23 Janar 2024, 22:12
Nga r.ll
merita ferracaku
TIRANË- Ka ndërruar jetë 36-vjeçarja Merita Ferracaku, e cila u përplas nga makina në vijat e bardha në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar në mbrëmje.
Policia ka arrestuar shoferin 22-vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë. Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen "Ali Demi", ju informojmë se:
Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen "Ali Demi", në afërsi të shkollës "Kushtrimi i Lirisë", (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip "Skoda", që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.
Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.
Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
merita ferracaku aksident ne tirane
Aktualitet
23 Janar 2024, 22:05
h.k
foto ilustruese
KORÇË-Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon se në nëntor 2023, disa nga bashk&eu...
Aktualitet
23 Janar 2024, 21:22
h.k
Investigimi
TIRANË-Lidhur me aktin e denoncuar të 5 adoleshentëve që shantazhuan dhe droguan shokun e tyre për ta detyruar ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 21:33
r.ll
dervish hasi
TIRANË- Nga dosja hetimore, është zbardhur dëshmia tronditëse, që 16-vjeçarja ka dhënë para he...
Aktualitet
23 Janar 2024, 21:17
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Martin Shkreli, i njohur për rritjen e çmimit të një ilaçi jetëshpëtues më shumë se ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 20:47
r.ll
dorjo duka
ITALI -Është zbardhur identiteti i të riut shqiptari, i cili humbi jetën në një aksident automobil...
Aktualitet
23 Janar 2024, 20:37
h.k
Investigimi
TIRANË-Në janar të vitit 2018, emisioni Fiks Fare transmetoi pazaret mes një oficeri të policisë dhe një qy...
Aktualitet
23 Janar 2024, 18:46
h.k
Foto ilustruese
NEW YORK-Është një histori që fillon rreth 5,000 milje nga Music City. Kjo është historia e shqiptarit ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 19:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrta...
Aktualitet
23 Janar 2024, 18:18
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Komisioni për Ekonominë dhe Financat shtyu të martën diskutimin për projektligjin shumë të ...
Aktualitet
23 Janar 2024, 17:45
r.ll
bledi shkembi dhe bashkeshortja
TIRANË- Dy kalimtarë u plagosën ditën e djeshme pas rrëzimit të një skele nga një p...