LIVE UPDATES
Aktualitet

“E bëri universiteti, jo ministria…” Vajza me çrregullime autizimi, hidhet në rrugë

Në ministri zonja ka marrë informacion se ato dy kuota janë kthyer në kuota për studentë normalë, duke lënë vajzën e saj jashtë mundësisë së shkollimit.

18 Tetor 2024, 21:18 Nga E. D

“E bëri universiteti, jo ministria…” Vajza me

TIRANË- Nëna e një vajze 20-vjeçare me çrregullime të spektrit autik, kërkon që vajza të ndjekë universitetin, pasi ka prirje në not. Nga Universiteti i Sporteve ka mësuar që janë dy kuota për studentët me aftësi ndryshe, por nuk ka program për ta.

Në ministri zonja ka marrë informacion se ato dy kuota janë kthyer në kuota për studentë normalë, duke lënë vajzën e saj jashtë mundësisë së shkollimit.

 “Unë kam vajzën 20 vjeçe, e kam me aftësi ndryshe. Ka mbaruar shkollën e mesme. Vajza është shumë e mirë në not dhe në kërcim, ka shumë dëshirë që të bëhet mësuese noti. Unë shkova tek Universiteti i Sporteve, më thanë që ‘ne kemi një kuotë të lirë, por nuk kemi program, programin e bën ministria’. Unë shkova tek ministria dhe më tha që ‘programin e bën universiteti, ne thjesht e miratojmë.’ Ministria më kthen përgjigje dhe më thotë që kuota nuk është më, sepse është kthyer për fëmijë normal, ‘ne s’kemi pasur kërkesa’’, ndërkohë që unë ngela në derë të atyre. Kështu që vajza ime ngelet pa shkollë, ndërkohë që është një fëmijë që ka nevojë më shumë nga të gjithë për shkollë sepse po e pret me shumë dëshirë shkuarjen në shkollë, sepse ajo i ka me shumë qejf dhe me shumë pasion sportet dhe më thotë ‘mami unë kur do të shkoj në shkollë me shokët e mi?”, thotë denoncuesja.

Dekani i Universitetit të Sporteve e adreson këtë problematikë në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa në ministri e njihnin problemin, por e kthyen sërish në Universitet, duke argumentuar se kthimin e kuotave për studentët me aftësi ndryshe, e ka bërë Universiteti.

Dekani: Vendosja e kuotave, rialokimi i kuotave, është një proces përtej meje. Lidhur me kuotat, ato janë vendime senati, që i kanë miratuar, i kanë… Por unë kujtoj, që nëse jam korrekt, që i kam thënë, që paralelisht duhet të ketë një korrespondencë midis dhe kryesisht me Ministrinë e Arsimit dhe këtu.

Qytetarja: Ka qenë te Ministria e Arsimit është bërë kërkesa dhe nga Ministria i është thënë, që për këtë vendos institucioni, vendos universiteti në këtë rast.

Dekani: Kuotë për aftësi ndryshe, deri tani nuk ka. Kjo është për t’u parë, por s’është puna e këtij fakulteti. Kupton? Sepse kuotat vlerësohen, rivlerësohen, riorganizohen nga senati akademik.

Qytetarja: Si veprohet në këtë rast?

Dekani: Ky rast është që, nëqoftëse vendimmarrjet e autoritetit më të lartë, që është Ministria e Arsimit, që janë të gjitha me radhë, thonë ndryshe, ngaqë s’keni kuotë, merrni këtë kuotë dhe zbatojeni për kategorinë e aftësisë ndryshe.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë zonja i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku duhet thënë se rasti i 20-vjeçares me çrregullime të spektrit të autizmit njihet mjaft mirë nga kjo ministri, megjithëse zgjidhja sipas tyre jepet vetëm në Universitetin e Sporteve.

Qytetarja: Po vij direkt nga Universiteti i Sporteve. Atëherë mbesa ime është me aftësi ndryshe dhe ka pas për t’u regjistruar tek Universiteti i Sporteve. Aty ka marrë përgjigjen, që kuotat që kanë qenë për studentët me aftësi ndryshe, janë kthyer mbrapsht dhe janë për studentë normalë, le të themi.

Specialistja: Po këtë e ka bërë Universiteti besoj, ti e di, jo Ministria.

Qytetarja: Përgjigja e Universitetit ishte që ne e kemi bërë këtë gjë, duke qenë se kishin ngelur vendet bosh. Ndërkohë që ime motër prej 6-muajsh ka qenë te dera e universitetit, për t’u interesuar për këtë gjë.

Specialistja: Ata s’kanë sjellë për fëmijë me aftësi ndryshe. Po pse nuk e sollën ata, se XXX ka shkuar me qindra herë atje. Pse nuk e sollën ata? Kam lexuar vetë Universitetin e Sporteve dhe kam pritur të jetë 1 kuotë për gocën dhe kur i pashë që…, ja ti i ke të shkruara aty në letër, nuk ke… pra sporti nuk ka sjellë për asnjë fëmijë. Pse nuk e bëri sporti këtë, Universiteti i Sporteve, që të sillte një kuotë për këtë vajzën. Përgjegjësia i ngelet atyre, që nuk kanë thënë “vajzë e dashur, ti je në kohë. Hajde dorëzo dokumentet”. E kemi në kohë, ja ku është e jotja. Unë s’e di pse atë zonjë e binin këtu në Ministri.

Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, i cili e njihte shumë mirë rastin, thotë se nuk janë kushtet, për studimin e kësaj kategorie. Sipas tij, po punohet me universitetet në Romë, për të krijuar grupe të fëmijëve me probleme të autizmit, që kanë prirje në sporte.

Agron Kasa: Çështja e kësaj kategorie që nuk janë sportistë elitarë, ne duhet të kemi një program të dedikuar për ta, i cili ky program nuk është bërë akoma. Ne nuk jemi në gjendje akoma për të mbajtur studentë, sepse duhet të kemi një grup të veçantë për ta, që të kenë programin e tyre dhe ekspertët e tyre, ne nuk kemi as ekspertët dhe as programin. Nuk e kemi programin, sepse duhet ta bëjnë ekspertët ata të cilët ne nuk i kemi. Ne jemi në një fazë me Universitetin e Romës që po punojmë fort, për të bërë një master për fëmijët autik. Unë shpresoj dhe besoj fort që brenda këtij viti ne të bëjmë një program për ta, duke e lidhur gjithmonë me masterin që ne kemi planifikuar të bëjmë me Universitetin e Romës. Nga vitin që vjen nëse çdo gjë do të shkojë kështu, atëherë ne do të kemi mundësinë për të hapur kuotat. Nëse ministria do të ketë vullnetin që bashkërisht me ne ta ndërtojmë këtë program, ne do të fusim të gjitha forcat, çfarë kemi këtu dhe ekspertë nga jashtë për ta bërë programin./tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet