LIVE UPDATES
Aktualitet

UNICEF: Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i lartë se shifrat zyrtare

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeveritarë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimore dhe shtete të tjerë.

23 Janar 2024, 19:05 Nga r.ll
UNICEF: Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrtare të trafikimit të qenieve njerëzore, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.

Por përfaqësues të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, pohuan sot se shifrat në terren janë shumë më të larta, ndaj autoritetet dhe veprimtarët duhet të punojnë më fort për parandalimin e kësaj dukurie. Përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës, se statistikat janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeveritarë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimore dhe shtete të tjerë.

Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpunim me autoritetet për të parandaluar trafikimin.

Ndërsa pjesa më e rëndësishmja mbetet fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e të rinjve dhe familjeve, që të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Murat Shahin, përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri.

“Shifrat zyrtare janë shumë poshtë sa i takon rasteve të trafikimit, të cilat nuk raportohen, bazuar në praktikën ndërkombëtare. Nëse shohim shifrat, gjatë vitit 2023 qeveria dhe organizatat joqeveritare identifikuan 110 viktima potenciale të trafikimit, dhe dy viktima zyrtare të trafikimit ku 2/3 e tyre janë fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Por, bazuar në përvojën botërore, duhet të jenë më shumë se kaq në të vërtetë, ndaj duhet biseduar me njerëzit në terren. Është shumë e rëndësishme që të forcohet sistemi që të trajtohen këto raste, si dhe rastet e paverifikuara, të parandalohen, si dhe të ndihmohen këto familje së bashku me fëmijët e tyre”, thotë zoti Shahin për Zërin e Amerikës.

Zyrtarët shqiptarë theksojnë se fëmijët rrezikohen po aq shumë nga trafikantët përmes rrjeteve online, si dhe është shfaqur edhe dhuna online e të miturve, e cila përcillet në jetën e vërtetë.

Por këto probleme kanë nevojë për ndërhyrje ligjore dhe veprimtari të drejtëpërdrejta në terren, tha zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Romina Kuko, në çelje të fushatës së re të komunikimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një bashkëpunum mes UNICEF-it dhe qeverisë shqiptare.

“Po shohim mundësinë e një rregullimi ligjor për të penalizuar dhunën online, sepse shihet një vakum ligjor në këtë fushë. Trafikimi i qenieve njerëzore është pjesa e fundore e rreziqeve dhe pasojave mbi fëmijët dhe familjet, por në shumë raste gjithçka nis nga komunikimet online”, tha zonja Kuko.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i UNICEF-it, Shahin thotë se nevojitet për fëmijët, të rinjt dhe familjet nevojitet përmbushja e të drejtave të tyre, duke fuqizuar shkollimin e tyre, duke mbështetur potencialin e tyre këtu, në mënyrë që të përmbushin jetën e tyre në Shqipëri.

Zoti Shahin ka punuar disa vite në UNICEF-in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve që përballin të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre.

“Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potencialet e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare atje, po ashtu edhe UNICEF”, tha zoti Shahin.

Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicioni.

Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri./VOA

unicef

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet