Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
25-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg' për veprat penale: 'vjedhja' e kryer në bashkëpunim, 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve' dhe 'prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave në kërkim, duke arrestuar një 25-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër. 25-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg' për veprat penale: 'vjedhja' e kryer në bashkëpunim, 'mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve' dhe 'prodhimi dhe shitja e narkotikëve'.
Sipas policisë, më 29 prill 2025, gjatë një kontrolli në Livadhet e Kirasit, lagjja “Guerile”, janë sekuestruar një armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe një automjet tip “Toyota Hilux” pa targa, i fshehur rreth 100 metra larg dhe i vjedhur më parë në qytetin e Durrësit.
Operacioni vijon për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy personave të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Imazhi me AI, banori KUKËS- Një foto që shfaqte një arushë me tre të vegjlit e saj në dëborë, e pretendua...
Foto ilustruese KORÇË- Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës, ...
KUKËS- Tuneli i Kalimashit në Kukës, një nga segmentet më të frekuentuara të Rrugës së Kombit, po përballet ...
Foto ilustruese TIRANA- Krishtlindja, e njohur gjithashtu si Kërshëndella apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët e krishter...
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me va...
Qyteti i Beratit Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë,...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshm...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar sot inspektorin me iniciale M. K., punonjës i Patr...
foto ilustrese TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiran&eu...
Foto nga emisioni Shërbimi i dializës, zë mbi 62% të fondeve te financuara nga FONDI dhe transplantit të veshkave i cili zë 1...