LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/ Berisha: PPE kërkon krijimin e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e sotëm online me qytetarët ka deklaruar se raporti i misionit faktmbledhës të Partisë Popullore Europiane (PPE) i ardhur në Tiranë në Shkurt 2026, për Shqipërinë përbën, sipas tij, pasqyrën më besnike të realitetit aktual shqiptar. • Ai u shpreh se raporti, u miratua me unanimitet në asamblenë politike të PPE në Vjenë të zhvilluar në datat 29-30 qershor 2026, dhe paraqet Shqipërinë si një shtet të kapur nga krimi i organizuar dhe nga lidhjet e tij me nivelet më të larta të qeverisë. • Berisha u shpreh se në raport pasqyrohet edhe zhdukja e vijës ndarëse midis shtetit dhe partisë në pushtet, si dhe deformimi i garës ekonomike përmes prokurimeve publike dhe koncesioneve. • Kryedemokrati u shpreh se, një nga pikat kryesore të raportit është kërkesa për krijimin e një qeverie teknike apo kujdestare për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. • Kryedemokrati shtoi më tej se kjo kërkesë, tashmë është mbështetur edhe nga protesta qytetare që sot është në ditën e 35-të të saj, të cilën ai e cilësoi si një lëvizje rinore dhe qytetare me rëndësi historike. • Berisha e akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij, për lidhje me krimin e organizuar, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku, sipas tij, rendi dhe siguria janë në duart e krimit. • Gjithashtu ai u shpreh se, PD do të ndjekë ‘politikë zero tolerancë ndaj lidhjeve të politikës me krimin dhe kartelet e drogës’, duke paralajmëruar se, sipas tij, të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë. • Në fund, Lideri i opozitës u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që sonte të jenë në shesh në protestën kombëtare të thirrur nga qytetarët.

5 artikuj për këtë temë.

3 ORE ME PARE

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të pavarësis së saj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se kombi i lirë amerikan, e shndërroi vendin e tij nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër.

Ai shtoi se për shqiptarët, qeveria e SHBA-së kanë pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit. Këtu ai permendi shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. 

Postimi i Sali Berishës

Sot, 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së
Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij.
Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër.

Por, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë. Prandaj, ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës. Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë: në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Zoti i bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar!/Dosja.al

4 ORE ME PARE

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD, largimi i Edi Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira(VIDEO)

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkesa e protestuesve është edhe kërkesa kryesore e PD-së. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se largimi i Edi Ramës dhe qeveria teknike për zgjedhje të lira janë edhe kërkesat e PD-së.

Lideri i opozitës tha se do të ishte tradhti e lartë po të mos mbështesje ata të rinj në idealet, ëndrrat, sakrificat e tyre. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk mund të pengohej për shkak të disa thirrjeve të opozitës së opozitës apo grupeve të paguara nga Xhorxh Sorosi.  Berisha tha në fund, se Partia Demokratike ka deklaruar se kjo nuk është protestë e saj dhe nuk bën asnjë përpjekje as më të voglën për ta ngjyrosur atë.

Suela Gjedede: Në protestë dëgjohen thirrje ‘Rama në burg, Berisha në burg’ që reflektojnë pakënaqësi ndaj të dyja kampeve politike. Si e komentoni kontrastin mes masave të ndërmarra nga qeveria Rama ndaj protestuesve dhe mbështetjes politike që protesta mori nga Partia Popullore Europiane ku bën pjesë edhe PD-ja?

Sali Berisha: Për sqarim zonjë, mbështetja që mori nga Partia Popullore Europiane ishte rezoluta që paraqiti Partia Demokratike, në të cilën kërkoi mbështetje për protestën. Kurse thirrjet, e kam theksuar dhe theksoj, ato thirrje as nuk e kanë penguar dhe as nuk do ta pengojnë kurrë Partinë Demokratike për t'i dhënë mbështetjen më të fuqishme protestës dhe do thoni ju pse? Së pari, do të ishte tradhti e lartë po të mos mbështesje ata të rinj në idealet, ëndrrat, sakrificat e tyre.
Së dyti, të pesë kërkesat e tyre janë absolutisht kërkesa për të cilat Partia Demokratike ka vite që i mbron dhe lufton.

Të gjitha ligjet që kërkohen të ndryshohen janë kërkesa shumë të drejta për të cilat ne i kemi kundërshtuar në komisionet parlamentare, i kemi kundërshtuar në deklarata publike, i kemi kundërshtuar në seancë parlamentare, i kemi kundërshtuar në dëgjesa publike, por në fakt për disa prej tyre kemi marrë dhe kemi paguar edhe çmimin për të cilin jemi krenarë.
Natyrisht, besoj se jemi dakord, kryekërkesa e protestës, prej 3-4 vitesh është dhe kërkesë kryesore e Partisë Demokratike: largimi i Edi Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Atëherë, ke të drejtë, a mund të pengohej Partia Demokratike për shkak të disa thirrjeve të opozitës së opozitës apo grupeve të paguara nga Xhorxh Sorosi apo të tjerë e të tjerë me radhë? Absolutisht jo. Nuk mund të pengohesh kurrë. Partia Demokratike zgjodhi rrugën më të drejtë. Partia Demokratike deklaroi se kjo nuk është protestë e saj dhe nuk bën asnjë përpjekje as më të voglën për ta ngjyrosur atë. Është një protestë rinore, qytetare në të cilën kanë marrë pjesë me qindra dhe mijëra demokratë, anëtarë dhe anëtare, mbështetës dhe mbështetëse të thjeshtë, por edhe drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, që të gjithë pa përjashtim si qytetarë të thjeshtë, në moton e një lëvizje qytetare. Pra, ne kemi qenë luajalë, kemi mbështetur në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar me të gjithë potencialet tona dhe do ta mbështesim këtë lëvizje, pa asnjë interferencë në mënyrë kategorike në problemet e saj të brendshme./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë, por historia ka faktuar se fuqinë nukleare e ka populli(VIDEO)

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot është dita e kombit shqiptar, pasi qindra mijëra shqiptarë po vërshojnë drejt Tiranës për të protestuar. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se sot është dita në të cilën Edi Rama duhet të jap dorëheqjen një minutë e më parë.

Kryedemokrati tha se kryeministri Rama ka falangat e policisë, por historia ka faktuar se fuqinë e ka populli. Sipas tij, zemërimi dhe hakmarrja e popullit është tashmë e mirënjohur si fuqi nukleare njerëzore.

Klementina Guraziu: Çfarë pritshmërish keni nga protesta e sotme?

Sali Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Sot qindra mijëra shqiptarë po vërshojnë nga toka, deti, ajri, nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e botës, për në kryeqytetin e vendit, Shqipëri. Sot është dita në të cilën Edi Rama, në rast se i ka mbetur edhe vetëm një nanogram arsye, jep dorëheqjen një minutë e më parë. Dhe zonja Guraziu, unë dua t'i them, t'i jap dhe një paralajmërim Edi Ramës. Sepse këto ditë ai bëri një deklaratë tipike të diktatorit hakmarrës.

Ai u tha protestuesve me mburrje dhe krenari se monopolin e dhunës e kemi absolutisht ne, e kishte fjalën për shtetin.
Tashti unë dua t'i them atij, dua t'i kujtoj vetëm një gjë. Mos të të rrejë mendja se vërtet ti ke falangat e policisë dhe forcën e mjeteve të tyre. Po dije një gjë, historia ka faktuar se fuqinë nukleare e ka sovrani, e ka populli. Dhe mos guxo, mos guxo të tentosh të matesh me popullin. Zemërimi i popullit, hakmarrja e popullit është tashmë e mirënjohur si fuqi nukleare njerëzore./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre(VIDEO)

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve dhe ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe ushtruan dhunë barbare ndaj tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se në të gjithë botën politikanët janë gjuajtur me vezë dhe me miell.

Më tej ai tha se qeveria u përpoq të të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato, sipas tij nuk ishin të vërteta. Kryedemokrati theksoi se dhuna e përdorur nga ajo që ai e quan "narkopolicia" ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse dhe më primitive.

Sali Berisha: Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë. Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur. Me gaz lotsjellës të skaduar. Me spraj speci të përdorur për arinjtë. Me topa uji. Me shqelma në kokë. Me gurë. Me të gjitha mjetet, ndaj vajza dhe djemve të cilët dhunën më maksimale e patën hedhjen e vezëve dhe qeseve me miell drejt deputetëve. Dhuna e përdorur nga narkopolicia ndaj protestuesve ishte dhuna më hakmarrëse, më primitive.

Në të gjithë botën, politikanët janë gjuajtur me vezë, me miell, etj. Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe. Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë. Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake. Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.

Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit. Sot ata dalin para gjyqit. Unë kërkoj në emër të PD, lirimin e tyre të menjëhershëm dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që ushtruan dhe urdhëruan një dhunë ndaj protestuesve paqësorë./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë(VIDEO)

"Mbështet plotësisht protestën rinore qytetare..."/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh kjo është një arritje e madhe për qytetarët që protestojnë për një kauzë të madhe kombëtare.

Lideri i opozitës theksoi se kjo është protesta që në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Evropë, ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik.

Berisha: Në rezolutën e miratuar për raportin renditen të gjitha problematikat e mëdha të raportit, por shtohet gjithashtu paragrafi për protestën rinore qytetare të shqiptarëve, që arrin sot në ditën e 35-të të saj. PPE mbështet protestën për shkak të kauzës të saj të drejtë. Mendoj se kjo është një arritje e madhe në radhë të parë për ata djem dhe vajza, burra dhe gra që kanë 35 ditë që protestojnë për një kauzë të madhe kombëtare me orë e orë të tëra dhe janë bërë shembull në mbarë botën për protestën e tyre paqësore. Pra mund të themi se sot protesta mund të jetë ndoshta e vetmja protestë në 30 vitet e fundit në Shqipëri dhe Evropë, e cila ka marrë mbështetjen e plotë të të gjithë spektrit politik./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë