Përleshje e përgjakshme në Selanik/ Dy shqiptarët gjenden të plagosur në rrugë nga kalimtarët, dyshohet se janë përdorues droge
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
X pezullon llogaritë e opozitës turke mes protestave për arrestimin e Ekrem Imamoglut 22 Mars, 22:23 Presi...
Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm ë...
"Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja", Rama: Mediat sociale janë kthyer në një instrume...
Zakonisht këto fonde shkojnë për investime publike… por jo gjithmonë. Si për shembull ne rastin e bashkise Roskovec, ku buxheti i përcaktuar për vitin 2023 parashikonte shpenzime për paga, investime në infrastrukturën publike dhe blerjen e mallrave për nevojat e bashkisë dhe komunitetit.
ROSKOVEC- Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e vitit pasardhës. Zakonisht këto fonde shkojnë për investime publike… por jo gjithmonë. Si për shembull ne rastin e bashkise Roskovec, ku buxheti i përcaktuar për vitin 2023 parashikonte shpenzime për paga, investime në infrastrukturën publike dhe blerjen e mallrave për nevojat e bashkisë dhe komunitetit.
Por në muajin tetor të vitit 2023 kryetarja e Bashkisë, vendos që të blejë një tjetër automjet, kësaj radhe të llojit fuoristradë sipas investigimit të Piranjave. Dhe për ta blerë këtë makinë luksoze në 30 gusht të 2023, Këshilli Bashkiak miraton kërkesën për zhvendosjen e buxhetit. Ne bazë të dokumentacionit qe disponojmë, nga buxheti i asfaltimit të rrugëve janë hequr plot 55 milion lekë dhe kanë shkuar për blerjen e një fuoristradë.
Jo të një fuoristradë dosido, por me parametra luksi, e denjë për kryetaren e bashkisë Roskovec. Pra, 55 milionë lekë të mohuara komunitetit për një makinë. Por edhe për këtë nevojë kaq emergjente që normalisht është tenderuar, bashkia Roskovec ka disa pretendime që janë shtuar nga tenderi i parë tek i dyti.
Kështu, më datën 12 shtator kryetarja Bufi ka firmosur urdhrin për ngritjen e Komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.
Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Me sakte ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth.
Një makinë me parametra të tilla do ta kishte zili çdo biznesmen i këtij vendi, por për kryetaren e bashkisë Roskovec duket se është krejt normale. Ajo duhet të eci me hapin e kohës, pavarësisht problematikave të qytetit që administron. Por shihni historikun e te dy tenderave ne fjale. Kryetarja Bufi ka refuzuar të gjitha ofertat e dhëna në tenderin e parë me argumentimin se asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme.
Si pasojë, në datën 6 nëntor ka hapur sërish garën, duke bashkangjitur kësaj radhe edhe kërkesat për opsionet dhe luksin që duhet të ketë makina. Nëse do të bëjmë një retrospektivë, për të zhvilluar një tender, procedura e prokurimit publik parashikon që të ngrihet një komision, i cili do të mbajë një vendim, por në rastin konkret, bashkia Roskovec zgjodhi të shkelë ligjin, pasi vendimi i njësisë së prokurimit me kërkesat e reja është po ai i datës14 shtator.
Pra, thënë shkurt dhe qartë, për dy vendime të ndryshme është mbajtur vetëm një komision. Dhe kjo verifikohet shumë lehtë me numrin e protokollit, që është i njëjtë për të dy tenderat. Një gafë që ka nxjerre zbuluar kryetaren dhe stafin e saj. Përtej kësaj, shkeljet ligjore vazhdojnë. Në total, sipas fondit limit Bashkia Roskovec do të shpenzojë 40 mijë euro (39.3) për blerjen e kësaj makine, por dhe këtu ka një problem. Pavarësisht se ka ndryshuar buxhetin, mungon vlera e plotë e parave, ndaj në kërkesën për ofertë kërkohet që pagesa të bëhet me dy trashe, 4.7 mijë euro këtë vit dhe 35.3 mijë euro vitin e ardhshëm.
Po a lejohet që blerjet, kur bëhen me procedurë të hapur të thjeshtuar të ndajnë fondin? Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave përcaktohet qartë se në rastin kur blerjet shtrihen në disa vite buxhetore, duhet të argumentohen dhe kjo vlen kur ka kontrata që kërkojnë punë të gjatë në zbatim siç janë ato të rrugëve apo marrëveshjet kuadër për blerjen e mallrave për një periudhë kohe të gjatë, por jo në rastin e blerjes se një automjeti, ku ky rregull nuk është respektuar nga ana e Bashkisë së Roskovecit, e cila nuk ka argumentuar copëzimin në vite të pagesës, kur ne fakt kërkon qe mjeti t’i dorëzohet brenda 14 ditëve.
Arsyen se përse zgjodhi të blejë një fuoristradë në vend që të investonte për komunitetin, mund ta japë vetëm zonja Majlinda Bufi... Gjithmonë nëse kësaj radhe do jetë me miqësore me ne. Sapo u përball me grupin e xhirimit, kryetarja zgjodhi të mos zbriste nga makina, duke devijoi rrugën. Por meqë në Bashkinë Roskovec, Piranjat shkuan në ditën e pritjes se qytetareve, kryetarja u rikthye, por me një tjetër automjet. Zonja Bufi nuk na dha asnjë sqarim për parregullsitë e tenderave për blerjen e mjetit luksoz, por sidoqoftë, nisur nga kërkesa e ekzagjeruar e saj, që natyrshëm do të rëndojë në xhepat e banoreve të Roskovecit mund t’i propozojmë një tjetër mjet luksoz qe i përgjigjet parametrave që ajo kërkon.... dhe mbi të gjitha kushton tre herë më lirë.
Foto ilustruese TIRANË-Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjev...
Foto ilustruese TUFINË-Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fortë që duhet të ketë reagim t&eum...
Shkolla ELBASAN- 20-vjeçari, Andi Dybeli, nxënës i Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, Elbasan ka shpr...
Droga e zbuluar ANGLI- Një 42-vjeçar shqiptari është vënë në pranga nga autoritet angleze pasi kishtë shndër...
Foto ilustruese SERBI-Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet vendase atje, pasi dyshohet se spiunonte për llogari të Sh...
Pamje nga vendi ku u varros 50-vjeçari DURRËS- Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Durrë...
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 34-v...
Foto ilustruese DURRËS-Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Nga detajet e re...
Bledar Dedja ITALI- Pas më shumë se një muaj hetimesh për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja është v&eu...
Foto ilustruese DURRËS-Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar vëllain e madh të 19-vjeçares Hygerta Meta, Hysen Meta e cil...