Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se, sipas të dhënave më të fundit, nënvarianti i Omicron, BA.5, përfshin 77 për qind të rasteve pozitive në Europë.
TIRANË- Me gjithë rritjen e shpejtë të numrit të infektimeve nga nënvariantit Omicron, ekspertët e shëndetit publik thonë se kjo verë është më e qeta në 3 vitet e pandemisë. I pyetur nga Gazetasi.al, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se, sipas të dhënave më të fundit, nënvarianti i Omicron, BA.5, përfshin 77 për qind të rasteve pozitive në Europë.
Por situata aktuale sipas tij, është më e qeta ndër 3 vitet e pandemisë.
“BA5 po dominon gjithë Evropën, me 77 % e ndjekur nga BA.2 me 9 %, BA.4 me 9 % të rasteve, BA2.12.1 me 5 %. Ndërsa nënvarianti që po qarkullon në Indi, BA2.75, është në shifra mjaft të ulëta që nuk ka ndikuar në grafik”, thotë Alimehmeti teksa sqaron situatën epidemiologjike të Covid-19.
Sipas tij, numri i ulët i shtrimeve në spital është një tjetër tregues që jemi në kushtet e një sezoni mjaft të qetë, në raport me 2 vitet e shkuara.
“Nëse i referohemi Shqipërisë, kemi 30 të shtruar në spital dhe 1461 raste pozitive në 24 orët e fundit, siç njofton ministria e Shëndetësisë. Mund ta bëni vetë krahasimin me dy vitet e tjera të pandemisë”, thotë doktor Alimehmeti.
Mjeku Alimehmeti thotë se referuar Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), dozat e dyta përforcuese ose doza e katërt, duhet të merret në konsideratë për moshat 60-79 vjeç dhe për moshat mbi 80-vjeç, duhet të bëhet doza e katërt e vaksinës.
“Kur themi të merret në konsideratë do të thotë të shohim çfarë risku ka për formë të rëndë, sa sëmundje të tjera ka e nëse e ka kaluar apo jo virusin më parë”, thotë doktor Alimehmeti.
Sipas tij, situata aktuale epidemiologjike, qarkullimi normal dhe pa forma të rënda i BA.5 e bëjnë të panevojshme kryerjen e dozës së katërt të vaksinës anticovid. Doktor Alimehmeti thotë se doza e katërt e vaksinës do të shërbente për personat që kanë të zhvilluar një sëmundje, për të parandaluar formën e rëndë të infektimit, por ajo nuk ka mbrojtje për BA.5.
“Nënvarianti BA.5 ka treguar se është mjaft ngjitës por shumica e rasteve kalon pa simptoma ose 3-4 ditë në formën e një gripi. Nuk duhet të nxitohemi të rekomandojmë dozë të katërt për këtë lloj nënvarianti”, thotë Alimehmeti./Marrë nga GazetaSi
Momenti kur i bie te fiket DURRËS- Duke qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta në pritje ...
DURRËS- Zjarr në Kepin e Rodonit. Vatra e flakës vazhdon të jetë aktive teksa mungesa e rrugës vështirëson ndërhy...
Foto ilustruese SARANDË: Një aksident është shënuar mesditën e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës. Sipa...
Predhat e pashpërthyera TIRANË-Gjatë punimeve që po kryhem në Unazën e Madhe, Autoriteti Rrugor Shqipëtar njofton se ka ...
Foto ilustruese DURRES- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit pas zhdukjes së 49 kutive nga kontein...
Arben Grori TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar për tre muaj nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ta...
Pamje nga gjykata DURRES- Dy punëtorët e kompanisë së eksportit të frutave Zico Shpk e njohur edhe si BanaKing, Altin Muhamet...
Pamje nga seanca sot DURRES-Sot në Gjykatë kanë dalë sot për njohjen e masës së sigurisë 20 të arrestuari...
FUSHË KRUJË- Tre të rinjtë e dinin që po ndiqeshin. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha e kishin pikasur mjetin identik me...
Foto ilustruese DURRES- Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar pamjet filmike në terminalin e Konteinerëve nga Porti i Durrësit q&...