LIVE UPDATES
Aktualitet

80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak emigrimi i lartë

Mbi 80% e bizneseve të mesme të dhe mëdha dhe 54% e të voglave raportuan se kishin vende të lira pune në fushën e TIK në 12 muajt e fundit (2022) thuhet në një studim

29 Gusht 2023, 07:19 Nga f.i
80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak
foto ilustruese

TIRANË- Kërkesa për punonjës të teknologjisë dhe informacionit (TIK) po rritet me ritme më të shpejta se mundësitë e sistemit arsimor në vend për të përgatitur ekspertë të kësaj fushe, teksa emigrimi po rrezikon specialistët ekzistues.

Mbi 80% e bizneseve të mesme të dhe mëdha dhe 54% e të voglave raportuan se kishin vende të lira pune në fushën e TIK në 12 muajt e fundit (2022) thuhet në një studim “ Nevojat për Aftësi te lidhura me Programimin kompjuterik, aktivitetet e shërbimit të informacionit”, që u botua nga INSTAT.

Kompanitë pohuan se aspirata e aplikantëve për të migruar është pengesa kryesore e rekrutimit për çdo grup profesionesh në sektorin e TIK. Bizneset janë shprehur se nuk preferonin punësimin e kandidatëve me plane të ardhshme emigrimi, pasi është e kushtueshme dhe shkatërruese për biznesin e tyre.

Pas emigrimit , “Përvoja e pamjaftueshme në punë” raportohet si pengesa e dytë më e madhe për gjetjen e punonjësve, ndërsa pengesa të tjera të listuara janë “Aftësitë te pamjaftueshme”, “nivel jo tërheqës i pagës” etj. Por studimi vë në dukje se emigrimi i ardhshëm duket se ka eklipsuar të gjitha vështirësitë e tjera në presionet që lidhen me TIK.

Autorët e studimit pyetën kompanitë për profesionet dhe numrin përkatës te punonjësve që ishin larguar gjatë 12 muajve të fundit (2022). Rezultatet treguan se ishin larguar 1,095 punonjës (885 me profil IT).

Qarkullimi mesatar i stafit të IT-së është 19%, përkatësisht 2.7 herë më i lartë se ai i personelit jo-IT (7%). Për sa i përket profesioneve, grupi më i madh i punonjësve që u larguan nga kompanitë e tyre gjatë 12 muajve të fundit është “inxhinierët dhe zhvilluesit e softuerit” (650 ekspertë ose 59% e atyre që u larguan).

Grupi i dytë që lëviz më shumë nga grupi i profesionit janë “inxhinierët e sistemit dhe rrjetit” (186 ekspertë ose 17% e atyre që u larguan).

Sektori i aktiviteteve të TIK në Shqipëri numëron 2,180 biznese me 8,994 punonjës, nga të cilët 6270 (70%) janë të angazhuar në profilet e punës në TIK. Sektori dominohet kryesisht nga kompanitë me një punonjës rreth 74%, por pjesa më e madhe punësimit vjen nga bizneset me më shumë se 1 punonjës, të cilat kontribuojnë me 82% të punësimit total.

Mosha mesatare e kompanive në këtë sektor është 6 vjeç. Më shumë se 25% e kompanive janë në fazën start-up, teksa, 14% kanë funksionuar për më shumë se 10 vjet, dhe më shumë se gjysma janë krijuar në 5 vitet e fundit.

Lëvizshmëria e stafit pas trajnimit (64%) është shqetësimi kryesor për kompanitë, e ndjekura nga nënkualifikimi i fuqisë punëtore (59%). Pagat, preferencat e punës dhe barra fiskale janë shqetësuese për më pak se 25% të kompanive. Kompanitë deklaruan që punonjësit largohen për punëdhënës të tjerë (brenda dhe jashtë sektorit), emigrojnë, apo preferojnë të punojnë si profesionistë të lirë ose fillojnë biznesin e tyre.

Marrë nga Monitor

emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj