LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Nis në Shqipëri projekti pilot për mjedisin mes Korpusit të Paqes dhe Agjencisë së SHBA-ve për Mbrojtjen e Mjedisit

Marrëveshja ndërinstitucionale, që u arrit mes Korpusit të Paqes dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, nisi të zbatohet sot zyrtarisht në Zyrën e Korpusit të Paqes Shqipëri - Mali i Zi në Tiranë me një projekt pilot për trajnimin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe partnerëve të tyre vendas.

9 Shtator 2024, 20:21 Nga N.F
VOA: Nis në Shqipëri projekti pilot për mjedisin mes Korpusit
Takimi

TIRANË- Korpusi i Paqes bëri sot të ditur arritjen e një marrëveshjeje me Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të krijuar një projekt pilot mbi trajnimin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe partnerëve të tyre vendas. Ky projekt, i cili nisi zyrtarisht sot në Zyrën e Korpusit të Paqes Shqipëri dhe Mali i Zi në Tiranë, synon të aftësojë vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe partnerët e tyre vendorë mbi trajtimin e çështjeve mjedisore dhe të shëndetit publik.

Marrëveshja ndërinstitucionale, që u arrit mes Korpusit të Paqes dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, nisi të zbatohet sot zyrtarisht në Zyrën e Korpusit të Paqes Shqipëri - Mali i Zi në Tiranë me një projekt pilot për trajnimin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe partnerëve të tyre vendas.

Trajnimet do të aftësojnë vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe partnerëve të tyre vendor për të trajtuar çështje mjedisore dhe të shëndetit publik.

Në ceremoninë e nisjes së projektit morën pjesë diplomatë amerikanë, zyrtarë shqiptarë, vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe përfaqësues të tyre nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Duke investuar në ndërtimin e kapaciteteve të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe të partnerëve të tyre vendas, ne po i pajisim ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të trajtuar çështje mjedisore dhe për të përmirësuar shëndetin publik në komunitetet e tyre, tha Nancy Vanhorn, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ajo theksoi më tej se “Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura në angazhimin e tyre për mbrojtjen globale të mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky partneritet reflekton besimin tonë se ndryshimi kuptimplotë ndodh përmes bashkëpunimit. Duke punuar së bashku, ne po çojmë përpara misionin tonë të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe po ndërtojmë komunitete më të forta dhe më të qëndrueshme në të gjithë botën”.

Gjatë trajnimit vullnetarët do të fitojnë aftësi për të hartuar dhe menaxhuar projekte mjedisore, që trajtojnë nevoja të veçanta të komuniteteve në rajonet e projektit pilot.

Përfaqësuesi i Agjencisë së SHBA-ve për Mbrojtjen e Mjedisit Dr. Jose Zambrana Jr., tha se bashkëpunimi i EPA-s me agjencinë simotër Korpusi i Paqes, të cilës i ka dhënë mbështetje për disa vite të fundit, është mbresëlënës.

“Ne kemi për të punuar në 9 shtete, 4 nga të cilat këtu në Ballkanin Perëndimor. Do të mbështesim trajnimet në secilin shtet, por e gjitha do të nisë këtu, me dy trajnime në këtë projekt pilot. Sfidat për mjedisin janë të shumta dhe të mëdha: uji, kimikatet, ndryshimet klimatike, zjarret dhe rreziqe të tjera, që kërcënojnë zhvillimin e qëndryeshëm, dhe që duhen parë nga këndvështrimi i secilit vend, duke bashkëpunuar për gjetjen e zgjidhjeve dhe përmirësimin e gjendjes”, tha zoti Zambrana.

Përfaqësuesit e Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi besojnë se vullnetarët amerikanë dhe partnerët e tyre vendas do të kenë si zakonisht një përkushtim të thellë dhe do të përfitojnë mjaft nga këto trajnime.

Marrëveshja pritet të zgjerojë dhe forcojë lidhjet institucionale mes dy agjencive EPA dhe Peace Corps si dhe të rritë bashkëpunimin në projektet ndërkombëtare, duke shfrytëzuar trajnimet dhe shkëmbimin e përvojës dhe diturive.

Ky bashkëpunim përfshin trajnimin e specializuar në projektim dhe menaxhim të projekteve për vullnetarët e Korpusit të Paqes si dhe partnerët e tyre vendas në Ballkanin Perëndimor, Nepal dhe pjesë të Afrikës./ VOA

korpusi i paqes agjencia e shba mbrojtja e mjedisit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet