Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se gjatë operacionit janë arrestuar 3 persona të identifikuar si Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.
TIRANË- Një aksion antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, në "gjueti" të shpërndarësve të drogës. Bëhet me dije se gjatë operacionit janë arrestuar 3 persona të identifikuar si Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.
Gjithashtu dyshohet se ky grup vepronte në zonën e “Myslym Shyrit”. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe një sasi prej 1 kg kokainë. Policia bën të ditur se se gjatë kontrollit fizik Paulo Shytit i kanë gjetur drogën, ndërsa Ervin Rakipi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration 3”. Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Sh., 35 vjeç, Xh. A., 23 vjeç, dhe E. R., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. Sh., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi E. R. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANA- Bashkia e Tiranës ka vendosur të vijojë me fazën tjetër të zhvillimit në zonën ekonomike t&...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë do të organizohet nj&...
Harta TIRANA- Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera...
Foto ilustruese TIRANA- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme mësohet se është në zhvillim e sipë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme....
Ministri Arbjan Mazniku dhe eksperti Agron Haxhimihali TIRANË- Në Shqipëri, edhe sot dhjetë vjet pas reformës administrative terri...
Foto ilustruese TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria njoftoi sot se kishte zbuluar një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë...
foto ilustruese TIRANË- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim ...
foto nga vendngjarja SARANDË- Është identifikuar personi që humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një shp&eum...
foto ilustruese TIRANË- Raste të shumta abuzive janë zbardhur pas zbulimit të skandalit me mjekët e Onkologjikut, të cilë...