmës për të dalë. Por ne kemi kohë që dyshojmë se nuk mbajmë asnjë të hollë në shtëpi. Jemi të bindur që ai pi drogë. Është bërë i egër dhe shpërthen pa shkak. Bërtet dhe është agresiv. Nisur nga ky fakt se djali ynë është përdorues, e ëma nuk i dha asnjë lek, ndaj nuk i dhashë as unë.

I riu ka shpërthyer, duke thyer çdo gjë që i dilte përpara.

“Kështu R.  filloi të dëmtojë sendet dhe orenditë shtëpiake. Gjendur në këto kushte, i frikësuar i fola dhe po përpiqesha ta qetësoja, por im bir më sulmoi fizikisht. Më qëlloi me grushte, me shkelma, me orenditë që i kishte thyer, derisa ndërhyri gruaja dhe më hoqi nga duart e tij. Ishte i fortë fizikisht dhe përveç gruas ndërhyri dhe nëna ime, por ai u egërsua akoma më tepër dhe kërkonte me patjetër para”, - shprehet babai i përdoruesit të drogës.

Policia konfirmon për Gazetasi.al se i dyshuari është përdorues droge, pasi disa herë është shoqëruar me doza të ndryshme, por më pas çështja është pushuar, duke qenë se ka rezultuar përdorues.

“Që është përdorues, e kam konstatuar i pari dhe i kërkova nënës time të bënte kujdes, pasi ajo e mban pensionin në një kuletë në trup. Së bashku me gruan, i hoqëm paratë nga shtëpia. Djali na ka dhunuar edhe herë tjetër, por ne nuk kemi ardhur në polici, sepse kemi menduar që T. do ndryshonte sjellje” shton më tej prindi i keqtrajtuar në dosjen që iu tregua Gazetasi.al.

Në të njëjtën linjë është edhe gjyshja, e cila thotë se “ne i shmangemi sa herë agravohet, mbyllemi në një dhomë dhe nuk reagojmë”, - shton e moshuara, e cila është kthyer disa herë dëshmitare e sulmeve të të riut për të marrë para nga prindërit.

Pas këtij përshkrimi policia i pohoi Gazetasi.al se asnjë nga prindërit, por edhe gjyshja e tij nuk u paraqitën për të kryer ekspertizën fizike për të vërtetuar shenjat e dhunës që do të sjellin ngritjen e akuzës ndaj të riut, që sipas kartelës që i ati paraqiti, ai duhet falur, sepse i ka nisur viti akedemik dhe rrezikon të humbasë studimet e larta.

“Depozitoj këtë deklaratë noteriale me përgjegjësi të plotë dhe dua të them se konflikti ndodhi për fajin tim, pasi e provokova tim bir”, - shton më tej babai, i cili pavarësisht këtij qëndrimi, nuk e ka bindur gjykatën se i riu duhet të lërë qelinë./GazetaSi

policia e shtetit abuzimi me lendet narkotike

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit