LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali, Shërbimi Social Durrës nxjerr babain me probleme mendore, favorizon nënën për kujdestarinë e djalit

Përpos faktit që një gjyqtare në Elbasan vendosi që djali të cilin e ka në kujdestari të takohet me të ëmën, ndaj të cilës ka urdhër-mbrojtje që mos t’i afrohet të birit për shkak të dhunës, një akt i paprecedentë ka ndodhur me Shërbimin Social të Bashkisë së Durrësit.

9 Shtator 2024, 21:47 Nga M.B
Skandali, Shërbimi Social Durrës nxjerr babain me probleme mendore,
Denoncuesi

TIRANA- Në vijim të problematikës së trajtuar nga emisioni Stop në Tv Klan për rastin e qytetarit Ermal Kuburi në Durrës, thagmat me institucionet shtetërore në dëm të tij nuk kanë të sosur.

Përpos faktit që një gjyqtare në Elbasan vendosi që djali të cilin e ka në kujdestari të takohet me të ëmën, ndaj të cilës ka urdhër-mbrojtje që mos t’i afrohet të birit për shkak të dhunës, një akt i paprecedentë ka ndodhur me Shërbimin Social të Bashkisë së Durrësit.

Shërbimi Social i Durrësit e ka nxjerrë babain e fëmijës me probleme mendore, përmes një dokumenti të falsifikuar prej tyre, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë favorizimit të nënës në procesin gjyqësor të divorcit mes tyre.

Historia është e tillë. Në Gusht 2023 një punonjëse e Shërbimit Social shkon në banesën e tij, për të bërë një pyetësor për kushtet e familjes dhe fëmijës. Plotësimin e këtij formulari, Ermali e merr vesh vetëm, pasi njihet me kërkesë-padinë e ish-gruas për të marrë fëmijën.

Pyetësori nuk u plotësua i gjithi në praninë e Ermalit. Pjesa kryesore është plotësuar nëpër zyrat e Shërbimit Social, me qëllimin për ta nxjerrë Ermalin me probleme të shëndetit mendor.

Ermal Kuburi: Zyra Përmbarimore shtetërore Durrës ka thirrur për të qenë prezent Shërbimin Social të Bashkisë Durrës. Shërbimi Social i Bashkisë Durrës ka ardhur dhe më ka takuar personalisht dhe punonjësja e Shërbimit Social ka ardhur te shtëpia për të bërë një vlerësim social-ekonomik, në vitin 2022 dhe në vitin 2023. Në vitin 2022 mora një kopje nga Shërbimi Social. Në vitin 2023 erdhën në shtëpi, bënë vlerësimin social-ekonomik dhe në momentin që firmosëm letrat, i thashë që disa kuadrate janë bosh. Më tha që këto nuk plotësohen. Punonjësja sociale ka ardhur ka plotësuar këtë, i ka shkruar me dorë dhe këto më tha nuk janë të rëndësishme se nuk i plotësojmë asnjëherë. Ndërkohë sot janë të plotësuara. Unë nuk jam njohur kurrë me këto sepse asnjëherë nuk mora kopje nga kjo. Kjo kopje është dorëzuar në zyrat e Përmbarimit. Unë nuk kam qenë fare në dijeni që ka një kopje të Shërbimit Social në Zyrat e Përmbarimit. Ish-bashkëshortja kërkon nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kujdestarinë e djalit. Në momentin që kam marrë kërkesë-padinë, kam parë këtë letër të plotësuar dhe më ka bërë përshtypje pjesa që diku thotë që nëse babai ose ndonjë nga familja ka probleme mendore, dhe këtu shprehet që ka probleme mendore.

Ermali tregon për gazetaren e Stop se kontaktoi me punonjësen e Shërbimit Social përse e kishte shënuar vetë pikën ku pretendohet se ai është me probleme të shëndetit mendor. Punonjësja i thotë se këtu ka gisht drejtori. Vetë Ermal Kuburi takohet me Drejtorin e Shërbimit social, i cili bën të paditurin për këtë çështje dhe refuzon që t’i kërkojë llogari punonjëses në varësi të tij, duke ngritur dyshime për implikim.

Qytetari – Si mund të ma bëni këtë drejtor? E kupton, se çfarë dëmi më keni…? më ka ardh nga kjo pjesë?

Qytetari – (Lexon tekstin) A ka ndonjë gjë të çuditshme, ose shqetësuese mbi sjelljen e prindërve, që mund të sugjerojnë praninë e problematikave të rëndësishme, si për shembull problem të shëndetit mendor.

Drejtori – Çfarë është kjo? Kjo s’është shkresa ime. E kujt është? Çfarë është?

Qytetari – Ore, kjo është e Elisabetës. Elisabeta thotë, që e ka bërë Arlindi. Tashti mund të sqarohesh me Elisabetën, se kush e ka bërë këtë, sepse kjo po më heq kujdestarinë e fëmijës.

Qytetari – Më shqetëson fakti, që Elisabeta thotë, që atë pikë e ka plotësuar Arlindi, pse pikërisht duhet ta plotësojë Arlindi.

Drejtori – Nga ta vërtetoj unë, që të ka thënë Elisabeta?!

Qytetari – Mund ta telefonosh Elisabetën!

Drejtori – Jo s’mund ta telefonoj dot!

Drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj këtij rasti flagrant./ TV Klan

emisioni stop

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë