23 Shkurt 2024, 17:34
Nga h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar vëllain e madh të 19-vjeçares Hygerta Meta, Hysen Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri. Sipas asaj që raportohet më herët policia kishte gjetur gjurmë gishtërinjsh të 25-vjeçarit, në qesen me të cilën ishte mbështjellë viktima.
Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe dhe dyshohet se ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj. Pikërisht për këtë dyshim është arrestuar vëllai i madh i 19-vjeçares.
Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.
Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të groposur.
Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa trupi i tij është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore.
krimi familjar
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 17:17
h.k
DURRËS- Pas disa orësh pas zbulimit të vrasjes së 50-vjeçarit, Pëllumb Meta është gjetur arma me të cilën ...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 16:48
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Pasditen e sotme janë zbuluar dy mina të paplasura në Bushat. Sipas njoftimi të policisë ngjarja u r...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 16:39
Emi Kalaja
TIRANË-Liljana* u martua me shkesëri katër dekada më parë në një fshat të thellë të Shkodrës dhe të...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 15:30
E.d
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:10 në Korçë. Ku një 43-vje&c...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 14:49
E.d
Policia
FIER- Arrestohen 2 persona në Fier dhe procedohen 2 të tjerë për vepra penale të ndryshme, gjithashtu shpallet në k&e...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 15:01
I.A
TIRANË- Emigrantët dhe azilkërkuesit në kryeqytetin e Tunizisë shprehën mendimet e tyre mbi marrëveshjen mes Shqipëris...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 14:34
E.d
policia
BERAT- Një i dyshuar u arrestua në Berat pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 36-vjeçari me in...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 14:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka vendosur të rritë me 30% masat administrative që vendosen kujdrejt subjekteve që ndotin ajrin. N&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 14:01
r.ll
policia elbasan
ELBASAN- Një mjek dhe infermier janë proceduar penalisht pasi ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë p...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 13:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ndërhynte në sistemet kompjuterike t&eu...