Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Emigrantët që do strehohen në kampin e Gjadrit do të presin vendimin e Gjykatës së Romës që pritet të vendosë brenda 48 orëve për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në vendin tonë dhe më pas një përgjigje për kërkesën e tyre për azil.
SHËNGJIN- Pesë nga 49 emigrantët që mbërritën paraditen e djeshme me anijen "Casiopea" në Shëngjin do të kthehen në Itali. Pas verifikimit të tyre 5 emigrantë rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore. Ndërkohë, 44 emigrantët e tjerë u dërguan në tre grupe në kampin e Gjadrit.
Emigrantët që do strehohen në kampin e Gjadrit do të presin vendimin e Gjykatës së Romës që pritet të vendosë brenda 48 orëve për vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në vendin tonë dhe më pas një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizot&...
Foto ilustruese KOSOVË - Për dhunën skandaloze të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku” në Shtimë...
Pamje nga sekuestrimet KOSOVË - Një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumentave është zbuluar nga autoritetet në P...
foto nga emisioni TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një video, ku shihen dy nxënë...
foto nga emisioni TIRANË- Emisioni Fiks Fare vijoi denoncimin për avokatin, Arbër Qehajaj i cili këtë herë ka kërcë...
Luis Meçja TIRANË - Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë q&...
foto ilustruese GREQI- Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi. Mësohet se emigranti shqiptar ka r&eu...
Leo Sadiku TIRANË - Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, mëso...
Emigrantët SHËNGJIN - Pas ditësh të gjata udhëtimi në det dhe mbi tre orë pritje në portin e Shëngjinit, nj&eu...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkruar nga qelia një letër homazh për Kryepeshkopin Anastas J...