35 ditë revoltë kundër Ramës/ Diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushtojnë" Kryeqytetin
35 ditë protestë kundër Ramës/ diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushto...
35 ditë protestë kundër Ramës/ diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushto...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
• Diaspora ka 'zbarkuar' këtë të shtunë në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. • Shumë prej makinave mbajnë flamuj kuq e zi, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës. • Shqiptarët e diasporës do të ndalen së pari në paraburgimin në rrugën “Mine Peza”, aty ku ndodhen 12 protestuesit e arrestuar gjatë protestës para Parlamentit. • Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. • Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku do të mbajnë dhe fjalime. • Autokolonat me shqiptarët e diasporës janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. • Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. • Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Ndërkohë, organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shqiptarët e diasporës kanë shkuar para Komisariatit Nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit që u arrestuan Para Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, me makina dhe flamuj kuq e zi, diaspora ka bërë thirrje në kor: Lironi çunat.
Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku do të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat me shqiptarët e diasporës janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Diaspora ka mbërritur në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në tubimin kombëtar që pritet të nisë në Kryeqytet.
Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku pritet të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi./Dosja.al
MORINË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh këtë të shtunë, në një ditë kur në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare.
Sipas njoftimit, radhët në dalje të Kosovës kanë arritur deri në 3.5 kilometra, ndërsa shkak i vonesave janë procedurat e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.
“Ju informojmë se sot, nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e këtyre kontrolleve apo vonesave. Ndërkohë, pritjet në kufi kanë prekur qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, si për pjesëmarrje në protestë, ashtu edhe për arsye të tjera./Dosja.al
TIRANË- Diaspora ka 'zbarkuar' këtë të shtunë në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, në autostradën në drejtim të Tiranë është krijuar një varg i gjatë automjetesh. Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës.
View this post on Instagram
Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku pritet të mbajnë dhe fjalime. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.
Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi./Dosja.al
TIRANË- Shqiptarët e diasporës pritet të mbërrijnë gjatë kësaj të shtune në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar. Sipas një prej koordinatorëve të organizimit, pjesëmarrësit po udhëtojnë nga disa vende europiane, duke hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare të Igumenicës dhe Muriqanit.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë radhë të gjata në hyrje të vendit, ndërsa në Muriqan kolona e mjeteve raportohet se shtrihet deri në Urën e Bunës. Koordinatori i protestës bëri të ditur se një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, Itali dhe Greqi kanë zgjedhur itinerarin përmes Igumenicës, ndërsa qytetarë nga Belgjika, Franca, Austria, Britania dhe Gjermania po hyjnë nga veriu i vendit.
Sipas tij, shumë prej tyre kanë udhëtuar për dy ditë rresht për të marrë pjesë në protestë. Ai u shpreh se mobilizimi i diasporës synon të bashkojë zërin e shqiptarëve dhe theksoi se protesta do të ketë karakter politik. Në deklaratën e tij, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike./Dosja.al
View this post on Instagram