LIVE UPDATES
Aktualitet

50 mln euro mashtrim me kriptovalutat, GJKKO dënon me nga 6 vite e 8 muaj burg Irisa Pucën e Adrian Korrikun

GJKKO deklaroi fajtore Irisa Puca, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal dhe vendosi dënimin e saj me 10 vjet burgim.

6 Dhjetor 2024, 15:58 Nga I.A
50 mln euro mashtrim me kriptovalutat, GJKKO dënon me nga 6 vite e 8 muaj
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar dënimin me gjashtë vite e tetë muaj burg për Irisa Pucën dhe Ardian Korrikun. Gjithashtu Irisa Puca dhe Ardian Korriku janë të dy të akuzuar për mashtrim kompjuterik. GJKKO deklaroi fajtore Irisa Puca, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal dhe vendosi dënimin e saj me 10 vjet burgim.

Por gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, e për rrjedhojë Irisa do të burgoset me 6 vite e 8 muaj burgim. Gjithashtu i njëjti gjykim u dha nga GJKKO edhe për Ardian Korrikun, i cili nga 10 vite burg u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim.  Korriku akuzohet  për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Adrian Korriku dhe Irisa Puca, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 73, datë 06.12.2024 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Irisa Puca, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e saj me 10 (dhjetë) vjet burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurës Irisa Puca, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim. – Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Irisa Puca me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Irisa Puca, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim. – Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e ndalimit datë 08.11.2022, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Korriku, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al – Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Korriku, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. – Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Adrian Korriku me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Adrian Korriku, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. – Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit datë 08.11.2022, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

3. Shpenzimet proceduriale, ato gjatë hetimit të çështjes në vlerën **** lekë, të pandehurve Irisa Puca dhe Adrian Korriku u ngarkohen solidarisht me të pandehurit në një proçedim lidhur, nr. 301/1 viti 2021, si dhe ato të gjykimit, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, të paguhen në mënyrë solidare nga të pandehurit Irisa Puca dhe Adrian Korriku. 4. Provat materiale, të bashkuara me fashikullin e gjykimit sipas urdhërit përkatës datë 05.02.2024 si dhe çdo provë tjetër materiale të sekuestruar për llogari të këtij procedimi penal të mbahen në ruajtje për llogari të procedimit penal të ndarë. – Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 06.12.2024

Rrjeti i kriptovalutave:

Të dyshuarit dyshohet se i përkasin një grupi të krimit të organizuar (OCG) që besohet të jetë i përfshirë në një mashtrim investimi duke përdorur kriptovaluta. Rrjeti kriminal përdori dhjetëra qendra telefonike në disa vende dhe qindra platforma online për të kryer mashtrimin. Të dyshuarit u paraqitën si ndërmjetës që do të ndihmonin investitorët të fitonin shuma të mëdha parash me investime të vogla. Në realitet, OCG i mashtroi viktimat duke fituar besimin e tyre në internet dhe duke ngritur profesionalisht qendra telefonike ose mënyra të tjera të të ashtuquajturës inxhinieri sociale. Kjo i inkurajoi viktimat të investonin nëpërmjet platformave të internetit, të kontrolluara nga organizata kriminale dhe më pas duke humbur shuma të mëdha parash.

adrian korriku irisa puca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj