Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti vjetor i Inspektoratit Qendror ndalet në rastin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregjeve duke sjellë në vëmendje si problematikë pikërisht mungesën e transportit. Ky inspektorat referuar raportit operon në një numër të madh tregjesh dhe mbulimi që kërkohet është i madh çka edhe sjell më pas kufizime.
TIRANË- Inspektimi në tregje të ndryshme nga ana e Inspektorateve duket se në disa raste kufizohet edhe nga aspekte elementare siç është mungesa e mjeteve të transportit. Raporti vjetor i Inspektoratit Qendror ndalet në rastin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregjeve duke sjellë në vëmendje si problematikë pikërisht mungesën e transportit. Ky inspektorat referuar raportit operon në një numër të madh tregjesh dhe mbulimi që kërkohet është i madh çka edhe sjell më pas kufizime.
“Mungesa e automjeteve të transportit për trupat inspektuese në kryerjen e detyrave funksionale të institucionit, të cilat sjellin vështirësi në realizimin e planit të inspektimeve, duke pasur në konsideratë shtrirjen e gjerë territoriale; Nevoja për ristrukturim të institucionit, duke qenë se ISHMT është institucion raportues për Kapitujt e BE-së dhe duke qenë se në fushën e Pronësisë intelektuale, sipas ligjit parashikohen 12 fusha të të drejtave të autorit që gëzojnë mbrojtje, por aktualisht inspektohen vetëm 4 fusha” vlerëson raporti i Inspektoratit Qendror.
I njëjti nënvizon se rritja e gamës së fushave të inspektimit, shtrirja e gjerë territoriale të ushtrimit të veprimtarisë së ISHMT-së dhe shtimi i fluksit shumë të lartë të praktikave administrative shtron nevojën për rritjen e numrit të stafit.
Sa i takon aspekteve rregullatore raporti vëren se ka nevojë për përmirësime të legjislacionit në fushën e Mbikëqyrjes së Tregut dhe të Pronësisë Intelektuale, për ashensorët, për detergjentët dhe për pronësinë intelektuale. Gjithashtu shihet të arsyeshme trajnimet për fusha të reja apo analiza laboratorike.
“Nevoja për trajnime dhe fushata sensibilizuese, për fusha të reja si për aeroplanët pa pilot, kimikatet, pajisjet aerosol, programet kompjuterike, si dhe informimi i konsumatorëve dhe operatorëve ekonomik në lidhje me kërkesat ligjore që shtron legjislacioni; Nevoja për ndryshime proceduriale që duhet t’i nënshtrohen analizave laboratorike në laboratorë të huaj, duke patur në konsideratë që në Shqipëri ekziston vetëm një laborator i akredituar për analizat e tekstilit dhe lëkurës, ndërsa për produkte të tjera që janë në fokusin e inspektimit të ISHMT-së si: lodra, detergjente, produkte të kujdesit për fëmijë, etj., analizat duhet të kryhen në laboratorë të akredituar të huaj” nënvizon raporti.
Marrë nga Monitor
Dritan Dajti TIRANË- Gjykata e Lartë ditën e sotme ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së Dritan Dajtit ...
Pamjet DHËRMI- Janë publikuar pamjet nga vendi ku është gjetur trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra në orët e para të d...
Foto Ilustruese Në Ekuador, vrasjet u rritën tetëfish midis 2018 dhe 2023. Huffington Post shkruan se autorët pothuajse nuk sillen para...
fotoja TIRANË- Një foto e shkrepur nga protesta e opozitës ditën e djeshme para Kuvendit, është radhitur nga Reuters në ...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- 6065 bimë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Gjithashtu jan&eu...
Foto ilustruese ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i shqi...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia një shqiptar i shpallur në kërkim. Mësohet se Armando Sulaj &eu...
foto ilustruese KORÇË- Dy persona janë arrestuar në korçë për vepra penale të ndryshme. Një 27-vjeç...
vendgjarja DHËRMI - Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerlda Shehu vrau me...
foto ilustruese FIER- Një i ri 20-vjeçar është proceduar në Fier ditën e sotme për drejtim mjeti paleje drejtimi si dh...