Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu janë identifikuar edhe katër kultivues.
SHKODËR- 6065 bimë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Gjithashtu janë identifikuar edhe katër kultivues. Në fshatin Mazhar policia ka gjetur 41 bimë narkotike në proces tharjeje. Ndërkohë ka identifikuar 4 autorët e kultivimit të këtyre bimëve.
Ndërsa në Has policia ka gjetur 1570 bimë narkotike ku dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale si “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu në Shkodër policia ka gjetur 3754 bimë narkotike
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni kombëtar anticannabis i koduar “Territor i pastër”. Kontrolle intensive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, dhe asgjësohen 6065 bimë cannabisi. Identifikohen 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë. Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur në fshatin Mazhar, 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar 4 shtetas (vëllezër), autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, dhe po punon për kapjen e tyre. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mazhar dhe për inspektorin e pyjeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë gjetur në fshatin Zahrisht, 1570 bimë narkotike. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit dhe për inspektorin e pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë, 3754 bimë narkotike.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Vlorë, Shkodër dhe Kukës, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Foto ilustruese ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i shqi...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet dhe ekstradohet nga Italia një shqiptar i shpallur në kërkim. Mësohet se Armando Sulaj &eu...
foto ilustruese KORÇË- Dy persona janë arrestuar në korçë për vepra penale të ndryshme. Një 27-vjeç...
vendgjarja DHËRMI - Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerlda Shehu vrau me...
foto ilustruese FIER- Një i ri 20-vjeçar është proceduar në Fier ditën e sotme për drejtim mjeti paleje drejtimi si dh...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se një 19...
foto TIRANË- Një skandal ka ndodhur lidhur me tenderin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në spitalin e Beratit. B&eu...
Foto ilustruese SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve ka dalë më një reagim pas raportimeve për vdekjen e të burgosurit, Eduard Koka....
Foto ilustruese TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjen me short...
foto ilustruese DHËRMI- Arrestohen dy turistë anglezë në Dhërmi. Mësohet se gjatë kontrollit u janë gjetur doz...