LIVE UPDATES
Aktualitet

“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”/ Denoncimi: Dentistët turq në Tiranë punojnë pa licencë

Sipas denoncimit stomatologët turq Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.

28 Shkurt 2025, 21:31 Nga B.Z
“30 vjet garanci, është 550 mijë lekë”/
Foto ilustruese

TIRANË - Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan nga një stomatologe për konkurencë të pandershme nga dentistë që punojnë pa licencë. Ajo thotë se stomatologët turq Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.

“Stop” udhëton drejt Vlorës dhe realizon një konsultë me Melik Balikci në klinikën e babait të tij, Ziko Balikci.

Qytetari: Dua të bëj një konsultë që të flas.

Melik Balikci: Po! Çfarë problemi ke?

Qytetari: Kam dhëmbët!

Melik Balikci: Po!

Qytetari: Edhe kam këtë dhëmballën, e kam të mbushur e më bezdis!

Melik Balikci: Hajde këtej! Hajde ta shikojmë! Mbështetu!

Qytetari: E kam keq?

Melik Balikci: Po, po! Duhen hequr njëherë, duhen pastruar këto! Këto gurëzat.

Qytetari: Sa lekë vete heqja e gurëzave?

Melik Balikci: 40!

Qytetari: 40 mijë lekë?

Melik Balikci: 40 mijë lekë. Pra do bësh një pastrim gurëzash. Ta bëjmë njëherë pjesën e gurëzave. Të pastrojmë njëherë dhëmbët, çfarë ke, çfarë s’ke, pastaj në fund do të shikosh vetë çfarë problemi ke, çfarë shqetësimi të jep se tani janë gurëzat ato që mbajnë vendet atje.

Qytetari: Ti je ky doktor Ziko?

Melik Balikci: Jo, jam djali i tij.

Qytetari: Si e ke emrin ti?

Melik Balikci: Melik!

Edhe në zemër të Tiranës, në Blanco Dental “Stop” kryen një konsultë me Ibrahim Balikci. Ata bëjnë grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale. Në QKB është hapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikci që ka të njejtën adresë të klinikave në Tiranë dhe Vlorë.

Qytetarja: Doktor Ibrahimi?

Ibrahim Balikci: Unë jam!

Qytetarja: Dua të bëj një konsultë për të parë se dua të bëj implantet!

Ibrahim Balikci: Ok! Sa të ndizet grafia dy sekonda, pritmë këtu 2 minuta!

Qytetarja: Unë kam edhe një… kam një eksperiencë të keqe nga një dentist tjetër. Para se të futesha te grafia, një konsultë me sy të lirë.

Ibrahim Balikci: Për implante nuk  të jap dot konsultë me sy të lirë. Hajde avash-avash! Ok!  Mbaruam! Do të bëj një në format letre. Pastaj një preventiv të mirë. Do ta bëj unë pak më vonë. Ky është me…  ky është zirkon, ky është full zirkon. Implanti është gjerman, ajo ka 30 vite garanci,  por kushton çikë më shumë, është 550 mijë lekë.

Qytetarja: Sa kohë keni ju që punoni…

Ibrahim Balikci: Këtu?

Qytetarja: Këtu, në profesion të paktën.

Ibrahim Balikci: Unë minimum 8 vite i kam. Babai im, ka shumë më shumë se unë. Ai është kirurgu.

Qytetarja: Po pra se mua më thanë doktor Ibrahimi më thanë,  që është turk më thanë.

Ibrahim Balikci: Po, jam unë.

Ndërkohë në listën e licencave të stomatologëve nuk rezulton asnjë nga emrat e mjekëve turq. Nga Urdhri i Stomatologut thanë se ata nuk kanë licencë./Tvklan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj