Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dëshira e Luisit dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.
TIRANË - Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë që ndjek ëndrrën e futbollit, u bë i njohur fatkeqësisht jo për aftësitë dhe sukseset e tij në këtë sport, që nuk mungojnë, por për një ndër ngjarjet më të rënda të vitit të shkuar, për një përleshje me bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën dhe ai vetë e rrezikoi shumë atë, por fatmirësisht duke ja hedhur.
Këto ditë të fundit të janarit ai u rikthye pranë gjirit të ekipit, pas një kalvari të gjatë problemesh nga spitalet shqiptare deri tek ato në Itali.
Në një intervistë për gazetarin Endi Tufa, Luisi u shpreh se “Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur”.
Pas ekzaminimeve dhe ndihmës së parë të marrë në spitalin e Traumës, Luisi u nis drejt Italisë për një kontroll të dytë sigurues.
“Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, thotë ai
Po si e gjeti skuadrën dhe shokët e tjerë të ekipit Luisi pas një periudhe të rëndë fizike dhe psikologjike.
“Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është si më parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit”, shtoi më tej adoleshenti.
Duket se për Luisin dita sot është bosh, pa Martinin!
“Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai.
Megjithatë dëshira e tij dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.
“Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi.
Tani e keni një detyrim më tepër për ta fituar kampionatin?
“Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi ai./Top Channel
foto ilustruese GREQI- Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi. Mësohet se emigranti shqiptar ka r&eu...
Leo Sadiku TIRANË - Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, mëso...
Emigrantët SHËNGJIN - Pas ditësh të gjata udhëtimi në det dhe mbi tre orë pritje në portin e Shëngjinit, nj&eu...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkruar nga qelia një letër homazh për Kryepeshkopin Anastas J...
Foto ilustruese SHËNGJIN - Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen sëris...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C....
foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narko...
Bynjanim Hajron BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burgim Bynjanim Hajron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan...
GJKKO TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtore dhe ka d&e...
RTSH TIRANË - Rrjeti "Safe Journalist" ka reaguar në lidhje me garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Sh...