Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat
3 Korrik, 21:32
Dita e 34-t&eum...
Aktualitet
29-vjeçarja humb jetën në Vlorë, dyshohet se u mbyt në det
Viktima është identifikuar si Afërdita Xhilaj. Sipas të dhënave paraprake, e reja dyshohet se është përfshirë nga rrymat e forta detare, që e bëjnë këtë zonë një nga më problematiket përgjatë vijës bregdetare.
3 Korrik 2026, 18:00Nga G.M
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një 29-vjeçare ka humbur jetën, pasi dyshohet se është mbytur në det në zonën e plazhit të Porto Novos.
Viktima është identifikuar si Afërdita Xhilaj. Sipas të dhënave paraprake, e reja dyshohet se është përfshirë nga rrymat e forta detare, që e bëjnë këtë zonë një nga më problematiket përgjatë vijës bregdetare.
Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar me gomone drejt Triportit, për t’u dërguar më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore dhe po merr në pyetje banorë e pushues që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhen plotësisht rrethanat e këtij rasti./Dosja.al