LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 2019/ Zbardhet vendimi i GJKKO për Ramazan Rrajën dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit kriminal, dënimet përkatëse

Gjithashtu bëhet me dije se ata do të vuajnë dënimin e tyre në një burg të sigurisë së lartë.

19 Tetor 2024, 09:25 Nga M.B
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 2019/ Zbardhet vendimi i GJKKO
Arjan Ndoja

TIRANA- Ditën e sotme është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pesë të pandehurit, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, të cilët u dënuan për atentatin ndaj ish-pokurorit Arjan Ndoj, më 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i tij.

Mësohet se Ramazan Raja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, u dënua me 9 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë 6 vite pas hekurave. Ndërkohë, Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite. Gjithashtu bëhet me dije se ata do të vuajnë dënimin e tyre në një burg të sigurisë së lartë.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas SPAK, këta persona nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen. Pas dështimit të objektivit, ata kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ramazan Rraja, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija”.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 61, datë 18.10.2024 vendosi:

1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ramazan Rraja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit penal para ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, (për faktin penal të ndodhur në datë 30.05.2020), parashikuar nga neni 151 pg 1 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionif”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite e 6 muaj, burgim.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ramazan Rraja, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionif”, (për faktin penal të ndodhur në datë 19.04.2023), parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

1.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Ramazan Rraja dënohet me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vite burgim.

1.7 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ramazan Rraja i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite burgim.

1.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Ramazan Rraja do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, AL (PM), VM (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit/viktimës M.P, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.

2.4 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vite burgim.

2.5 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Genti Nderjaku (alias Kih, alias Ekil) i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

2.6 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil) do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe AM (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Bashkim Haxhija, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bashkim Haxhija dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

3.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bashkim Haxhija, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

3.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Bashkim Haxhija, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), për episodet e faktit penal para ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
4.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Sinani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

4.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Endrit Sinani dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vite burgim.

4.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endrit Sinani, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

4.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Endrit Sinani, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve/viktimave A.N, A.L (P.M), V.M (M), G.M dhe A.M (M), për episodet e faktit penal pas ngjarjes së datës 01.11.2019, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë)vite e 6 (gjashtë) muaj burgim
5.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Pjetri, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

5.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Julian Pjetri dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.3 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Pjetri, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5.4 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Julian Pjetri, do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara. disponohen si me poshtë:
(1) Sendet e sekuestruara të pandehurit Julian Pjetri, dhe konkretisht:

Një armë gjahu shotgan, me mbështetëse të zezë, me mbishkrim ****, e cila ka në trup numër ****, së bashku me lejen për mbajtje arme gjahu me numër **** dhe nr. Rregj. ****, në emër të shtetasit Julian Pjetri, sekuestruar të pandehurit Julian Pjetri, (futur në qesen e provave me numër serial unik ****), lënë në ruajtje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohet.

Një certifikatë pronësie e auto veturës e markës “Land Rover”, me targa ****, t’i kthehet personit që i përket.

Një prokurë e posaçme me numër **** rep dhe nr. **** kol, datë 18.11.2019, lëshuar nga notere A.S, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

Kontratë shitje mjeti numër **** rep, nr. **** kol, datë 04.02.2020, lëshuar nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit.

Prokurë e Posaçme me numër **** rep, nr. **** kol, datë 05.02.2020, lëshuar nga noteri M. Y. M, i bashkohet fashikullit të gjykimit. Një automjet tip auto veture të markës Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë me

targë ****, në pronësi të Julian Pjetri, me numër shasie: **** së bashku me dokumentacionin e tij, t’i kthehet personit që i përket.

ii) Sendet e sekuestruara të pandehurit Ramazan Rraja, dhe konkretisht: ( Një armë pistolete marka Rex Delta, ku në trup ka mbishkrimet ****, numër ****, me një krehër me 8(tetë) fishekë të kalibrit 9 m, sekuestruar të pandehurit Ramazan Rraja, lënë në ruajtje në Drejtorinë e Policisë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohet. Lekë shqiptare në vlerën **** lekë dhe **** euro, t’i kthehet personit që i përket.

Një automjet tip Mercedes Benz me ngjyrë të zezë, i blinduar me targa **** i cili rezulton i regjistruar ne emër subjektit “Alba Shoes Grup”, lënë në ruajtje në magazinën AAPSK, do të qëndrojë në ruajtje për interesa të procedimit penal të ndarë.

Një certifikatë kontrollit teknik për mjetin me targa **** dhe leja e qarkullimit për automjetin me numër serie. **** në emër të subjektit “Alba Shoes Grup” për mjetin me targa ****, i kthehet prokurorit për interesa të procedimit penal të ndarë.

Aparatet telefonike celulare te sekuestruar të hetuarve, bashkëlidhur në fashikullin e gjykimit, volumi 8, të qëndrojnë në ruajtje për interesa të procedimit penal të ndarë.

Në referim të nenit 266 pika 2, gërma b), dhe 228, paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, rivënien ne fuqi të masës së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurve Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija, Genti Nderjaku, Endrit Sinani, caktuar me vendimin nr. 89 akti, datë 20.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe ndaj të pandehurit Julian Pjetri, caktuar me vendimin nr. 96 akti., datë 20.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e vendimit
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën **** lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Ndaj pikës 7 të vendimit mund të behet ankim brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 19.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Si ndodhi atentati ndaj Arjan Ndojës? 

Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi) i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

arjan ndoja

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!