Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.
TIRANË- Raste të shumta abuzive janë zbardhur pas zbulimit të skandalit me mjekët e Onkologjikut, të cilët në vend që të trajtonin pacientët me sëmundje tumoriale, i drejtonin drejt spitaleve private për përfitime ekonomike. Në një prej rasteve në dosjen e hetimeve, tregohet se si mjekët dërgojnë në klinikën private “Megis” një paciente nga Burreli, duke e trajtuar situatën si alarmante.
Referuar dosjes, qytetari i cili kishte nënën të sëmurë ka thënë se kanë bërë vizitat në spitalin e Burrelit, por u kanë dhënë letër rekomandimi për tek spitali Onkologjik në QSUT pasi u është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këtë lloj sëmundjesh. Ata e kanë sjellë nënën ne Tiranë dhe kanë qenë duke pritur në radhe tek spitali Onkologjik. Kur i ka parë dhe i ka dëgjuar Emiljano Lela (i akuzuar), Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, u është afruar dhe i ka pyetur nëse donin që t’i ndihmonte.
Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi (i akuzuar), Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, dhe më pas ai ka bërë një kontroll sipërfaqësor të nënës dhe ia ka bërë gjendjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjendja e saj ishte shumë keq.
Po në atë moment i ka thënë që vizitat do t’i bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij “Megis” pasi në spital kishte vonesa, kishte radhë dhe puna gjasme nuk priste. Atë dite nga QSUT ka shkuar tek klinika “Megis” ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr ne telefon Emiljano dhe i thotë se ka dalë përgjigjja e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.
Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.
Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe s’kishte më nevojë për diçka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikes që i tha që duhet të bënte kimioterapi.
Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjja është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur, pasi nuk i pëlqeu fakti që ka thënë jo për kimiot dhe është larguar. Doktor Mondi i ka përshkruar një recete me një medikament te quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinika e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel.
"I pyetur nga ana jone nëse e kane njohur fillimisht shtetasin Emiljano Lela ai është shprehur se nuk e kanë njohur më parë, siç e deklaroi më lart ai i është afruar vetë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Sipas dosjes, qytetari i pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më dhe nuk e njeh as si fytyre pasi siç ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nenën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe...
TIRANË- Disa transaksione financiare që përfshinin gjyqtaren Vjollca Spahiu, bashkëshortin e saj dhe persona të tretë u vunë ...
vendngjarja SARANDË- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një shpërthim që shkaktoi një viktimë ndo...
Foto ilustruese TIRANË- Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendë...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e mjekëve në spitalin onkologjik në QSUT. Gjykata ditë...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e nesërme në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë do të organizo...
foto ilustruese ITALI- Arrestohet në Itali, një 35-vjeçar shqiptar. Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte murator me banim n&...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 22-vjeçar në Tiranë. Mësohet se i riu ka përplasur me automjetin e tij nj&...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për Laboratorin e kokainës që u ...
foto ilustruese KAVAJË- Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Mësohet se 44-vjeçari A.K gj...