9 Shtator 2024, 14:38
Nga S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Drejtuesi i automjetit i cili përplasi një motomjet dhe u largua nga vendngjarja është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Aksidenti ndodhi më 7 shtator në lagjen "28 Nëntori", ku automjeti tip Benz i drejtuar nga 62-vjeçari H.O përplasi motomjetin e drejtuar nga 45-vjeçari A.B.
62-vjeçari u largua nga vendngjarja, ku nga përplasja mbetën të dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e motomjetit. Policia arrestoi ditën e sotme 62-vjeçarin si dhe i sekuestroi atij automjetin që drejtonte në momentin e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Përplasi një motomjet dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Benz”.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen "28 Nëntori", ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e datës 07.09.2024, në lagjen "28 Nëntori", duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Elbasan, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e motomjetit, shtetasin A. B., 45 vjeç, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjetin tip “Benz” që drejtonte 62-vjeçari, në momentin e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
elbasan aksident
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:29
S.B
pamje nga lënda narkotike e gjetur
GREQI- Pesë shqiptarë janë dënuar maksimalisht ditën e sotme nga Gjykata Treanët...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:24
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhilluar një takim informalme gazetarët ditën e sotme për të sh...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 14:08
S.B
makina e përdorur në atentat
TIRANË- Makina tip “Golf 5” e cila u përdor nga autorët gjatë atentatit të...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:44
S.B
Melisa dhe Bledar
TIRANË- Melisa Trëndafili e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti më 31 gusht në Korçë, ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:28
I.A
SARANDË- Laguna e Burtintit duket të jetë në krye të listës sa i përket përkeqësimit të gjendjes së uj&...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:08
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në kryeqytet. Mësohet se dy prej tyre R. Y 30 vje&cced...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:00
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me arrestimin e 56-vjeçarit Nesti Zhobro ...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 13:03
I.A
Mariglen Haka
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Klajdi Hakën. Mësohet se mbi...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 12:37
S.B
Talo Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e gjyqit të Talo Çelës për më 1 tetor. &...
Aktualitet
9 Shtator 2024, 11:57
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se N.Zh 56 vj...