LIVE UPDATES
Aktualitet

6 orë përplasje në SPAK/ Luftar Reçi PËRBALLË avokatëve të Lulzim Berishës e Plarent Dervishajt, SHERR për një intervistë

Në seancën e sotme Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Plaurent Dervishaj.

5 Prill 2023, 16:49 Nga k.m.
6 orë përplasje në SPAK/ Luftar Reçi PËRBALLË
Foto ilustruese

TIRANË- Luftar Reçi ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkëpunëtori i SPAK, ka dalë për të dytën herë para 6 të pandehurve, që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në vitin 2005. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se në seancën e sotme Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Plaurent Dervishaj.

Për më shumë se 6 orë, avokatët e kanë pyetur Reçin për dinamikën e krimit të ndodhur në Tiranë dhe Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona. Sipas raportimit, Reçi në pjesën më të madhe të rrëfimit të tij, i ka qëndruar besnik dëshmisë së parë të dhënë në gjykatë, duke këmbëngulur se asgjë nuk ka treguar të pavërtetë. Ndërkohë në dëshminë e dytë, Luftar Reçi, ka nxjerrë dhe emra të tjerë si persona që ai ka biseduar për ngjarje kriminale.

Disa nga këta persona, ai ka treguar se ndodhet brenda në burg, ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë të jenë jashtë. Po ashtu, gjatë seancës Reçi u përplas ashpër me dy avokatët e Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishës, kur ata i kujtuan intervistën e tij. Sipas tyre, Luftar Reçi ndryshe ka deklaruar në këtë intervistë dhe ndryshe ka dëshmuar pranë prokurorisë së posaçme SPAK, ndërsa i penduari është mbrojtur duke u shprehur se intervista që ka dhënë nuk është transmetuar kurrë.

"Njerëz të afërm të personave të pandehur, kanë korruptuar njerëz të medias, të cilët kanë ndaluar publikimin e intervistës dhe shitur materialin palëve në këtë proces gjyqësor,"-ka shtuar ai.

Për shkak të debateve të shumta, dhe kohëzgjatjes së seancës, gjyqi ndaj të pandehurve është shtyrë për javën e ardhme, duke vijuar sërish me pyetjen e Luftar Reçit. Por kësaj here do të merret në pyetje nga avokatët e Indrit Taullaut. Më pas, do të jenë vetë të dënuarit Emiljano Shullasi dhe Viktor Imeri.

Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun,Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

luftar recxi asgje nuk harrohet

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty