LIVE UPDATES
Aktualitet

“3000-5000 lekë për klient!” Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion në lokalin me qira, dënohet me burg tutorja në Fier

Tutorja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave.

19 Tetor 2024, 10:38 Nga M.B
“3000-5000 lekë për klient!” Shfrytëzonte një
Foto ilustruese

FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me burg një tutore me iniciale Y. Xh. e cila shfrytëzonte për prostitucion një vajzë në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera në lagjen “Apollonia”. Ajo e ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3000 deri në 5000 lekë.

Tutorja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave. Nga ana tjetër, vajza me iniciale H. O., u dënua për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” me 1 vit pas hekurave, por përfundim nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 8 muaj.

Në përfundim, gjykata vendosi të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Y.Xh. dhe H.O. për veprat penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’ parashikuar nga neni 114/1 dhe 115 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të kryera duke përdorur metoda proaktive mbi procedimin penal nr.294, regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, më datë 30.11.2022, rezultoi se shtetasja Y.XH, në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera të ndodhur në lagjen “Apollonia”, Fier ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen H.O, ku kjo e fundit ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3.000-5.000 lekë.

Me vendimin nr.62-2024-41-58 (606) datë 29.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe në bazë të nenit 114/1 të K.Penal dënimin e saj me 4 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Y.Xh për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe në bazë të nenit 115 të K.Penal dënimin e saj me 2 vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e pandehura Y.Xh dënohet me 5 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës Y.XH i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 3 vjet e 4 muaj burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit.

Deklarimin fajtor të të pandehurës H.O për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” dhe në bazë të nenit 113/1 të K.Penal dënimin e saj me 1 vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurës H.O i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 8 muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të K.Penal, të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

fier

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend