LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Nga trafiku i drogës te dhuna ndaj bashkëshortes, disa të arrestuar në Vlorë

Policia bën me dije se mes të arrestuarve janë 20-vjeçari Arkel Jani në Sarandë për posedim të lëndës narkotike kanabis dhe Oligert Golikaj, 35 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes.

17 Qershor 2025, 15:23 Nga M.B
EMRAT/ Nga trafiku i drogës te dhuna ndaj bashkëshortes, disa të
Foto ilustruese


VLORA- Disa persona janë arrestuar dhe disa janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikim të lëndëve narkotike, dhunë në familje, thyerje të masës së arrestit në shtëpi dhe konflikt fizik në qarkun e Vlorës. Policia bën me dije se mes të arrestuarve janë 20-vjeçari Arkel Jani në Sarandë për posedim të lëndës narkotike kanabis dhe Oligert Golikaj, 35 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes. 

Në njoftim thuhet se janë referuar për ndjekje penale edhe persona të tjerë për konflikte me armë lodër, zaptim prone dhe sjellje të pahijshme në publik. Gjithashtu policia bën me dije se hetimet po vijojnë dhe materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë:

arrestuan shtetasin D. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”; referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, në një lokal në lagjen “28 Nëntori”, ka kanosur me një pistoletë lodër, për motive të dobëta, shtetasin K. H., 34 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit L. M., 51 vjeç dhe Xh. I., 31 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin D. G. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

P. D., 67 vjeç, pasi më datë 16.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë kryer verifikime lidhur me disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet ky shtetas, në plazhin e Borshit, duke larguar disa pushues, me pretendimin se ishte hapësirë e tij, dhe duke kryer veprime të turpshme në prani të tyre; B. P., 75 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi M. M., 77 vjeç, se shtetasi B. P. i ka zaptuar një pronë, në fshatin Borsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. G., 35 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. G. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasen M. L., 45 vjeçe, banuese në Gjashtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases E. G. dhe nënës së saj, shtetases Q. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi ka kallëzuar shtetasi A. A., 34 vjeç, banues në Konispol, se 37-vjeçari e ka goditur me grushte. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

vlora

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!