LIVE UPDATES
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull, Gjykata e Posaçme shpall vendimin për 10 të pandehurit, ja sa vite burg dënohen

Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar.

25 Qershor 2024, 16:37 Nga r.ll
Laboratori i kokainës në Frakull, Gjykata e Posaçme shpall
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 10 personat e arrestuar për Laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit. Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje si dhe grup i strukturuar kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 se dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar.

Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga kolumbia nëpërmjet  nje ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim te DEA-s amerikane ndersa per nxjerrjen  e lendes narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 shtetas  kolumbian që i shpëtuan arrestimit.  Per kere rast SPAK ka vecuar edhe nje fraksion tjeter hetimor per persona te tjere te paidentifikuar qe dyshohet se kane qene te perfshire ne trafikun e kokaines nga kolumbia në Shqipëri.

NJOFTIM I GJKKO:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 09.01.2024, Nr. 48 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e procedimit penal me Nr.141 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve: Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 39,  datë 25.06.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.  Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.  Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nikolin Gjolena i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Nikolin Gjolena do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbedhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. Pushimin e akuzës për të pandehurin Denilson Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Denilson Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Denilson Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 ( pesë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.  Pushimin e akuzës për të pandehurin Viktor Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim.  Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Viktor Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Viktor Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjete) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Zenel Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Zenel Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enxhi Ferhati i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë)  vite burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga e pandehura Enxhi Ferhati do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.  Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.  Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redion Meshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Redion Meshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.  Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Bledar Matoshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.   Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.  Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Matoshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Bledar Matoshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona, për kryerjen e veprës penale  “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.  Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Marildo Rona i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.  Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Marildo Rona do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve  të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julian Malaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të  nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.  Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Malaj i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.  Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Julian Malaj me vendimin nr.91, datë 24.11.2022  të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Malaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara prova materiale disponohen sipas kerkeses se prokurorit.

Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën 36,483 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë, si dhe  shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës,  i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

gjkko laboratori i droges ne frakull

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen