LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Burokracia shtetërore i pengon gratë që të dalin nga rrethi vicioz i dhunës

Por kur pa që e bija dhunohej njësoj nga bashkëshorti i saj dhe i biri përdorej nga babai i alkoolizuar për të mbuluar problemet e tij me ligjin, Liljana u pendua. Por kur pa që e bija dhunohej njësoj nga bashkëshorti i saj dhe i biri përdorej nga babai i alkoolizuar për të mbuluar problemet e tij me ligjin, Liljana u pendua.

23 Shkurt 2024, 16:39 Nga Emi Kalaja

BIRN: Burokracia shtetërore i pengon gratë që të dalin nga

TIRANË-Liljana* u martua me shkesëri katër dekada më parë në një fshat të thellë të Shkodrës dhe të shoqin e kishte parë vetëm një herë para dasmës. Pas martese, ajo u përball me dhunë sistematike. Ai ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar, por gruaja duroi gjatë.

“Durova për hatër të fëmijëve, pasi kisha një vajzë dhe një djalë,” thotë ajo.

Por kur pa që e bija dhunohej njësoj nga bashkëshorti i saj dhe i biri përdorej nga babai i alkoolizuar për të mbuluar problemet e tij me ligjin, Liljana u pendua.

“Mu shemb bota,” thotë ajo kur kujton se bashkëshorti ia kaloi përgjegjësinë për një parcelë kanabisi të birit ende adoleshent.

Kjo ngjarje ishte pika e saj e kthesës.  Në moshën 58-vjeçare ajo kërkoi divorcin dhe për të mos lejuar që e bija të bënte të njëjtin gabim si ajo, e mbështeti edhe atë që të ndahej.

“Aty ku jetoja unë, në atë zonë të thellë nuk njihej fjala divorc e aq më shumë për moshën time. Binda dhe vajzën t'i shpëtonte dhunës dhe i premtova mbështetje, atë mbështetje që më kishte munguar,” kujton ajo.

Nënë e bijë jetojnë sot së bashku dhe Liljana kujdeset për nipin e saj të mitur. Por gruaja jeton ende me ndjenjën e fajit për fëmijët e saj që u rritën në një familje me dhunë.

Familja u ndihmua nga Kisha Katolike dhe më pas nga organizatat e mbrojtjes së grave, por ato janë vetëm një nga 2783 rastet e dokumentuara nga organizata “Hapa të Lehtë”  në 20 vitet e fundit vetëm në zonën e Shkodrës.

Denada Shpuza, drejtuese e Qendrës Sociale “Hapa të Lehtë” në Shkodër i tha BIRN se pavarësisht punës së bërë për të ndihmuar gratë e dhunuara, burokracia dhe mungesa e vëmendjes vazhdon të mbajë shumë prej tyre në rrethin vicioz të dhunës.

“E thënë shkurt, viktimat e dhunës nuk trajtohen si raste emergjente, ndaj për to është e vështirë shkëputja nga rrethi vicioz,” thotë Shpuza.

Ndihma e ngadaltë

Pak kohë më parë, organizata “Hapa të Lehtë” prezantoi instalacionin “2783”, një vepër artistike e qëndisur në beze me gjatësi 12 m dhe gjerësi 1.6 m që u vendos në hollin e Bashkisë Shkodër për të përkujtuar 20 vjetorin e organizatës.

Vepra ka të qëndisura inicialet e 2783 grave dhe vajzave që kanë kërkuar ndihmë ndaj dhunës gjatë këtyre 20 viteve. 8 gra dhe vajza, ndër të cilat janë përfshirë dhe viktima të dhunës, kanë punuar për realizimin e këtij instalacioni në mënyrë vullnetare për 3 muaj, plot 460 orë pune.

Kjo përpjekje ndërgjegjësuese ashtu edhe si shumë të tjera para saj dhe ndihma e ofruar nga organizatat kundër dhunës ndaj grave, nuk duket se e kanë zbutur situatën.

Shpuza i tha BIRN se janari i këtij viti filloi me shifra të larta të dhunës. Sipas saj, vetëm në muajin janar pranë organizatës ka pasur 12 denoncime për dhunë në familje dhe vetëm 2 nga këto raste janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Pavarësisht përmirësimeve në sistemin që duhet të mbrojë gratë, Shpuza ankohet se ndihma që ofrohet nga shërbimet sociale dhe organizatat që kanë fokus mbrojtjen e viktimave të dhunës është e ngadaltë për shkak të burokracive. Urdhri i mbrojtjes është vetëm një vit dhe shoqërohet me një pagesë modeste, por tashmë dhunuesit janë më të informuar dhe e apelojnë vendimin në gjykatë.

“Gjykata e Apelit Shkodër është zhvendosur në Tiranë dhe kjo bën që viktimat e dhunës të mos kenë mundësi financiare për të ndjekur procesin dhe kjo bën që të humbasin këtë të drejtë”, thotë ajo.

Sipas saj, viktimat e dhunës në familje në Shkodër kanë mundësi për të përfituar një vit nga bonusi i qerave, por edhe këtu ka një ngërç, pasi nëse kërkesa depozitohet në muajin shkurt ose muajt pasardhës, duhet pritur një vit tjetër kalendarik për të marrë miratimin në këshillin bashkiak.

Shpuza ankohet edhe për policinë, e cila kërkon që denoncuesja të ketë shenja të dukshme dhunë për të lëshuar një urdhër mbrojtje.

“Kjo është absurde, pasi dhuna është në forma të ndryshme dhe e them me dhimbje që dhunuesit janë sofistikuar, pasi kam asistuar raste ku viktimat kishin dëmtime të gjymtyrëve, por që nuk kishte shenja të dukshme dhune,” thotë Shpuza.

Divorci si pasojë e dhunës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjatë vitit 2023 ka shqyrtuar gjithsej 195 kërkesa për urdhëra mbrojtje dhe urdhëra të menjëhershëm mbrojtje. Nga këto raste, 48 janë dërguar për ndjekje penale dhe janë dënuar për ushtrim dhune në familje.

Edhe policia thotë se rastet janë gjithmonë të pranishme.

“Rastet e raportuara/denoncimet për veprën penale “Dhuna në familje” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për periudhën janar-dhjetor 2023 janë 66 raste, nga këto kemi 41 persona të arrestuar dhe 25 që ndiqen në gjendje të lirë,” thuhet në përgjigjen me shkrim të policisë.

Avokatja Edlira Bylo, e cila trajton më shumë çështjet e dhunës në familje, pohon për BIRN se qarku i Shkodrës ka një rritje të kërkesave për divorc. Sipas saj nëse arsyet për divorc do të ndaheshin,  80% e rasteve janë viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare edhe kur nuk deklarohen në kërkesë padi.

Avokatja Edlira Bylo, duke theksuar lidhjen midis kërkesave për divorc dhe dhunës në marrëdhëniet familjare, hedh dritë mbi një realitet kompleks, ku faktorë si emancipimi i gruas dhe ndryshimet në shoqëri kontribuojnë në zhvillimin e këtij fenomeni.

“Si avokate në mbrojtje të viktimave, konstatoj që dhuna, jo vetëm është një fenomen që shoqëron paditë që formulojmë prej vitesh, por shënon dhe një tendencë gjithmonë në rritje,” thekson ajo.

Bashkitë periferike pa buxhet

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës, që nga viti 2015, është krijuar dhe vënë në funksion strehëza për rastet emergjente të dhunës me bazë gjinore. Strehëza menaxhohet në bashkëpunim me organizatën “Gruaja tek Gruaja”, por koha e qëndrimit atje është vetëm 72 orë.

Në Shkodër ndodhet gjithashtu strehëza afatgjatë e trajtimit të rasteve të dhunës në familje e organizatës “Papa Giovanni XXIII”, por kapacitetet aty janë të kufizuara.

Bashkia e Shkodrës nga ana e saj ka krijuar dhe vënë në funksion Qendrat Komunitare “Për Famijen”.  Aktualisht janë në funksion 12 qendra, 7 në zonën urbane dhe 5 në njësitë administrative. Në këto qendra ofrohet informim, këshillim, orientim, mbrojtje e fëmijëve, shërbime për fëmijët dhe familjen dhe shërbime të ngjashme.

“Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik pranë Bashkisë Shkodër përbëhet nga 23 persona staf, afërsisht 11 nga këta janë të përfshirë direkt me detyra specifike në çështjet e dhunës në familje apo dhunës me bazë gjinore”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë Shkodër.

Por situata nuk është e njëjtë në zonat më të thella. Bashkitë Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë Arrëzi nuk kanë një buxhet të miratuar për ndihmë të viktimave të dhunës në familje.

Bashkia Malesi e Madhe, në një përgjigje për BIRN, thotë se ndihma që jep është shërbimi psiko-sociale dhe transporti për shoqërimin e viktimës në strehë apo edhe banesë për marrjen e gjërave personale. Ndersa shpjegojnë se nuk kanë një buxhet specifik për dhunën në familje.

Institucioni i bashkisë Vau i Dejës gjithashtu nuk ka buxhet, por mbështetet te ndihma e organizatave në mbështetje të grave të dhunuara. “Rastet e dhunës në familje ndiqen nga koordinatori për dhunën në familje, sipas protokollit të punës për këto raste dhe në bashkëpunim dhe me GTN, që sipas vlerësimit të rrezikut, secili merr rolin për menaxhimin dhe fuqizimin e rastit. Bashkia në shumicën e rasteve bashkëpunon ngushtësisht me organizatat e shoqërisë, cilat kanë në fokus dhunën në familje, dhe nevojat e viktimave mbulohen nga buxhetet dhe financimet e ofruara prej tyre”, shkruan kjo bashki në përgjigje të kërkesës për informacion.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Bashkinë e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bashkia Pukë, për rastet e tilla, ofron Ndihmë Ekonomike në masën 9900 lekë në muaj për sa kohë zgjat urdhëri i mbrojtjes. “Ka raste që mund t'i punësojmë nëse është e mundur sipas profesionit. Mund t'i ndihmojë edhe me ndonjë paketë ushqimore apo asistencë psikologjike,” tha Bashkia e Pukës.

grate dhe barazia gjinore

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi