LIVE UPDATES
Aktualitet

"31 mln dollarë u pastruan përmes 8 kompanive!" Lidhja e Dritan Gjikës me biznesmenin italo-argjentinas Mario Sanchez Rinaldi

Me krijimin e kompanisë ‘Agricomtrade’, Gjika do të dërgonte kokainën përmes bananeve duke furnizuar vende të ndryshme në Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri, kompania ‘Alba Exotic Fruit’.

17 Qershor 2025, 20:43 Nga M.B
"31 mln dollarë u pastruan përmes 8 kompanive!" Lidhja e
Foto nga emisioni

TIRANA- Në emisionin e kësaj të marte, ‘Në Shënjestër’ zbuloi detaje të reja nga historia e një prej narkotrafikantëve më të mëdhenj, Dritan Gjikës, lidhjet e tij me kupolën e lartë të policisë dhe politikës në Ekuador si dhe bashkëpunimi me biznesmenë të tjerë që e ndihmuan të fuqizonte aktivitetin e tij kriminal. Me krijimin e kompanisë ‘Agricomtrade’, Gjika do të dërgonte kokainën përmes bananeve duke furnizuar vende të ndryshme në Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri, kompania ‘Alba Exotic Fruit’.

Nga hetimet ka rezultuar se ‘Agricomtrade’ kishte dërguar nëpërmjet ‘Alba Exotic Fruit’ më shumë se 150 dërgesa me banane në Shqipëri. Gjika mendohet se kishte punësuar nënkontraktorë vendas në Ekuador, të cilët kishin për detyrë të ruanin dhe të transportonin kokainën. Kjo gjithmonë sipas raporteve të përpiluara nga zyrtarë të antinarkotikëve. Një shpjegim përse Gjika nuk ka asnjë firmë të tijën në aktivitetin e drogës. Ku ai herëpashere dinte të shpërblente nënkontraktorët e tij edhe duke i dorovitur me kokainë.

Siç kishte bërë në raste të ndryshme ku u kishte paguar atyre 10 kg kokainë, të cilat nuk u eksportuan, por u shpërndanë midis bashkëpunëtorëve të tij. Shpesh i cilësuar si një njeri i padukshëm. Ose i dukshëm vetëm për shefat e korruptuar të policisë.  Siç ishte dhe lidhja e tij me Tannya Varela. Drejtuese e lartë e policisë në Ekuador nga muaji mars 2021 deri në janar 2022 që sot është në hetim nga prokurori i Ekuadorit, si e lidhur me Dritan Gjikën e cila u shkarkua nga kjo detyrë nga Presidenti i Republikës pikërisht për lidhjet e dyshuara me trafikun e drogës.

Hetuesit në Ekuador  besojnë se Varela nisi të ndihmonte  Gjikën gjatë kohës që ajo kryente detyrën e saj në një aeroport në provincën e Guayas. Nga ku mendohet se e ndihmoi atë duke vendosur disa oficerë policie të besuar në vende kyçe me qëllim për të lehtësuar operacionet e tij të trafikimit të drogës. Por ashtu si çdo perandori edhe ajo e Dritan Gjikës, duket se pati lulzimin dhe rënien e saj. Rënie e cila nga sa kuptohet erdhi nga grykësia që kompanitë e Gjikës patën me kalimin e viteve.

Të cilat dolën jashtë kontrollit për shkak të territorit të madh ku ato shtrinë aktivitetin. Ashtu siç u bë edhe ortakëria midis kompanive të Dritan Gjikës dhe një biznesmeni italo-argjentinas, të njohur si Mario Sanchez Rinaldi, që operonte në Costa de Sol në Spanjë.  I cili u mor seriozisht me pastrimin e parave të organizatës së Gjikës. Si edhe të siguronte rrugë kalimi nga Kolumbia në Evropë.

Tonelata me drogë që vazhdonin të tërbonin autoritetet ligjzbatuese në Evropë. Të cilat tashmë kishin shënuar me rreth të kuq emrin e Dritan Gjikës, si furnitori kryesor që po përmbytte tregjet e tyre me kokainë.  Siç ishte edhe një episod që lidhej me një ngarkesë prej 1 tonë kokainë që zbriti në një nga portet e Hollandës gjatë vitit 2020. Gjika tashmë kishte ndërruar edhe modus veprimi duke sofistikuar gjithmonë e më shumë derdhjen e sasive të tilla të kokainës në Evropë.

Vetëm në vitin 2021, në një ditë të vetme, Gjika dhe Cherres, kolegu i tij më i ngushtë në këtë punë, themeluan 8 kompani, pjesa më e madhe në sektorin e ndërtimit. Kompani përmes të cilave janë pastruar 31 milionë dollarë. Momenti kur duket se për Gjikën fillojnë edhe problemet me drejtësinë vendase. E cila çel ndaj tij një hetim, si drejtuesi i një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike. Ku edhe këtu thuhet se një ndihmë i dha Tannya Varela, drejtuesja e lartë e policisë në Ekuador. Që e shpëtoi Gjikën nga ndjekja penale, pasi shpërndau hetuesit e tij në zona të ndryshme të Ekuadorit dhe çështja e tij u mbyll në vitin 2022.

Por kjo mesa duket përkohësisht. Pasi ndërsa çështja e tij duke se u mbyll, ajo u rihap në vitin 2024. Ndërkohë që Dritan Gjika ishte bërë sërish i padukshëm që nga janari i vitit 2023, ku thuhet se kishte marrë arratinë dhe ishte larguar drejt në një destinacioni fillimisht të paidentifikuar. Por që shpejt u zbulua se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe. Toka e premtuar për shumë kriminelë nga mbarë bota. Ndërkohë që në Ekuador trazirat kishin pushtuar vendin. Dhe ortaku i tij në biznes Cherres tashmë ishte vrarë. Ngjarje të cilat çuan edhe në ekzekutimin  e gazetarit dhe anëtarit të kongresit Fernando Villavicencio, i cili kishte publikuar fakte rreth lidhjes së Dritan Gjikës me trafikun e drogës.

Si edhe të lidhjes së tij me ish-drejtuesen e lartë të policisë, Varela. Villavicencio që gjithashtu pretendonte se kunati i Presidentit të Ekuadorit dhe Cherres kishin raporte të ngushta me Gjikën që nga viti 2021. Një skandal politik që kulmoi edhe me shkarkimin  e presidentit Lasso. Ndërkohë që siç thamë Villavicencio u ekzekutua vetëm një muaj pas këtij shkarkimi, gjatë fushatës së tij për të marrë presidencën. Por fundi i arratisë së Dritan Gjikës, duket se ishte pikërisht maji i këtij viti Me një portret tashmë aspak të gëzuar, ndryshe nga ai sa ishim mësuar. Dhe me një mbishkrim mbi imazhin e tij në gjuhën spanjolle. ‘Capturado’ që në spanjisht do të thotë ‘I Kapur’/Në Shënjestër, BW

dritan gjika

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj