LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako për korrupsion në dy raste gjatë procedurës së dhënies me koncesion të të ashtuquajturit incenerator i Tiranës dhe dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 3 vjet e 4 muaj burgim.

28 Shkurt 2025, 16:16 Nga M.B
BIRN: Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4
Alqi Bllako

TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të premten më 28 shkurt deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i reduktohet 1/3-ta e masës, duke mbetur 3 vjet e 4 muaj. Po ashtu, u kërkua dënimi plotësues për të mos ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Seanca u shty për më datë 7 mars në orën 13:00, kur mbrojtja e Bllakos do të paraqesë konkluzionet përfundimtare. Hetimet për Bllakon në këtë çështje lidhen me kontratën koncesionare të vitit 2017 për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë, të lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Sipas prokurorisë, Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit. Për shërbimin e Bezhanit si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Bllako akuzohet se i ka kërkuar aksionerit të shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, Klodian Zoto, njëkohësisht dhe aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, që të jepte përfitimin e parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, duke e punësuar fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe siguruar një përfitim në vlerën 7. 5 milionë lekë.

Gjatë kohës që Bezhani ishte këshilltar i Kokës, ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton sipas orientimit të Alqi Bllakos duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor.  Bllako akuzohet gjithashtu se ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej 119,715 eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij në Ersekë.

Në një gjykim paralel për të njëjtën çështje SPAK ka kërkuar deklarimin fajtor të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe dënimin e tij me 4 vjet burg – dënim i cili reduktohet në 2 vjet e 8 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Po ashtu, u kërkua dhe vendosja e dënimit plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Për të pandehurit Jetmir Llapaj, Sidita Kopliku dhe Valbona Ballgjini u kërkua dënimi me nga dy vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare e dënimit mbetet 1 vit e 4 muaj heqje lire. Për dy të pandehurat Ballgjini dhe Kopliku, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 4 vjet. Edhe në këtë rast, u kërkua caktimi i dënimit plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Skandali i inceneratorëve filloi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë ‘Rama’ për shpalljen e një emergjence mjedisore, që justifikoi dhënien e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit. Më pas, të njëjtat kompani morën koncesione për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës.  Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako janë gjetur fajtorë në çështjet e inceneratorit të Fierit dhe atë të Elbasanit. Vendimi për inceneratorin e Elbasanit ka marrë formë të prerë, ndërsa çështja e Fierit u kthye për rigjykim nga Apeli i Posaçëm./ BIRN

alqi bllako

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës