LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ata të bashkisë do të na hedhin paratë!"/ Lala: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te 5D! Veliaj nën hetim familjarisht

Lala tha se hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar ende, megjithatë e konsideori mjaft të avashtë punën e SPAK. 

9 Shtator 2024, 22:14 Nga M.B
"Ata të bashkisë do të na hedhin paratë!"/ Lala:
Klodiana Lala dhe Erion Veliaj

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Lala tha se hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar ende, megjithatë e konsideori mjaft të avashtë punën e SPAK. 

Gazetarja shpjegoi udhëzimet e gjykatës që SPAK të hetojë edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë, ndërkohë që sqaroi se vijojnë hetimet për pasurinë e Veliajt, vëllait të tij, Arbër Veliaj dhe familjarëve të tjerë. 

"Hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe nuk ka përfunduar. Por mendoj se prokuroria e posaçme është shumë e vonuar. Hetimi për Veliajn është gur prove për SPAK. Korrupsioni për inceneratorin bërtet. Nuk ka incenerator, Tirana është mbushur me plehra. Kemi një zv.kryeministër në arrati, një ish ministër dhe ish deputet në qeli, disa të dënuar dhe disa nën hetim. Kemi Taulant Tushen, një nga më të besuarit e Veliajt në qeli. A është Veliaj i pa implikuar, për sa kohë ka shkresa nga ana e tij? Dyshoj që Veliaj duhet të hetohet dhe të shihet përgjegjësia e tij. Pse e ka vonuar prokuroria? Nuk e di, duhet ta shpjegojnë prokurorët.

Nëse marrim Rexhë Byberin, që është në arrest shtëpie për disa kilometra rrugë, ndërkohë nga ana tjetër, kemi miliona euro të hedhura në incenerator që nuk ekziston dhe Veliaj pa masë sigurie, kjo kërcet dhe bërtet, njerëzit e kuptojnë shumë qartë.
Kryeministri mund të jetë duke ushtruar ndikim nga prokurorisë, për ta mbyllur këtë çështje.

Pavarësisht se SPAK ecën me hapa të avashtë. Kemi edhe çështjen 5D. Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të 5D, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!

Po ashtu vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të 5D, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, "ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe". Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.

Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë.  Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.

Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar", tha Lala.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet