Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
DURRËS- 30-vjeçari, Muhamed Leba është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi gjatë një konflikti me një 36-vjeçar, i arrestuari e ka kanosur atë më armë. Policia bën me dije se menjëherë ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 36-vjeçari i cili ishte i përfshirë në konflikt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Durrës/ Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti fizik ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve kanosi tjetrin, me një send në dukje armë zjarri pistoletë. Vihet në pranga 30-vjeçari që u konfliktua fizikisht me 36-vjecarin dhe e kanosi atë.
Procedohet penalisht 36-vjeçari. Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, një shtetas po konfliktohej fizikisht me një shtetas tjetër dhe po e kanoste atë me një send në dukje armë zjarri pistoletë që kishte me vete, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” . Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e "arrestit në burg" për 45-vjeç...
makina TIRANË- Një 37-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht vë...
Elbasan ELBASAN- 13 persona janë vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në Elbasan. Arrestimi i 13 personave ka ...
Pamje nga vendngjarja PESHKOPI- Dhjetëra automjete janë bllokuar ditën e sotme në rrugën Maqellarë-Peshkopi. Mësohe...
foto ilustruese KOSOVË- Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike j...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme vijon me marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në...
pamje nga homazhet TIRANË- Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të mbahen edhe ditën e sotme hom...
Foto ilustruese ELBASAN-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme se dy punonjës të policisë në Elbasan ...
Sekuestrimet ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga për herë të dyte tre ditë pasi ndaj tij ish...
anija italiane ne shengjin SHËNGJIN- Pesë nga 49 emigrantët që mbërritën paraditen e djeshme me anijen "Casiopea" në Sh...