LIVE UPDATES
Aktualitet

A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi për kontrollin e salmonelozës

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë ngritur disa herë shqetësimin që të eksportohet vezë “Klasa A” në BE duhet të plotësohen kërkesat e legjislacionit të BE dhe konkretisht zbatimi i rregullores 2160/2003 të BE “Për kontrollin e salmonelozës dhe shkaktarëve të tjerë të sëmundjeve zoonotike nga ushqimet. Ky plan sipas tyre duhet të miratohet nga BE.

10 Shtator 2024, 07:15 Nga N.F
A do hapet eksporti për vezën e kategorisë A?! Gati programi
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria prej shumë vitesh vijon të eksportojë në Bashkimin Europian, vezë të kategorisë B. Ndonëse në pularitë vendase prodhohet vezë cilësore e kategorisë A, gjatë eksportit ato klasifikohen si vezë të kategorisë B, vetëm për përdorim në industrinë ushqimore.

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë ngritur disa herë shqetësimin që të eksportohet vezë “Klasa A” në BE duhet të plotësohen kërkesat e legjislacionit të BE dhe konkretisht zbatimi i rregullores 2160/2003 të BE “Për kontrollin e salmonelozës dhe shkaktarëve të tjerë të sëmundjeve zoonotike nga ushqimet. Ky plan sipas tyre duhet të miratohet nga BE.

Për hapjen e eksportit të vezëve të kategorisë A, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha për Monitor se ka përgatitur një program të ri të kontrollit të salmonelozës që do t’i dërgohet për vlerësim BE-së.

“Në lidhje me hapjen e eksportit të vezës së klasit A, Shqipëria që prej vitit 2011 në mënyrë të vazhdueshme kërkon hapjen e eksportit të vezës së klasi A.

Në vazhdimësi edhe këtë vit MBZHR-ja i ka drejtuar Komisionit Europian kërkesën për hapjen e eksportit të Vezës së klasit A. Është përgatitur një Program Kombëtar i kontrollit për salmonelozën në pulat për vezë i (Gallus Gallus) 2024, në përputhje me kërkesat e fundit të legjislacionit të BE-së, i cili do të dërgohet në Bruksel për vlerësim”, pohoi Ministria e Bujqësisë.

Vezët klasifikohen sipas cilësisë më poshtë: a) vezët e Klasës A ose të “freskëta” janë për konsum të drejtpërdrejtë nga njerëzit dhe për t’u përdorur në industritë ushqimore ose joushqimore; b) vezët e Klasës B dorëzohen vetëm në industrinë ushqimore për përpunim termik (përpunimi termik në industrinë ushqimore nëpërmjet linjave teknologjike të kontrolluara eliminon mikroorganizmat që mund të jenë të dëmshme për njerëzit).

Ky aktivitet është kontrolluar disa herë nga ekspertët e BE-së (Food and Veterinary Office) dhe kanë konstatuar se plotësohen kërkesat e legjislacionit të BE-së për këto produkte. Aktualisht janë 5 kompani në 6 vendndodhje që kanë të drejtën të eksportojnë vezë Klasa B, vezë të lëngët dhe produkte vezë në BE.

Për ekspertin e menaxhimit të fermave Edi Fero pritet që edhe programi i ri të mos i japë zgjidhje çështjes së eksportit të vezëve, pasi në 10 vite nuk ka pasur përmirësim në nivelin e sigurisë së prodhimeve shtazore.

Ai thotë se në fermat e rritjes së shpendëve nuk mungojnë investimet bashkëkohore, por mosinteresimi i shtetit për të monitoruar zbatimin e standardeve, që veza të mos shkojë me antibiotik, që të kryhen protokollet e mjekimeve dhe vaksinimeve, nuk mundëson hapjen e eksportit.

“Pas ndjekjes së këtyre procedurave ftohet Komisioni Europian i hapjes së eksporteve në Shqipëri që verifikon kontrollin. Nëse masat janë zbatuar hapet eksporti për çdo fermë”, thotë ai.

Sakaq tregu i pularive çdo vit rrezikohet nga mbiprodhimi, teksa konsumi i vezëve sipas kompanive prodhuese, 2 vitet e fundit ka tendencë rënëse nga emigracioni i popullsisë. Në eksport kompanitë largojnë tepricat e prodhimit, për shkak të çmimit të ulët të shitjes, pasi veza vlerësohet e kategorisë B.

Vetëm vjet për disa muaj rresht veza shqiptare u eksportua me fitim. Rënia drastike e prodhimit nga pandemia e influencës aviare në Europë, rriti ndjeshëm çmimin e shitjes së vezës për eksport. Për 2023 sipas të dhënave të Doganave eksportet e vezës u rritën rreth 4 herë më shumë se 2022. Kjo ishte sasia më e lartë e vezëve të eksportuara që prej vitit 2013. /Monitor

veze eksport

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj