LIVE UPDATES
Aktualitet

Beteja për ujin: Banorët vuajnë pasojat e HEC-eve në bujqësi dhe turizëm

Më 25 gusht, banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në Gramsh u mblodhën për të dhjetën herë në protestë kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve, për të cilat thonë se do t'u thajnë ujin dhe dëmtojnë turizmin malor që po lulëzon në zonë.

28 Gusht 2023, 17:29 Nga m.s
Beteja për ujin: Banorët vuajnë pasojat e HEC-eve në
Tubat e njerit prej hidrocentraleve

Më 25 gusht, banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në Gramsh u mblodhën për të dhjetën herë në protestë kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve, për të cilat thonë se do t'u thajnë ujin dhe dëmtojnë turizmin malor që po lulëzon në zonë.

Banorët e zhvilluan protestën në qafën e Grabovës, aty ku kompania ndërtuese po hap kanalin e tubacionit që parashikohet të mbledhë ujin.

“Ne kemi dalë në qafën e Grabovës për të protestuar sërish. Herën tjetër do marrim gratë, fëmijët e pleqtë e do jemi prapë këtu, e ujin nuk e lemë të na e marrin,” thotë Todi Buzo, një prej banorëve në protestë.

Xhorxho Paço, një tjetër banor i zonës thotë se askush nuk i ka pyetur për ndërtimin e hidrocentralit dhe bën thirrje që të verifikohen firmat.

“Ne nuk kemi vdekur si fshat, ndaj i bëjmë thirrje shtetit të verifikojë se kush ia ka dhënë firmat për të ndërtuar hidrocentral, pasi ne si fshat nuk kemi hedhur firma,” pretendon ai.

Koncesionet për ndërtimin e hidrocentraleve Grabova 1 dhe Grabova 2 u miratuan në vitin 2017 në favor të bashkimit të kompanive “Vëllezërit Hysa dhe “Hidropower” sh.p.k. Ato do t'u shtohen dhjetëra hidrocentraleve të tjera të ndërtuara në bashkitë e Librazhdit dhe Gramshit gjatë viteve të fundit.

Eksperti mjedisor, Kristi Bashmili i tha BIRN se HEC-et në zonat e Librazhdit dhe Gramshit kanë dëmtuar habitatin mjedisor si dhe kanë përkeqësuar jetën dhe ekonominë e banorëve.

“HEC-et s'kanë kursyer habitatet e rëndësishme në zona të mbrojtura, veçanërisht të Parkut Kombëtar të “Shebenikut”, apo zona të tjera natyrore me rëndësi, si dhe kanë përkeqësuar ekonominë dhe jetesën e banorëve lokalë, kryesisht në Rrapun, Dragostunjë, fshatrat përgjatë lumit të Gostimës, në Polis si dhe në territorin e Gramshit,” tha Bashmili.

Banorë të zonave të prekura nga HEC-et i thanë BIRN në intervista të veçanta se problemeve të tyre të vjetra u është shtuar edhe mungesa e ujit për vaditje – duke nxitur shumë prej banorëve që të largohen nga vendi.

Në fshatin Dardhë të Librazhdit, kundërshtimi ndaj HEC-eve është një luftë e vjetër. Të mbetur pa zgjidhje, mbi 20 familje e braktisën fshatin vetëm gjatë vitit të fundit.

Bedri Rrenga i tha BIRN se jetesa e tyre është vështirësuar që prej kohës kur nëpër kanale nuk qarkullon më ujë.

“Luftën me HEC-et e kemi të vjetër, por ne nuk na e kanë fajin ata, por shteti. Askush nuk kujtohet për ne që të na ndihmojnë që të qëndrojmë, pasi nëse s'ka ujë, nëse s'ka rrugë e infrastrukturë, zgjidhja e vetme është largimi,” thotë Rrenga, që vazhdon të rezistojë pa u larguar nga vendlindja e tij.

Në Gostimë të Elbasanit, qindra banorë ndjehen të kërcënuar nga mungesa e ujit në të ardhmen, ndërsa një HEC po ndërtohet në afërsi të fshatit Fushë-Buall.

“Ndërtimi i HEC – it në afërsi të fshatit Fushë Buall, ndikon drejtpërsëdrejti në 250 – 300 familje, të cilat përdorin ujin e lumit për të ujitur rreth mbi 300 ha tokë bujqësore. Kështu, banorët e fshatrave përgjatë kësaj rrjedhe lumi, do të humbasin përgjithmonë traditën e kahershme të plazhit lumor dhe peshkimit,” tha Kristi Bashmili.

Eksperti mjedisor thekson se pasojat mund të shihen me sy në zona të ndryshme të Librazhdit. “Ndikime negative të tilla dallohen qartë në pjesën e poshtme të lumit Rrapun. Bimësia ujëdashëse e zallishtës si dhe zonat ripariane tashmë janë tkurrur ndjeshëm, si pasojë e mungesës së ujit,” shtoi ai.

Në Dragostunjë të Librazhdit, banorët kanë gjetur një zgjidhje të mesme me pronarin e HEC-it, i cili lejon një sasi uji për vaditje gjatë stinës së nxehtë. Por banorët ankohen se të rinjtë kanë ikur dhe tokat kanë mbetur djerrë.

“Kush gjeti mundësinë e iku nga këtu. Ne që kemi mbetur po përpëlitemi. Jemi krysisht të moshuar që po mbajmë me thonj tokat që të zhvillojmë pak bujqësi e blegtori. Rinia ka ikur,” thotë një i moshuar.

Eksperti Kristi Bashmili thotë se dhënia pa kriter e licensave për HEC-e i ka dhënë tashmë efektet negative në bujqësi dhe zhvillimin e turizmit.

“Degradimi i burimeve natyrore dhe biodiversitetit sjell ndikim të pakthyeshëm negativ edhe në aspektet e zhvillimit ekonomik të komuniteteve lokale, të cilët lidhin ngushtë aktivitetin e tyre me këto burime,” theksoi Bashmili.

“Pamundësia e zhvillimit të bujqësisë tradicionale dhe ulja e potencialit turistik të këtyre zonave, mbeten ndikime tejet serioze, ku në shumë raste nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet politikëbërse dhe qeverisëse,” shtoi ai.

Të tjera dëme që rendit eksperti janë prishja e peizazhit natyror dhe rritja e erozionit në brigje dhe sipërfaqe ku mungon bimësia.

“Në disa prej lumenjve dhe përrenjve ku HEC – et kanë devijuar ujin, kanë prishur përgjithmonë balancën e ekosistemit, duke e shkatërruar atë,” shtoi ai.

Në fshatin Grabovë e Sipërme të Gramshit, banorët thonë se nuk do të ndalen derisa leja e hidrocentralit të anulohet.

“Ne këtu do jemi me gjithë familjet dhe ujin nuk e lemë,” thotë Sokrat Paço, një tjetër protestues. “Ne do vazhdojmë të rezistojmë,” përfundoi ai. /Burimi i lajmit BIRN 

turizmi malor beteja per ujin pasojat e hec-eve

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion