Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin pas marrjes së disa denoncimeve ndërsa bëri të mundur arrestimin e 24-vjeçarit.

TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka kryer 5 vjedhje në 3 ditë gjatë muajit janar. Policia bën me dije se i riu ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje.
I riu vidhte monopatinë kurdo që gjente rastin. Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin pas marrjes së disa denoncimeve ndërsa bëri të mundur arrestimin e 24-vjeçarit. Policia gjithashtu ka bërë me dije se më 24 dhe 27 janar i riu ka vjedhur nga një monopatin ndërsa më 28 ka kryer 3 vjedhje. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i riu.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Vihet në pranga një 24-vjeçar, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
- Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
- Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
- Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
pamje nga durresi DURRËS- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Durrësin dhe disa qytete të vendit. ...
foto ilustruese TIRANË- Transporti ajror ka vijuar rritjen e shpejtë edhe gjatë tremujorit të fundit të 2024-s. Sipas të dh&e...
Armët e sekuestruara PRIZREN- Dy persona janë plagosur sot rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri”, në Prizren...
Foto ilustruese DURRËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. I riu është vën&eu...
Kartoni Jeshil TIRANË- Duke filluar nga data 1 Shkurt 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizi...
Makina e autorëve TIRANË- 5 ditë pas vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha janë publikuar pamje të makinës s&e...
baba mondi TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka kryer homazhe ditën e sotme në nder të kryepeshkopit Anastas ...
foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e "arrestit në burg" për 45-vjeç...
Foto ilustruese DURRËS- 30-vjeçari, Muhamed Leba është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i...
Foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e "arrestit në burg" për 45-vjeç...