LIVE UPDATES
Aktualitet

Sipërmarrësi baron i drogës/ Zbardhet e shkuara kriminale e Dritan Gjikës! Ja si e nisi aktivitetin kriminal duke shitur tonelata kokainë nën petkun e biznesmenit

Në Shqipëri emri i 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej pothuaj 51 milion euro, të llogaritura vetëm si asete të gjetura nga policia ekuadoriane.

17 Qershor 2025, 19:51 Nga E. D
Sipërmarrësi baron i drogës/ Zbardhet e shkuara kriminale e
foto ilustruese

TIRANË- E shkuara e Dritan Gjikës, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj dhe aktiviteti i tij kriminal, i fshehur në profilin e biznesmenit, ishte temë e emisionit “Në Shënjestër” në News24, këtë të martë.

Në Shqipëri emri i 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej pothuaj 51 milion euro, të llogaritura vetëm si asete të gjetura nga policia ekuadoriane.

Po kush është Dritan Gjika, sot 49 vjeç, që më 26 Maj të këtij viti, u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe?

Shqiptari nga Shkodra, që për të kishte dy kartela të kuqe njoftimesh nga Interpoli, në akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale i cili u ndalua në strehën më të madhe të kriminelëve të botës, falë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me kolegët e tyre në Abu Dhabi dhe në Spanjë.

Falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PACHTO 2.0.

Gjika, banesa e të cilit në një lagje luksoze në periferi të qytetit të Guajakil në Ekuador ishte bastisur edhe në shkurtin e vitit 2024.

Por ai nuk ishte gjendur brenda vilës ngjyrë bezhë, aty ku kishte lënë të vetme gruan dhe vajzën e tij të vogël si edhe shumë armë zjarri, të cilat u sekuestruan nga Policia Kombëtare Ekuadoriane.

Personazhi që kishte mbërritur në Ekuador si një vizitor i përkohshëm, por që shpejt ishte kthyer në një nga baronët e drogës jo vetëm brenda këtij shteti latin, por edhe më gjerë duke përmbytur botën me drogë.

Historia pak a shumë e ngjashme e çdo krimineli të sërës së tij, që ishte kthyer sidomos në shqetësim për një vend si Spanja.

Por edhe Belgjika dhe Holanda. Aty ku kishte mundur të dërgonte tonelata me kokainë.

Gjë që e kishte mundësuar njëkohësisht edhe në Amerikën Qendrore.

Ndërsa brenda një nate policia në Spanjë, në një operacion të gjerë, kishte mundur të arrestonte vetëm 31 anëtarë të organizatës së drejtuar nga Dritan Gjika.

Një portret në dukje i kuruar, me një buzëqeshje shumë larg vrazhdësisë së drejtuesve tashmë të njohur të karteleve të drogës në Amerikën e Jugut.

Por që kishte mundur të kamuflonte fare mirë aktivitetin e vërtetë, përtej atij të një biznesmeni të nderuar që kishte ndërtuar për vite me radhë.

Që nga viti 2013, kur kishte mundur të fitonte pas 4 vitesh qëndrimi në Ekuador, shtetësinë e vendit, rendin dhe sigurinë e të cilit më pas do e trazonte herëpashere me bëmat e tij.

Duke u kthyer në një pioner të trafikut të kokainës nga Kolumbia për në Ekuador dhe më pas Evropën Kontinentale apo në pjesë të tjera të botës.

Tonelata me kokainë që u gjetën edhe në një nga bastisjet që policia ekuadoriane bëri në një nga depot e magazinimit të sindikatës së Gjikës, pasi ky i fundit ishte zhdukur pa gjurmë gati një vit më parë.

Një gjenialitet i lindur apo i mësuar, fakt është që Dritan Gjika e nisi mbulimin e aktivitetit të tij të vërtetë kriminal si një biznesmen. Duke u kamufluar si një sipërmarrës që në vitin 2014.

Fillimisht duke hapur dyqane. Dhe më pas duke krijuar dalëngadalë mbretërinë e tij të drogës.

Si dhe një ushtri të madhe njerëzish që i bindeshin dhe i shërbenin, që i rrinin pas vetes. Ku gjjithmonë rezidenca e tij ishte Guajakil, qyteti port më i rëndësishëm i Ekuadorit.

Aty nga ku lëvizte fijet dhe kryente operacione të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës.  Ekuadori, që do të kthehej në atdheun e tij të vërtetë.

Që jo vetëm do i siguronte para që as nuk i kishte ëndërruar në një jetë tjetër, por edhe pushtet.

Pasi me forcën dhe karizmën e tij ai arriti që të korruptonte edhe qeveritarë në rangje të larta të drejtimit politik në vendin amerikano-jugor.

Por edhe zyrtarë të lartë në polici, të cilët do të mbyllnin sytë dhe do të bëheshin ura nga ku ai do të kalonte i pashqetësuar tonelatat me drogë, që vinin fillimisht nga Kolumbia dhe më pas stacionoheshin në portin e qytetit të Guajakil, zemra ekonomike e Ekuadorit.

Aty ku më tej merrnin rrugën oqeanike të qumështit të bardhë dhe do të helmonin Evropën dhe pjesë të tjera të globit.

Një karrierë në biznes e shpejtë në ngjitje që e pa Dritan Gjikën, në vitin 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë shtetësinë ekuadoriane, të blinte fillimisht bashkë me një shqiptar tjetër, një kompani të quajtur Cresmark S. A.

Një kompani që merrej kryesisht me eksporte, ku ai mori rolin e drejtorit të përgjithshëm. I njëjti vit kalendarik, ku po Gjika arriti të themelojë bashkë me ortakun e tij ekuadorian, Ruben Cherres, një kompani ndërtimi. Cherres  kishte më vete një historik të tijin personal për trafik droge.

Ku gjatë një bastisje që i ishte bërë nga policia ekuadoriane i ishin gjetur 108 pako me kokainë. Por që në vazhdim për shkak të lidhjeve që kishte me kunatin e presidentit ekuadorian Guillermo Lasso dhe disa dëshmive kontroversce në gjyq në favor të tij, ai mundi të dalë i larë në këtë histori.

Lidhja e Cherres me Dritan Gjikën dhe pikërisht bashkëpunimi okult me nivelet e larta të drejtimit në Ekuador, që e bënë shqiptarin një personazh jo thjesht të pushtetshëm, por gati të pathyeshëm në vendimamarrjet e tij në botën e narkotikëve.

Është disi e habitshme të mendosh se si ky personazh që zbriti në Ekuador, pa ndonjë influencë të veçantë, arriti të kishte një pozitë të tillë të admirueshme brenda pak viteve. Duke vendosur diktatin e tij të pazëvendësueshëm në punë që deri më parë i përkisnin si ekskluzivitet vetëm karteleve vendase të drogës.

Por studiuesit e fenomenit Gjika besojnë se ai mund të jetë shembulli i rastit tipik, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Siç mund të ketë ndodhur edhe në rastin e tij.

Duke shfrytëzuar pikërisht momentin kur Fronti 48, një fraksion i dalë nga FARC  (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në luftë të përjetshme me qeverinë kolumbiane, edhe pse u arrit një marrëveshje paqe, këta të fundit, nuk pranuan të dorëzonin armët.

Duke mbajtur kështu territoret e tyre në kufirin midis Kolumbisë dhe Ekuadorit. Por që në mungesë të blerësve ndërkombëtarë të kokainës që prodhonin në territoret e tyre, ata u lidhën me Constru-n.

Një rrjet trafikimi droge që dominonte rrugët për në provincën Sucumbíos të Ekuadorit. Ku mendohet që një nga blerësit e kësaj kokaine të ketë qenë edhe vetë shqiptari Dritan Gjika.

I cili nga ana e tij e filloi tregtinë fillimisht me kuintalë me drogë, dhe më pas me tonelata. Të cilat i fshihte dhe eksportonte nëpërmjet kontejnerëve të kompanisë që kishte themeluar në vitin 2014.

Apo të tjerave me të cilat ishte lidhur ndërkohë dhe që bashkëpunonte ngushtësisht. Por kërkesa e madhe për drogë, sidomos në tregjet evropiane, bëri që shpejt të rritej edhe vetë kërkesa për emrin e personazhit të Dritan Gjikës, si një pikë referimi në tregun e kokainës në Amerikën e Jugut.

Kjo u pa edhe në vitin 2018, kur Gjika bleu aksione edhe në një tjetër kompani eksporti, të quajtur ‘Agricomtrade’./Në Shënjestër, BW

dritan gjikë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj