LIVE UPDATES
Aktualitet

150 milionë euro pronë publike i jepet privatit

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur një garë për “zhvillimin” e pronës publike, më pak se një javë pasi  Këshilli i Ministrave vendosi transferimin e disa pronave shtetërore në përgjegjësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

7 Qershor 2024, 14:24 Nga r.ll
150 milionë euro pronë publike i jepet privatit
kullat ne tirane

TIRANË- Pa kaluar një muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore që i lejojnë ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të privatizojë pronat e institucioneve shtetërore, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur një thirrje për ndërtim në disa zona kyçe në kryeqytet. Thirrja parashikon ndërtimin e dy kullave të reja nga privati, në këmbim të ndërtimit të zyrave për disa institucione shtetërore. Vlera e tregut për kullat arrin të paktën 150 milionë euro.

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka hapur një garë për “zhvillimin” e pronës publike, më pak se një javë pasi  Këshilli i Ministrave vendosi transferimin e disa pronave shtetërore në përgjegjësi të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Me zhvillim në këtë rast nënkuptohet ndërtimi në disa zona të Tiranës mbi tokë publike nga privati, duke i dhënë këtij të fundit mundësinë që të përfitojë pronë në këmbim të ndërtimit të zyrave për disa institucione shqiptare.

“Rezultati i këtij konkursi do të jenë projekt-idetë për qendra të reja administrative në Tiranë si dhe projektet paralele në formën e zhvillimeve private, të cilat do të ndërtohen si pjesë e kontratës me partnerin fitues.” – shkruhet në shpalljen e AKPT-së.

Zhvillimet private nënkuptojnë ndërtimin e dy kullave në Tiranë.

Kulla e parë, parashikohet të jetë deri në 41 kate, me 52,500 metër katror sipërfaqe ndërtimi do të ndërtohet në Bulevardin Zhan D’Ark, në pronën ekzistuese të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Qendra e Shërbimeve Arsimore

Në këmbim qeveria do të marrë ndërtimin e 22,000 metrave katrorë për zyra tek Komuna e Parisit.

Kulla e dytë parashikohet të jetë deri në 40 kate, ose 40,000 metër katror dhe do të ndërtohet tek rruga Muhamet Gjollesha, në pronën publike ku sot është Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Agjencia e Trajtimit të Pronave
Agjencia e Trajtimit të Pronave

Përveç se pronë publike, në këtë rast harta ku shënjohet zona e konkursit duket se përfshin edhe të paktën dy godina që janë prona private.

Në këmbim të ndërtimit të kësaj kulle në pronë publike, shteti ka kërkuar 15 mijë metra katror zyra tek Zogu i Zi, ku ndodhet Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Pra në total do të ndërtohen deri në 92,500 metra katror kulla dhe 37,000 metër katror zyra shtetërore.

Për të llogaritur vlerën e ndërtimit që privati ftohet të kryejë në pronën publike përmes kësaj thirrjeje të AKPT-së, mjafton të shohim çmimet e referencës për Bashkinë Tiranë sipas zonave kadastrale.

Kulla e parashikuar në Bulevardin Zhan D’Ark përket me Njësinë 3 të Bashkisë, zona 3/1 ku çmimi i referencës është 98,500 lekë për metër katror. Ndërsa kulla e dytë, e parashikuar tek rruga Muhamet Gjollesha i përket njësisë 7, zona 7/2 ku çmimi i referencës shkon në 123,400 lekë për metër katror.

Bazuar tek këto çmime, vlera e kullës 41 kate në Bulevardin Zhan D’Ark shkon deri në 5 miliardë lekë. Po kaq shkon edhe vlera e kullës së dytë, asaj 40 kate tek rruga Muhamet Gjollesha.

Sipas thirrjes, këto dy kulla do të përdoren për zyra, banesa, shërbime, tregëti dhe parkim nëntokësor. Sipas çmimeve të referencës së shtetit shqiptar, “çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi në Bashkinë Tiranë është 2 (dy) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit”.

Kjo do të thotë se, përmes këtij konkursi, shteti shqiptar po i jep privatit të paktën 150 milionë euro ndërtim në pronë publike.

Kjo vlerë mund të shkojë edhe më shumë pas dy-tre viteve kur të përfundojnë punimet, shpjegon eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.

Ish këshilltari i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës thekson edhe një tjetër përfitim.

Ai nënvizon se kontratat qeveritare në raste të tjetërsimit të objektit shtetëror dhe tokës në zotërim të qeverisë me një pronësi të privatit dhe qeverisë ofrojnë mundësi unike dhe qëndrueshmëri që mund të ketë ndikim transformues për bizneset që investojnë paratë me burime të ndryshme.

Duke siguruar kontrata qeveritare, shpjegon Gjokutaj, bizneset kanë potencialin për të shfrytëzuar një rrjedhë të qëndrueshme dhe të larmimshme të të ardhurave, për të hyrë në tregje fitimprurëse dhe për të shfrytëzuar mundësinë për sukses afatgjatë.

Por ky përfitim për privatin, në vende jo demokratike shoqërohet me një rrezik.

Konkursi i hapur në 4 Qershor, pritet të përfundojë brenda Shtatorit.

Në një kohë kur Tirana konsiderohet e mbi ndërtuar dhe kullat janë shtuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, duket se qeveria nuk do të ndalet duke nisur ndërtimin e tyre edhe në prona shtetërore. Thirrja e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit bën pikërisht këtë kur fton privatin të ndërtojë zyra shtetërore, në këmbim të përfitimit të ndërtimit të godinave që do të shfrytëzohen prej saj, në vendndodhje kyçe të qytetit të Tiranës./Marrë nga Faktoje.al

kullat ne tirane agjencia kombëtare e planifikimit të territorit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj